FORMACIONET: Barca surprizon me sulmin, Bayern në sulm total

14 Gusht 2020, 20:12Sport TEMA

Barcelona dhe Bayern Munchen do të përballen sot mes tyre prej orësm 21:00, në atë që mund të konsiderohet si një finale e parakohshme. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre titullare dhe ka disa ndryshime të rëndësishme.

Katalanasit kanë preferuar të luajnë me një 4-3-3. Messi dhe Suarez luajnë në sulm, ndërsa Griezmann e nis nga stoli. Vidal është surpriza e ofensivës, pasi luan pas argjentinasit dhe uruguianit.

Kiliani preferohet para Griezman. Busquest, De Jong dhe Roberto në mesfushë. Mbrojtja nuk ndryshon me Semedon, Piquen dhe Lengletin.

Bayerni nga krahu tjetër përgjigjet me një 4-2-3-1. Goretzka dhe Thiago luajnë përpara mbrojtjes që sheh Kimmich në të majtë, Boaten dhe Alaba në qendër dhe Davies në të majtë. Muller, Gnabry dhe Perisic janë në mbështetje të Lewandowskit. Kroati fiton konkurrencën me Coman dhe Coutinhon.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Busquets, Roberto, De Jong, Vidal; Messi, Suárez.

Bayern: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Perišić, Müller, Gnabry; Lewandowski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje