Koronavirusi rritet frikshëm në Kosovë: 11 të vdekur dhe 141 të prekur në 24 orët e fundit

16 Gusht 2020, 16:49Rajoni TEMA

Autoritetet në Kosovë thanë se 11 veta humbën jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19. Kjo e çoi në 401 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 440 teste dhe janë konfirmuar 141 raste të reja të infektimeve.

Rastet e reja janë nga komuna e Prishtinës 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

Rastet e reja e çuan në 11 mijë e 416 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Po ashtu sipas institutit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824.

Të dielën autoritetet thanë se në mesin e të prekurve nga koronairusi është edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi i cili është vetizoluar.

 

1 komente në “Koronavirusi rritet frikshëm në Kosovë: 11 të vdekur dhe 141 të prekur në 24 orët e fundit”

  1. Lufta biologjike vret pa plumba dhe pa zhurme - KUJDES says:

    Per fat te keq, kjo gjendje mund te jete e lidhur me ndonje perhapje artificiale te virusit COVID nga vendet fqinje qe nuk e duan Kosoven dhe shqiptaret. Eshte e pamundur qe popullata e Kosoves te preket kaq rende kur me pare qeveria vuri masa karantine te forta. Kini kujdes se perhapja eshte e thjeshte. Mjafton disa njerez me virus ne shiringa ose mjete te tjera, ta perhapin virusin neper dyqane dhe malle te medha apo edhe vende te tjera. Duhet vigjilence e larte. Tani djajte mesuan se si mund te demtojne nje komb pa plumba, mjafton virusi te vrase me shume se me nje sulm me armatime te renda. Pa zhurme, pa nevoje e armeve. Zoti ju bekofte dhe ju ndihmofte. Kemi fqinj armiq qe me shekuj kane punuar qe te na shfarosin, pasi na vodhen pothuaj gjithcka kishim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje