Stefan Lihtshtajner i ka dhënë fund futbollit të luajtur pak ditë më parë, duke varur këpucët në gozhdë pas një karriere të gjatë ku me siguri do të ketë shumë gjëra për të kujtuar.
Ai është ndalur në një interviste për “Blick” në 10 miomente të veçanta të kësaj karriere, e një prej tyre nuk mund të mos ishte festimi me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë.
Në Botërorin Rusi 2018, në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës, në momentin e golit të Xherdan Shaqirit që vulosi sfidën në minutën e 90, Lihtshtajner iu bashkua atij dhe Granit Xhakës duke festuar me shqiponjë, pamje që bëri xhiron e botës dhe që i kushtoi asokohe edhe një gjobë nga FIFA:
“Pse festova me shqiponjë? Unë do të tregoj solidaritet me shokët e mi të skuadrës, si atëherë, ashtu edhe në të ardhmen. Kjo është ajo që na duhet edhe tani në periudhën e krizës së koronavirusit.
Sa i ërpket emocioneve, ndeshja me Serbinë ka qenë më esktremja, pasi në kishim shumë futbollistë me origjinë shqiptare. Pastaj edhe goli në minutën e 90, ai ishte çmenduri”, kujtoi Lihtshtajner atë moment të veçantë të karrierës së tij.
Ajo ndeshje ka qene nje nga gezimet me te medha qe ka patur ndonjehere tifozeria shqiptare. Vete kam uleritur si i cmendur nga gezimi per ate gol fantastik te shenuar nga Xherdan Shaqiri, por edhe per ate te Xhakes, qe edhe se perse nuk kishin te veshur fanellen kuq e zi, perseri festuan sikur ato gola te ishin shenuar per kombetaren tone.