Mjekja e njohur, dedikim për 29-vjeçarin me COVID-19 që u vetëvra: Off medet o jetë e mallkuar! Tragjedi e kobshme. Kush do e puthë në mëngjes

14 Gusht 2020, 10:05Sociale TEMA

Mëngjesin e djeshëm 29-vjeçari Xhino Koça i cili po kurohej për COVID-19 i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Nëna e Xhinos është stilistja e njohur Lira Koca, të cilën e kemi parë.

Fjalët për ta ngushëlluar atë sot janë të pakta, ndërsa një postim prekës ka bërë mikesha e saj, mjekja Lida Shosha.

“Nuk kam fjale ngushellimi, per ty, e dashura, e embla, e hareshmja, e gezuara, njeriu me i bukur qe njoh ne ket dynja, Lira Koca Buda, per kete tragjedi te kobshme. Ketu, Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e ze loti i shpirtit. Largimi i Xhinos ne lule te jetes, i engjellit tend te bukur, na ka trondit pa mase. Te Zotit jemi, tek ai do shkojme

Por Zoti im, kaq shume e deshe kete engjell , qe e shkepute nga duart e nenes qe e riti me shume dashuri birin e saj? Kush do e puthe ne mengjes, kush do i uroje naten e mire, off medet kjo jete e padrejte, qofsh mallkuar, kovid-kolere.

O Zot, jepu force ta perballojne ket dhimbje, tragjike te madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino engjelli ne zemren tende perjete”, shkruan Shosha në postimin e saj në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje