Moratti “thumbon” Juven, komenton Pirlon dhe ardhjen e Messit tek Interi

14 Gusht 2020, 12:06Sport TEMA

Massimo Moratti mbetet presidenti i fundit italian, që e ka fituar Ligën e Kampionëve. Duke folur për mediet italiane, ish-pronari i klubit zikaltër vlërësoi paraqitjen e Atalantës në Champions, shigjetoi Juventusin dhe rindezi ëndrraty e tifozëve zikaltër për ta parë Messin në “San Siro”.

Sikur të mos ishte Mbappe dhe Neymar, Atalanta do të kualifikojej në gjysmëfinale…

Shikoni, Mbappe më kujton Garrinchan, partnerin e Pele-së. Kur niset me topin ndër këmbë, mund ta ndalësh vetëm duke e qëlluar, sigurisht nëse ke shenjë të mirë. Pastaj, Neymar luajti në të gjithë fushën, si kurrë më parë. Të eliminohesh përballë emrave të tillë, nuk është turp.

Juve ra që në 1/8 finale…

Eshtë një gjë të eleminohesh nga PSG, një tjetër nga skuadra e shtatë e kampionatit francez. Sinqerisht, nuk ka të krahasuar.

Trajneri Sarri pagoi për të gjitha…

Një mik më tha: nëse je ateist, nuk mund të shkosh të predikosh në Vatikan. Pra, nuk mund të gjykoj nga jashtë, duhet të di dinamikën e ngjarjeve në dhomën e zhveshjes së Juventusit. Megjithatë, Sarri fitoi kampionatin.

Tashmë, Juventusi ka vënë bast me Pirlon…

Jam intriguar shumë nga kjo zgjedhje. Andrea Agnelli u tregua kurajoz.

Po e krahasojnë me emërimin e Zidane te Real Madridi dhe të Guardiolës te Barcelona…

Pirlo i meriton krahasimet për historinë e tij si kampion, por është e vërtetë që francezi në Madrid kishte bërë më parë ndihmësin e Ancelotti dhe kishte drejtuar skuadrën e dytë, si Pep te Barça. Pirlo nuk ka përvojë në pankinë. Për këtë do të jetë interesante të shohim rezultatin e bastit.

Duke folur për Zhang, sa besoni në historinë e Messit ziklatër?

Shikoni, tani jam një tifoz i thjeshtë i Interit dhe nuk kam asnjë informacion konfidencial. Por, e di një gjë: sa iu përket burimeve dhe aftësive financiare, Suning ka gjithçka për të sjellë Leon në Milano.

Pra, e besoni?

Si shkruhet në kinezçe… kurrë mos thuaj kurrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje