Reagon Hashim Thaçi për takimin e 2 shtatorit: Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-ve

14 Gusht 2020, 09:45Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për takimin e 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi ka thënë se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.

“Mirëpres njoftimin për takim mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon”

Mëngjesin e sotëm Grenell dha lajmin për takimin Kosovë-Serbi në Washington.

Ky takim do të mbahet pas dështimit të atij të 27 qershorit. Ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje