Portali Berisha-Meta: 29-vjeçari u vetëvra nga sekreti shtetëror i Ramës për COVID-19, nuk duroi dot dhe u hodh nga ballkoni

13 Gusht 2020, 12:01Sociale TEMA

Një 29-vjeçar që kurohej prej koronavirusit në Tiranë, ka vendosur të vetëvritet. Gjëndja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar dhe për këtë arsye, nuk dihet përse ai u vetëvra.

Por, portali i familjes Berisha-Meta e ka zbuluar. Sipas portalit në fjalë, që me sa duket ka parë nga syri i dhomës së spitalit, viktima u hodh nga ballkoni i spitalit, për shkak të Ramës, që po e mban sekret se çfarë ndodh nëpër spitale.

“Një pacient, një djalë i ri 29-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ pasi vuante nga koronavirusi, zgjodhi që në vend që të vazhdonte kurimin aty të hidhej nga kati tretë dhe të vdiste në vend. Shumëkush; drejtuesit e spitalit, ministria e Shëndetësisë apo edhe vetë policia mund të thotë se njihet fenomeni i ‘depresionit të të sëmurit’ dhe me shumë gjasa do ta cilësojë këtë akt ekstrem, si një ‘vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike’.

Por të gjitha faktet dhe të dhënat e dala vetëm 24 orët e fundit, të çojnë në dyshimin se kemi të bëjmë me një ‘vrasje’ dhe madje të paralajmëruar”, shkruan ky portal, që shpjegon pse u “çmend” 29-vjeçari, pas lajmeve të fundit nga spitali ku ai kurohej.

Disa media zbarkuan me gazetarë dhe kamera pranë këtij spitali dhe dëshmitë që u mblodhën ishin tronditëse. Familjarë që akuzonin se në spital mungonin jo vetëm medikamente, por edhe pajisje jetike për të shtruarit, siç janë pompat e oksigjenit.

Dy motra që kishin ardhur nga Franca, akuzonin se po ua vrisnin babanë aty brenda, si pasojë e kushteve skandaloze. Një tjetër tregonte se kishte blerë vetë pompën e oksigjenit për 1500 euro, por nuk ishte i sigurt nëse përdorej për prindin e tij.

Dhe ndërkohë që jepte këtë intervistë, kamera kapi rastësisht mes grumbullit të familjarëve të dëshpëruar te sporteli i spitalit, një dorë që zgjaste një 5-mijëshe lekëshe të re.

Por për të gjitha këto e shumë denoncime të tjera të forta dhe dëshpëruese të familjarëve të të shtruarve në këtë spital, drejtuesit e tij nuk ‘denjuan’ që të shkruajnë ndonjë sqarim, siç bënë me shpejtësi kundër Partisë Demokratike. Nuk reaguan dje, por edhe deri në këtë moment që po mbyllet ky shënim, pra mbi 5 orë pas ngjarjes së rëndë të pacientit të tyre që u hodh nga kati i tretë, nuk kemi asnjë fjalë, reagim dhe sqarim”, shkruan portal në fjalë.

“Këto nuk i duroi dot 29-vjeçari, që vdiq duke u hedhur nga dritarja e dhomës! Për të ikur përgjithmonë nga çfarë”, e mbyll shënimin e vet portal i financuar nga familja Berisha dhe i strehuar në pallatin e familjes Meta. (TemA)

13 komente në “Portali Berisha-Meta: 29-vjeçari u vetëvra nga sekreti shtetëror i Ramës për COVID-19, nuk duroi dot dhe u hodh nga ballkoni”

  1. Ervin Qerimi says:

    Po ti gazetar i portalit qeveritar ai beson keto . Ne kete artikull kjo nuk eshte e qarte . Bej nje shkrim tjeter dhe kesaj rradhe pa ironi na e trego ti gjendjen neper spitale.

    1. Cane says:

      Po në kohën e Berishës më mirë ishin spitalet?
      Nuk e di e ne që ishin edhe më mut në atë kohë.

  2. Viola says:

    U rente ne familjet tuaja qe beni politike me fatkeqesi te tilla.

  3. sali leshi sali says:

    po shfrytëzoni vdekien për përfitime politike mallkuar qofshi portale të poshtra mendoni se do të vini në pushtet duke luajtur me vdekien o të vdekur politikisht dhe të braktisur përjetësisht

  4. qytetar says:

    Ai fatkeqi ka bere gabim qe eshte dorezuar para veshtiresive.Por ti o portal bythshkerdhyer o njerez te ndyre qe nuk late balte e shpifje pa bere do tju djhoh zoti e kjo semundjue pos gjithe fisit do tju kape vecanerisht femijet tuaj qe te ndjeni cdo te thote dhimbje o kerrma

  5. Lida says:

    Viola te lumte goja.Amin.
    Se keta banditet e SHQUPIT kane 7 vjet qe perhapin panik ne popull dhe po çudisin kancelarite perendimore duke hedhur zift nga goja per Shqiperine.Zoti te kujtohet e ti marre me vehte keta funderrina te shoqerise e populli do te marre fryme lirisht.
    Sa here jane ne opozite kjo parti nxin e sterron Shqiperine jasht e perhap panik brenda, ndersa kur vjen ne pushtet e deklaron Shqiperine ne vend te dyte pas Gjermanise e po e kundershtove me protesta te leshohet me bresheri automatike duke shkaktuar viktima ne rradhet e protestuesve.

  6. reja says:

    se shpjeti salihi të marri lajmin e kobshēm pėr qen zenin qëtë besojē tek virusi.

    Lereni djalin e ri të prehet nē paqe dhe mos i shtoni mē shumē dhlmbjen familjes.

  7. klemi says:

    O prokuror ku jeeeeeeeeeeeeeeeee! Je gjalle apo ke vdekur?

  8. Lelo says:

    Se si qendron e verteta nuk dihet, po politike me te vdekurin nuk behet.
    I pame si I ndriti pd spitalit per 20 vjet sa ish ne pushtet.
    Jo se keta qe Jane Tani, Jane me te mire. Po mut njeri e kak tjetri.

  9. Pelioni says:

    Zoti ju paftë dhe jua dhëntë sipas zemrës të gjithë atyre që shfrytëzojnë fatkeqsinë e tjetrit,për interesa të qelbura të politikës së rrugës.
    Pamvarsisht nga rrethanat,e kësaj gjëme ,zoti e ndjeftë të ndjerin e ngushëllime familjes.

  10. saliu si argument says:

    pse përdoret sala apo leshi për të hetuar ngjarjen
    gazetari të shkojë të hetojë !

  11. saliu si argument says:

    pse përdoret sala apo leshi për të hetuar ngjarjen
    gazetari të shkojë të hetojë ! !
    edhe kur thanë “armiqtë” që irani nuk ka armë kimike
    u përdorën si argument kundër
    dhe e pamë sesi doli situata dhe e vërteta

  12. Shenjestra says:

    Ate djal e kene hedhur nga dritarja njerez te paguar nga pd-ke per te fajsuar Edi Ramen dhe personelin mjeksor te atij spitali.Me kete rast pd-ke ika ulur shume pike vehtes dhe ne votime do t’a ket shume keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje