Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me takimin që do të zhvillohet mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, më 2 shtator.
Kurti e ka quajtur marrveshjen mes palëve më të pavlefshme se çmimi i letrës, ndërsa kur flet për të dërguarin e posaçëm të Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e quan këtë të fundit kauboj.
“Rreth 80 ditë kanë ngelur deri te zgjedhjet e reja në ShBA ku Presidenti Donald Trump përballet me kandidatin demokrat Joe Biden. Fushata atje po intensifikohet ende pa filluar zyrtarisht.
Në këtë kontekst duhet të shihet edhe 2 shtatori si datë e paralajmëruar e negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë në Ëashington D.C. Ish ambasadori amerikan në Berlin dhe ish u.d. i Drejtorit të Inteligjencës Nacionale, Richard Grenell, e do një sukses të orëve të fundit në politikën e jashtme.
Ai pardje kritikoi z. Biden që “premton se problemet e botës do t’i bëjë përgjegjësi të ShBA-ve”, kurse sot vetë ai bëri thirrje për negociata midis Kosovës e Serbisë.
Grenell është i njëjti diplomat që thoshte se nuk ka parë e as diskutuar ndonjëherë për ‘shkëmbim territorial’. Pastaj akuzonte ish Këshilltarin e Sigurisë Nacionale, John Bolton, se ai paska qenë prapa këtij plani, ndërkaq ky i fundit u përgjigj duke thënë se atë e ka dëgjuar nga dy presidentët, të Kosovës e të Serbisë.
Në janar të këtij viti Grenell ndryshoi pozicionin e deriatëhershëm amerikan dhe braktisi të gjitha kërkesat ndaj Serbisë në raport me Kosovën. Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një coëboy i financave dhe medieve që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve dhe vuajtjet e humbjet e Kosovës.
Në njoftimin e tij, Grenell tanimë nuk flet për dialog por për negociata. E, negociatat kanë për destinim kompromisin. Kushtetuta e Kosovës e ka përbrenda kompromisin e dhimbshëm të pakos së Ahtisaarit, ndërkaq Kushtetuta e Serbisë vazhdon synimet e Milosheviqit, duke theksuar qysh në fjalinë e dytë të saj se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nuk mund të ketë as drejtësi e as dobi nga një qasje e tillë.
Prioritete të Kosovës duhet të jenë luftimi i pandemisë COVID-19, pra, dalja nga kriza shëndetësore; luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit të lartë, pra drejtësia shtetërore; dhe, zhvillimi ekonomik e shoqëror, pra punësimi, sidomos i rinisë dhe grave. Qeveria aktuale e Kosovës po dështon në secilin rrafsh.
Sa i përket Serbisë, ne mund të dialogojmë si shtete fqinje, bazuar në parimin e reciprocitetit, dhe pas përgatitjeve të duhura e me transparencë të plotë.
Ata që nga Kosova po duan të shkojnë në këto negociata të thirrura për 2 shtator nuk kanë legjitimitet, kredibilitet, autoritet e as kompetencë. Rrjedhimisht, marrëveshjet e tyre janë të pazbatueshme, dhe, nuk vlejnë as sa çmimi i letrës ku shkruhen”, shkruan Kurti.
Iku për lesh Albini dhe islami politik financuar nga serbët
Albini nuk eshte mire nga trute e kokes.
Nese tenton te nxise fryme antiamerikane ne Kosove, sic po ben, do t’i hape telashe vetes per githe pjesen e ngelur te jetes.
Bjeru fort Albin Kurti! Pushka top!
Shqipëria Shqiptarëve – Vdekje tradhëtarëve!
Ky do të ruhet statukuja, që konflikti i ngrirë të rijë pa fund, që të zbehet optimizmi i shqiptareve për sukseset e 20 viteve të fundit, derisa gjeopolitika të kthejë në interes të sllaveve. Gjithashtu ky do të minoje aleancen strategjike të shqiptareve me USA si pika jonë më e forte.
S’e di pse e votojne këtë moster që Serbia e nxori nga gjirizet për interesa afatgjata. Ky ben muuu që është kolonë e pestë.
Kurt Rrompalla, mundohet te hiqet si kauboj i Kosoves!
1-Nje idjot si ai mundohet te hiqet si vizionar. Mundohet te na spjegoje situaten ne Amerike ku situata parazgjedhore, eshte nxehur aq shume sa Bajden ka rrembyer hushten e Donk Kishotit per te ndalur Trampin ne perpjekjet e tij per arritjen e marreveshjes midis Serbise dhe Kosoves. Ngadale or Kurt Rrumpalla se kaoma nuk e kemi degjuar Bajden se cdo beje me Kosoven. Kosova si per Trampin ashtu dhe per Bajden, jane nga fundi i listes. Do te deshiroja qe supozimi yt qe Trampi do nje “sukses” dhe prandaj nxit arritjen e marreveshjes, para zgjedhjeve, te ishte i vetrtete. Une do ta quaja nje shanc per ne qe ta mbyllim kete kapitull te dhimbshem dhe Kosova te marri tapite. Une do lusja zotin qe Trampit i bie ndermen se ku bie Kosova. Ne kete pike ti Rrumpalle merresh me hicin. Nuk di asgje dhe vetem supozon si anarrshit qe je.
2-Duke e quajtur Gernel, nje kauboj te Amerikes, vetem sa ofendon historine amerikane! Nuk je fare i qarte se kush fshihet mbas idese se “shkembimit te territoreve”. Mundohesh te besh fajtor Gernel, sepse do te hiqesh “patriot” i kulluar. Ne te vertete ti vetem na mbush mendjen se je nje populist i pasherueshem qe idete teashme te “vdekura” sic eshte ideja e shkembimit te territoreve, ja mvesh sipas rastit Amerikes ne pergjithesi, Thacit ne vecanti dhe se fundi Gernelit. Harron or Rrumpalle se mundet qe vertete shkembimi i territoreve dhe percaktimi i kufirit do sjelle paqen. Vetem ne kete menyre mund te hapet prespektiva jone e bashkimit kombetar. Kjo tashme nuk diskutohet me dhe ti hiqesh sikur te dhibset Kosova me shume se atyre qe derdhen gjakun. Ti ne thelb ndihmon politiken Serbe qe nuk do te arrihet marreveshja. Serbia luan dipllomacine e mos arritjes se marreveshjes, sepse ajo enderon qe te kethehet prape ne Kosove. Ti e ndihmon ne kete pike. Ti si nje karragjos, faktet e njohura i paraqit si padrejtesi. Faktin e “pakos se Ahtisarit” ti e quan si fatkeqesi te Kosoves. Kulmin e arrin duke na treguar edhe kushtetuten e Serbise qe Kosova eshte pjese e Serbise. Pyetja qe une te beje eshte a di ti si ta lexosh kete fakt? A e kupton ti qe Serbia nuk e heq kete nen nga kushtetuta, pikerisht sepse nuk pranon marreveshjen qe te firmos mevetesine tone. Si do ja mbushesh mendjen ti or sp.. Serbit qe ta heqi kete nen? A njeh ti ndonje tjeter, vec Amerikes, qe mund ta beje kete pune? Ti or qellimkeq ndaj Kosoves, me dhimbjen e nje ciniku antishqiptar qe kur sheh se marreveshja mund te arrihet, e quan marreveshjen “leter”? Kush do e kundershtoje marreveshjen ku Serbia nenshkruan se pranon mevetesine e Kosoves? Ti dhe Rrumpalla jote? Vetem spiunet e serbit dhe kriminelet e Serbise nuk duan marreveshjen. Ah, harova, nuk e do dhe Zhaku i Pamposhtur si hero epic shqiptare qe eshte, komandant i forcave fshatare ne fshatin pa emer.
Drejte albin
Ckuptim kane negociatat ne shba kur filluan ata ne bruksel?
Vetem nje klase politike e mbaruar ose tradhtare do bente dy negociata ne dy vende te ndryshme per te njejten ceshtje
Pra o BE ose SHBA
Bbb : Shqiperia eshte e Shqiptarve dhe do jete , por je e Islamikeve si puna juaj , Idiot Radikal
Po pse nguteni o politikane te Kosoves. Me 3 Nentor jane zgjedhjet presidenciale ne Amerike. Prisni edhe 3 muaj.
E mo ky aladini qe te thoni ju e ka keq me ameriken….ama e ka mir me serbin saliun rusin…esht mjeshter per prodhim molotovesh dhe per te prishur djegur pse jo dhe ne shqiperi…per kete do votojm….skenderbe numero dye per gjith shqiptaret …aladini k.m. ?☠️??