I shkatërruar plotësisht: Fotoja e Lionel Messit bën xhiron e botës, pas poshtërimit gjerman

15 Gusht 2020, 09:26Sport TEMA

Barcelona pësoi humbjen më poshtëruese në historinë e saj në Europë dhe Leo Messi doli edhe një herë tjetër jashtë Ligës së Kampionëve në mënyrën më të keqe.

Argjentinase përjetoi një makth të paparë në Lisbonë, që në pjesën e parë, kur Bayern Münich shënoi 4 gola në 30 minuta, gjë që e thelloi me 4 gola të tjerë në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, një foto e kapitenit të Barcelonës u bë “virale” në mbarë botën. Aty fokusohet Messi në dhomën e zhveshjes, i shkatërruar plotësisht.

Në derën e dhomës së zhveshjes shfaqet Ter Stegen, gjithashtu i shokuar nga disfata e jashtëzakonshme. 8 golat e pësuar do t’i mbeten gjatë në kujtesë, si një makth dhe dramë historike.

1 komente në “I shkatërruar plotësisht: Fotoja e Lionel Messit bën xhiron e botës, pas poshtërimit gjerman”

  1. Trotski says:

    E Pabesueshmja Ndodhi !!! Me trajnerin Ekzistues Barça e ka Pisk fare. Gjermanet sikur kishin marre Doping !!! ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje