Ish-deputeti socialist, prej një muaji i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”: Covid-19 më la me pasoja, mbajeni atë dreq maske

12 Gusht 2020, 17:59Sociale TEMA

Ish-deputeti i PS-së e botuesi, Fatmir Toçi, ka bërë thirrje për zbatim të masave mbrojtëse kundër koronavirusit të ri.

Teksa rrëfen përvojën e tij tejet negative me sëmundjen, Toçi, shkruan se secili duhet të bëjë kujdes maksimal nga Covid-19.

Ai shkruan se qëndron prej më shumë se një muaji në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që i ka lënë prekja nga koronavirusi.

“Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.

Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.

Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).

Po e përsëris për së dyti thirrjen time “më besoni” nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.

Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.

Nuk do t’ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t’ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve! Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar!” – shkruan Toçi në Facebook.

7 komente në “Ish-deputeti socialist, prej një muaji i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”: Covid-19 më la me pasoja, mbajeni atë dreq maske”

  1. Deputet leshi , sfoli asnje here ne kuvend , ky me kujton nje fare e ndyre si ish kandidat per deputer nje llum VASHKIM HABILAJ says:

    …njerez pa gjak qe turperojne laberine, ik pirdhuni

    1. Lani says:

      Ai deputeti qe s’ka fol ndonjehere ka bere nje shtepi botuese ku nxjerr libra qe ndriçojne te madh e te vogel qe ka deshire te mesoje e te kulturohet. Me siguri qe kjo puna e librit nuk eshte per ty madje as per deputetet llapaqene qe ti do aq shume ngaqe llapin..

      1. Gjergji Simaku says:

        Librat i bejne te tjeret, ky i shet shoku, ben pare. Ai qe i shkruan ka vlera.

  2. Hfse says:

    Po ky vet pse nuk e mbajti ate dreq maske?

  3. Bledi says:

    dil kundër korrupsionit o kurvë jo kundër popullit
    kovidi luftohet me zhdukjen e korrupsionit

  4. Bledi says:

    dil kundër korrupsionit o kurvë jo kundër popullit
    kovidi luftohet me zhdukjen e korrupsionit
    ….

  5. Irini Todhio says:

    Mbase ky infektimi i Toçit ka qenë me porosi të Ben Blushit, Rexhep Mejdanit etj. meqë nuk u ka dhënë lekët për librat e tyre që ka shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje