Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore.
Fotot janë publikuar prej mediave lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor.
Siç raporton edhe “YeniSafak“, kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e Ksanthit në Greqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave.
“Ndjehemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të armatosura të shihen nëpër fshat pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë shumë të shqetësuar”, u shpreh ai.
Veprimi në fjalë nuk shihet krejtësisht i paqëllimte nga Ankaraja pasi duket sipas turqve se grekët janë duke kërcënuar minoritetin turk në Greqi si një formë për të kompensuar tensionin në Egjeun Lindor.
Rajoni i Ksanthit në Thrakinë Perëndimore në Greqi banohet kryesisht nga minoriteti turk dhe ai Pomak, të cilët i përkasin besimit mysliman.
Kur I HA bytha dhise, vete e ha buken e cobanit… keshtu edhe keta, qe po e krruajne me gjethe fiku.
…pastaj çobani …?
… pastaj cobani i fut ate te gjatin me gunga ne prapanicen e dhise …
Ku eshte ai Spartakos Thraks qe jeton i qete ne Komotini ?
Greku per lufte te rruan koqet.
Per paesi eshte unik.
Mos ju shkreh pushka padashje dhe vrisni ndonji fshatar aty o uratmedhej, se kush e di pastaj se c’ndodh. Nuk jane Allvane me halle shume ata….
Po mire brenda teritoritte tyre jane . Ne kte rast dhe kto pomaket e myslimanet e asaj zones mos bejne si kto minorikaret tone vetem provokojne .
Derisa jetojne ne nje shtet do ti binden ligjeve te atij shteti . Nipi im ka bere ushtrine aty e thote qe me then te drejten jo vetem qe si ngacmonte njeri po gjithmone administrata greke terhiqeshte qe mos krijonte perplasje .
Po pra o koqe, po tani ka cuar ushtrine pikerisht aty. Kuptove o toc?
Keshtu benin dhe me turqit e Qipros por sic duket nuk paskan zene mend
Prandaj bëjnë stërvitje te varrezat …
Ata jane Greke mysilmane,nuk jane pakica turke,sipas mareveshjesh ne vitin 1923 per ndrimin e popullatave Turke dhe Greke ,d.m.th.Greket qe jetonin ne Turqi te vinin ne Greqi dhe Turqit qe jetonin ne Greqi te vinin ne Turqi.Ata u identifikuan si Greker mysulmane dhe ndenjen ne Greqi.
Atje ka rreth 130.000 Greke mysulmane dhe rreth 200 xhami.