Europa në valën e dytë të koronavirusit, në Wuhan nga doli Covid-19 ndizet jeta e natës

17 Gusht 2020, 19:48Lifestyle TEMA
Europa në valën e dytë të koronavirusit, në Wuhan nga

Në një kohë që në Europë raportohen rritje të rasteve të reja me koronavirus nga dita në ditë, duke bërë të mendohet se vala e dytë ka goditur kontinentin e vjetër, në Wuhan jeta është rikthyer në normalitet.

I konsideruar disa muaj më parë si vatra e shpërthimi të pandemisë së re duket se Ëuhan i ka harruar ato ditë.

Fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë mijëra të rinj që janë bërë pjesë e një feste madhështore në Parkun Ujor të “Maya Beach” në Wuhan duke qëndruar pranë njëri- tjetrit, pa maska.

Parku i argëtimit në Wuhan u hap në muajin qershor, pasi autoritetet lokale lehtësuan masat e izolimit pas 76 ditësh përpjekje për të ulur përhapjen e virusit.

1 komente në “Europa në valën e dytë të koronavirusit, në Wuhan nga doli Covid-19 ndizet jeta e natës”

  1. a says:

    atehere kina i ka vaksinuar dhe po teston vaksinen ne vuhan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje