Veliaj flet për infektimin me Covid dhe jep detaje: Nuk e mora virusin në Bashki. S'duhet të gëzohemi me fatkeqësinë e tjetrit

12 Gusht 2020, 20:59Sociale TEMA

Pasi është shëruar nga Covid-19, Erion Veliaj është ritkhyer në zyrën e tij në Bashki dhe jep detaje nga ditët në karantinë.

“Ndjehem shumë mirë, është dita e parë e lirisë mbas dy javë e gjysëm izolim. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, që jam pjekur. 

Nuk u infektova me koronavirus në bashki. Jam ndjekur nga spitali “Shefqet Ndroqi” në shtëpi nga infermierë dhe doktorë si Perlat Kapisysi, Adelina, infermierja. 

Si komb patjetër që duhet të përballemi me pjesën e fatkeqësisë dhe pjesën e pandemisë, por besoj që ka ardhur momenti që edhe të piqemi pak edhe të kursejmë fjalën e keqe, të kursejmë mallkimin, të kursejmë sharjet dhe të sigurohemi që mbi të gjitha jemi një familje, ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të mundohemi që të respektojmë autoritetet, të respektojmë bluzat e bardha, njerëz që po strapacohen.

Unë nuk jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime dhe jo më nga Shqipëria, do të thotë që këta njerëz po bëjnë maksimumin.

Nuk dua që të ndaloj polemikat, por dua që të ndaloj kulturën e mallkimit, kulturën e ndjelljes së të keqes, kulturën e gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit.

Këto janë gjëra të një kulture që ne mund t’i menaxhojmë vetë. Unë besoj fare mirë që ne në këtë aspekt ne mund të bëjmë pak më shumë edhe besoj që dhe për një sëmundje që është e verbër si politikisht si për çdo dallim tjetër do të duhet që dhe ne të jemi të verbër përpara kësaj, do të thotë që ne të trajtojmë të gjithë me unitet”, tha Veliaj në një lidhje me News 24.

6 komente në “Veliaj flet për infektimin me Covid dhe jep detaje: Nuk e mora virusin në Bashki. S’duhet të gëzohemi me fatkeqësinë e tjetrit”

  1. Kot says:

    He’s so full of shit.

    Kur ben moral dhe zdromsi…

    1. Stape Pashi says:

      Ju ZDROMSAT perflisni nje figure te paster si Erion Veliaj. Dhe paskeni mesuar shprehjen tiranase “zdroms” pa e ditur se tiranasit kete fjale e kane krijuar fiks per ju qe jeni ZDROMSAT e ketij vendi, te cilin ju, e katandiset ne kete gjendje.

  2. Predatori says:

    Po vërtetë që nuk duhet të gëzohemi për fatkeqësitë e tjetrit. Po fatkeqsitë që po i bën ti Tiranës. Sot nuk gjen nje vend parkimi për makinën. Ke bërë korsi biçikletash në rrugë si në asnje vend tjetër të botës ku biçikletat kanë të dedikuar vendin e tyre në trotuar. Sot sheh 100 makina dhe 5-6 biçikleta. Kush duhet të kete përparësi. Po ty s’te dhimbsen as leket e parkimit as karburanti dhe as taksat e larte qe paguajmë, sepse si ti dhe KM Rama i keni falas nga shteti. Mos të flasim për trafikun apo transportin publik, apo për ndërtimet pafund në Tiranë. Më vjen keq për virusin që u strehua nja dy jave te shpirti yt katran.

  3. Ali Demi says:

    Po ky duhet te semurej me Covid-19 qe te linte mjeker si komandanti. Ik o Noni bej ndonje lek se ke 2 jave ne shtepi nuk ke punuar fare…kujdes Maznikun.

  4. Ahhah says:

    Bravo preda dhe kot

  5. 135 says:

    Doli ky te na mesoje c’eshte mire a c’eshte keq!? Pfff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje