Nga Bill Gates, tek lidhja e rrjetit 5G me koronavirusin: Rritja e teorive të komplotit rrezikon të minojë Ballkanin

14 Gusht 2020, 18:36Rajoni TEMA

Shpërthimi në rajon i teorive konspirative gjatë pandemisë po ushqen njëlloj paranoje kolektive, e cila mundet vetëm të dëmtojë besimin tek institucionet dhe te demokracia.

Nga Marija Djoric

Teoritë e konspiracionit janë një fenomen social që nuk lënë askënd indiferent. Popullariteti i tyre rritet veçanërisht në kohë krizash të mëdha – siç është tani pandemia e COVID-19.

Si rregull i pashkruar, në kohë krize njerëzit bëhen më mosbesues dhe paranojakë, duke shpërndarë ankthin kolektiv rreth globit, përfshi edhe Ballkanin Perëndimor.

Ekzistojnë dy pikëpamje të kundërta mbi vlefshmërinë e “teorive të komplotit”. Njëra u qaset atyre pa kritikë, duke i konsideruar të vërteta absolute.

Pikëpamja e kundërt i hedh poshtë të gjitha teoritë konspirative si produkt i imagjinatës njerëzore. Por a gjendet e vërteta mes këtyre dy mundësive, siç ndodh në serialin televiziv fantashkencor “The X Files”?

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngjarjet kanë hapur kaq shumë mundësi për manipulime. Disa prej të ashtuquajturave teori komploti, të kombinuara me lajmet e rreme i hapin rrugën paranojës kolektive. E gjitha kontribuon në mungesën e besimit tek institucionet ekzistuese, duke minuar drejtpërdrejt demokracinë e brishtë në rajon.

Komploti si fenomen është rrënjosur në racën njerëzore që në ditët e para të ekzistencës së saj. Një sekret i lidh aktorët në çdo komplot, duke i bërë ata të prekshëm.

Ndaj ruajtja e sekretit është përparësia e grupit të komplotit. Siç u përmend, qëllimi i komplotit është i dyanshëm; të dëmtojë ose të ndihmojë dikë. Komploti është gjithashtu pjesë e shumë dukurive politike, të tilla si terrorizmi, vrasjet, luftërat dhe më gjerë.

Ekzistenca e komploteve nuk duhet të dyshohet, sa kohë që veprimet konspirative shtrihen në thelbin e natyrës njerëzore. Kjo dokumentohet më së miri në natyrën e aktiviteteve politike, e cila është kryesisht e fshehtë –vlerësohet gjerësisht se të paktën 80% e vendimeve politike merren pas “dyerve të mbyllura”.

Problemi lind me fenomenin e “teorive të komplotit”, i cili është përgjithësisht me natyrë negative. Shpjegimet jo-konvencionale të fenomeneve ose përmes provave të jashtëzakonshme – përfshirë rolin e “njerëzve djallëzorë” që synojnë të dëmtojnë në ndjekjen e interesit të tyre  janë mënyra se si “teoritë e komplotit” mund të përshkruhen shkurtimisht.

Edhe përpara pandemisë së koronavirusit, ne ishim familjarë me idetë se Toka është e sheshtë, se bota sundohet nga njerëz –zvarranisë, se Hitleri është ende gjallë apo se ka alienë mes nesh. Ekzistojnë madje teori për origjinën e “teorive të komplotit” ose siç do t’i quanin filozofët –meta teoritë konspirative.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ka shtuar jashtëzakonisht spekulimet, duke sjellë teori të reja komploti në Ballkanin Perëndimor. Pesë teoritë më popullore janë si më poshtë:

1-Bill Gates e krijoi artificialisht virusin, në mënyrë që të përfitonte së bashku me globalistët dhe kompanitë farmaceutike: qëllimi i tyre final është që të bëjnë një vaksinë dhe përmes saj t’u injektojnë njerëzve mikroçipe.

2-Koronavirusi u shkaktua nga efektet e rrjetit 5G. Kjo ide është hedhur nga figura të ndryshme publike, të tillë si David Icke, i cili ka pothuajse 1 milion ndjekës në kanalin e tij në Youtube, i cili meqë ra fjala, u hoq gjatë pandemisë.

3-Koronavirusi është një trillim, i përdorur për të zhvendosur vëmendjen publike nga qëllimi i vërtetë politik- popullimi i Ballkanit Perëndimor nga emigrantët ilegalë.

4- Ne jemi duke u spërkatur nga një substancë me origjinë të panjohur që shpërndahet nga aeroplanët, që ndikon në shendetin e njerëzve.

5-Klima po ndryshohet artificialisht. Prova për këtë është dëbora në Serbi, e cila gjoja nuk mund të shkrihet as me zjarrin e një çakmaku.

Ne mund të habitemi se pse këto “teori komploti” janë kaq popullore dhe kush e vendos kufirin mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që është e gënjeshtërt. Problemi me këto teori është se ato nuk bazohen tërësisht në gënjeshtra. Ato përmbajnë një grimcë të vërtete që mbytet në detin e trillimeve (dhe realitetit).

Është gjithashtu e mundur të shpjegohet nevoja për to në Ballkanin Perëndimor në disa mënyra. Së pari, shpjegime të tilla krijojnë një iluzion kontrolli. Edhe e vërteta më e keqe mund të jetë më e mirë se pasiguria dhe Ballkani është në një gjendje të përhershme pasigurie.

Është e paqartë se kur shtetet do t’i bashkohen BE-së, se ku ndodhen kufijtë, se kur ose nëse standardet tona të jetesës do të përmirësohen ndonjëherë. Së fundmi, është e paqartë nëse ne do të mbijetojmë nga COVID-19. Mes këtij ankthi kolektiv, përgjigjet e ofruara nga “teoritë e komplotit” janë një fije kashte ku mund të varesh.

Shpjegimi i dytë është ndjenja e epërsisë. Të kesh përgjigje për pyetje kaq të vështira, si p.sh. pandemia, krijon iluzionin e pushtetit mbi armikun e supozuar që po “komploton për të na shkatërruar”. Kësisoj, ne tregojmë fajtorin dhe duke bërë kështu, forcojmë identitetin tonë kolektiv.

Shpjegimi i tretë është ndjesia e kuptimit që na japin “teoritë konspirative”. Pavarësisht nga natyra jo-konvencionale e shpjegimeve të tyre, gjithçka duket çuditërisht logjike dhe merr kuptim.

Dixhitalizimi i komunikimit është sigurisht i favorshëm për masivizimin e “teorive të komplotit” dhe në fund të fundit, mund të na çojë drejt autoritarizmit dixhital.

Është tashmë e qartë se si disa aktorë politikë në botë e përdorën pandeminë si justifikim për kontrollin e informacionit, duke na degraduar në nivelin e para-politikës.

Së fundmi, si qënie racionale, njerëzit duhet të kenë të drejtën e dyshimit, por aq sa të menduarit kritik. Mbi të gjitha, ky është parimi themelor i demokracisë.

E vetmja pyetje që mbetet e paqartë është po sikur disa prej “teorive të komplotit” nuk janë thjesht teori? Siç e ka thënë edhe Frojdi: “Vetëm se unë jam paranojak nuk do të thotë se ata nuk janë atje për të më marrë”.

4 komente në “Nga Bill Gates, tek lidhja e rrjetit 5G me koronavirusin: Rritja e teorive të komplotit rrezikon të minojë Ballkanin”

  1. haloefect says:

    Pike se pari . 1) Kriza e besimit tek institucionet nuk shkaktohet nga njerezit pro nga vete institucionet qe kane qene gte apaafte edhe ne te kaluarn te jene transparente ne subkoshiencen kolektive ka ngjarje qe institucionet kane deshtaur ja nje fakt u sulmua Iraku me argumentin dhe worlwide spread news ,se kishte arme berthamore por ne fakt nuk kishte duke u bere nje lufte qe ne fakt nuk pasti asnje shpjegim dhe opinionit publik ju tha se rivendosem demokracine ne Irak ???!!! etj etj.
    2) Bill Gates eshte i anatemuar edhe me pare me vaksinate tij duke u shapllur persona non grata nga India
    3)Mungesa e transparences qe thua edhe vete ne artikull me shume se 80% merren pas kuintave kur afektojne njengruo te madh popullsie.
    4)Thua qe ka nje grime te vertete dhe nje lume trillimesh . Kete e thua per te qen e “besueshme” ,kur ne te vertete ka evidenca, indicie dhe deri ne fakte tashme qe i shpetojne censures se linjes zyrtare.Interneti ka edhe lume genjeshtratsh por ka edhe individe qe postojne fakte direkt nga konstatime personale dhe keto kur duken bindese behen virale. Ne kohen e diktatures vetem nje tv ishte dhe nejrezit percillnin lajmin goje me goje madje ne burg dihej edhe shendeti i diktatorit fort mire.
    5)bill Gates ka marre zyrtarisht patentimin per michrochip ID ne vend te ID biometrike klasike dhe kjo eshte zyrtare .Ja ketu del qe ti Serbe sorrosiane po genjen faqesisht sepse kjo nuk eshte konspirative por e dhene zyrtare mjafton te hysh ne rregjsitri i patentave nderkombetare WIPO dhe gjendet ky patentim
    6)Vete ne parlamentin Europina eshte diskutiar per efektin 5 G mbi shendetin njerezor nuk ka lidhje me viruesin.
    7) OBSH tashme eshte e diskretituar per menaxhimine pandemise, sivonesa e dhenies se lajmit ,bashkepunimi me Kinen ,mosnjehsimi i protokolleve lidhje te dyshimta Etiiopianit te famshem ne krey te saj dhe burrokracine endemike te saj. etj
    8) ME HABITESHMAJ ESHTE SE NGA GERMOHET TE GJENDET NJE AUTORE SERBE SORRISIANE KREJT E PAEMER DHE PA ASNJE PESHE INDIVIDUALE PER TE BOTUAR KETE ARTIKULL NE KETE ISH GAZET DHE PORTAL DIKUR POPULLIR DHE I BESUESHEM.
    MERO BAZE PASI U NJEHSUA ME PUSHTETIN AKTUAL PASI QE ME TE DREJTE KUDNER BERSIHES SE DYTE E TE TRETE JO KUDNER ATIJ TE PAER DUKET SE E DIKRETITON KETE PUSHTET KUR I VE NE DISPOZICION PROTALIN E TIJ SORROSIANEVE TE DYSHUAR ,SA JE PASURUAR NE KETE PERIUDHE MERO SA JE BORGJZUAR TI E DI,POR QE PO LUAN FELLIQUR QE EKE BERE GAZETN VEND PESHKIMI AGJENTUROR ,SONDAZHEZH QE I VIHEN NE DSIPOZICION TE INETRESUARVE DHE PISLLEQE TE TJERA TREGON QE ZANATI I VJETER I SPIUNIT TE KA HYRE NE PUNE. PO E FSHIVE KETE KOMENT TE KA DJEGUR PAKSA PO NUK E FSHIVE DO TREGOHESH “ZEMERGJERE” ME AUDIENCEN PER TE SHFQUR SA DEMOKFRATIK JE ,POR BRENDA DO TE TE GELOJE. KUPTOHET ME ADMINET E TU.

  2. haloefect says:

    e vertetove qe je spiun po shfaq komente te mevonshme dhe jo ate qe te bera ! Tung ! Tung edhe admineve te tu ! Botoni sa me shume artikuj me serbet shqiptaret, greket shqiptaret,turqit shqiptaret dhe pedofilet ,nazistet .Peshkoni sa me shume dhe spiunim te mbare !

  3. injoranti says:

    kush (cfarë) e vendos se cfarë është teori komploti dhe cfarë jo?

  4. E dashur gazetare mosbesimi ekziston ne te gjith boten ,mua me shqetson fakti qe ju vini theksin tek ballkani perendimor ??????Duke pare emrin tuaj shpresoj qe zoti Baze ,duke u lejuar qe te shkruani artikujt tuaj te ket nje vlersim profesional kundrejt jush (duke lexuar nje sër artikujsh me nje nivel te ulet kam dyshimet e mija).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje