Konflikti Turqi-Greqi, BE dëshiron të shmangë përshkallëzimin në Mesdheun lindor. Telefonata e Merkel me Mitsotakis dhe Erdogan

17 Gusht 2020, 08:30Rajoni TEMA

Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por për momentin BE nuk do të vendosë masa ndëshkuese.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej.

Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.

Kancelarja Merkel ndërmjetëson

Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog dhe çshkallëzim.

Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e akuzoi Francën se sillej si “gangstere”.

Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s. Greqia dhe Turqia grinden prej dekadash për çështje territoriale. Turqia akoma mban të pushtuar pjesën veriore të Qipros, anëtare e BE./iDW 

2 komente në “Konflikti Turqi-Greqi, BE dëshiron të shmangë përshkallëzimin në Mesdheun lindor. Telefonata e Merkel me Mitsotakis dhe Erdogan”

  1. Theatre and Drama says:

    te gjithe e duan paqen,lufta nuk i intereson askujt,por Greqia duhet te tregohet e arsyesheme ne raport me fqinjet..
    te gjitha te keqiat fillojne e mbarojne tek Greqia,apo harruat keta qener 10vjet nuk na u ndane per detin?

  2. Klimax says:

    Vazhdon show i telenovelave turke ne Mesdheun Lindor me anijen “Oruc Reis” me udhetimin e saj sa para e mbas, sa majtas e djathtas dhe sigurisht e shoqeruar nga nje duzine anijesh lufte te flotes turke. Natyrisht qe ne keto kushte me zhurmen e anijeve te luftes perqark “Oruc Reis” eshte e pamundur te behen kerkime sizmike. Po atehere perse e vazhdojne kete “show” Turqia?!!! Erdogan e ka kuptuar se me murin nuk mund te perplaset dhe gallata turke duket edhe ne ato qe deklarojne cdo dite. Mbasi deklarojne me “suratin” e egersuar se do i shuajne ishujt me nje te shtypur butoni, papritur “suratit” te tyre i kthehet buzeqeshja dhe deklarohet me tone te zbutura deshira per dialog e zgjidhje paqesore e miqesore!!!
    Problemi nuk eshte Kastelorizo apo ishujt ne afersi te brigjeve turke. Jo, Turqia, packa pordhet per konsumim te brendshem, e di qe nuk mund te luaj me zjarrin dhe se ishujt dhe zona detare rreth tyre i perket Greqise. Problemi eshte Republika e Qipros dhe ujrat territoriale te saj. Qipro, qe Turqia nuk e njeh si shtet(!!!!!), se bashku me Izraelin dhe vende Perendimore po pergatisin nje burim te ri te kalimit te gazit i cili do ti bente te mundur Europes shkeputjen nga varesia e Rusise, por edhe te Turqise.
    Pikerisht kjo eshte arsyeja qe Erdogan kercenon e shantazhon, qe nxiton te firmosi marreveshje te pallogjikshme per detin me Tripolin e te “perplaset” me Greqine, Francen, Izraelin, Egjyptin, shumicen e vendeve arabe e deri SHBA-ne.
    Putin, nga ana e tij, duke e kuptuar se kjo rruge e re e gazit demton interesat ruse, “mbeshtet” Turqine, aq sa e furnizon kete vend te NATO-s me armatime ruse dhe mbi te gjitha me sistemin e raketatave S-400 dhe marreveshje te tjera ne ekonomi, turizem, etj duke shqetesuar mbi te gjitha SHBA-ne.
    Kjo eshte jo nje sfide midis Europes, Perendimit e NATO-s me Turqine. Te gjitha vendet perendimore po distancohen hapur ndaj Turqise, ndaj diktatures ne Turqi, islamizimit te saj, shkeljeve te te te drejtave te njeriut, mungeses se shprehjes se lire, kontrollit te medias e bllokimit te medias sociale, etj.
    Nga ana tjeter vendet e rajonit mbas manovrave detare greko-franceze perball agresivitetit turk, pergatiten per nje manover te re ne Mesdheun lindor ku do marrin pjese, Greqia, Franca, Izraeli, Egjypti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
    “Mania e madhe te le pa gje”, kete po peson edhe otomani endrrimtar Erdogan! Fundi i tij ka nisur prej kohesh ne Turqi, mbi te gjitha ne qytetet e medha, atje ku rinia turke, rreth 20 milion te lindur mbas vitetve 1990 jane teresisht kunder politikes se tij, kundra ndryshimit te shtetit laik turk te Ataturkut ne nje sulltanat islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje