Champions League: Lajpcigu i Nagelsman bën histori, mund Atletikon dhe shkon në gjysmëfinale

13 Gusht 2020, 23:11Sport TEMA

Lajpcig shkruan historinë në Europë, duke u bërë një nga ekiept me më pak vite jetë në futbollin modern që arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Klubi i cili u krijua vetëm 11 vite më pare, ia arriti nën drejtimin e Julian Nagelsman, i cili arriti të mposhtë një mjeshtër si Diego Simeone dhe Atletikon e tij.

Lajpcigu bëri gjithçka mirë në pjesën e porë të ndeshjes së sotme, duke dominuar në lojë e duke mos i lënë absolutisht kontrollin e topit madrilenëve.

Goli I gjermanëve do të vinte vetëm në pjesën e dytë me anë të Dani Olmo, kroatit të natyralizuar si spanjoll, i cili shënoi me kokë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Atletiko reagoi dhe ia doli të barazonte shifrat, me anë të penalltisë se Zhoao Feliks.

Megjithatë, gjermanët u treguan përsëri superiorë dhe ia dolën që në fund të gjenin edhe golin e fitores me Adams, duke vulosur një kualifikim historik.

Në fakt, kishte thuajse një dekasë që asnjë ekip tjetër gjerman përveç Bajern Mynih e Borusia Dortmund nuk shkonin në gjysmëfinale, por tani Lajpcig ka vënë kandidaturën e vet dhe pret duelin e javës së ardhshme ndaj PSG-së për të treguar se mund të bëjë edhe më shumë.

Lajpcig-Atletiko Madrid 2-1
51′ Olmo, 88′ Adams / 70′ (p) Zhoao Feliks

1 komente në “Champions League: Lajpcigu i Nagelsman bën histori, mund Atletikon dhe shkon në gjysmëfinale”

  1. Tifoz i vjeter says:

    Lajpcig ka egzistuar shum me par ka qen ekip i gjermanis socialiste dmth lindore RDGJ dhe esht quajtur DINAMO e lajpcigut sikur dinamo e dresdenit berlinit etj…me von u bashkuan dy gjermanit keto u zhduken…dolen prap …dhe mbaheni mend po nuk fitoi cempion ky futbolli lindor ….sic ka qen ibukur i sakt i paster…urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje