Greqia njohu pasaportat e skaduara deri më 31 dhjetor, MEPJ: Emigrantëve nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast udhëtimi për në Shqipëri

18 Gusht 2020, 20:41Sociale TEMA

Ministria e Jashtme ka sqaruar vendimin e Greqisë për të njohur pasaportat e skaduara shqiptare deri në datën 31 dhjetor të 2020.

Sipas MEPJ, pasaportat do të pranohen si dokumente të vlefshme dhe kjo u krijon emigrantëve shqiptarë lehtësi.

Më tej thuhet se emigrantëve shqiptarë nuk do u kërkohet leje kalimi në rast udhëtimi nga Greqia për në Shqipëri.

Javën e kaluar u krijua një krizë humanitare në kufirin greko- shqiptar teksa u evidentua që shumë emigrantë kishin ardhur në atdhe pasi u kishte skaduar pasaporta dhe duhet të nxirrnin të reja.

Tashmë deri më 31 dhjetor emigrantët, edhe ata me pasaporta të reja mund t’i kryejnë procedurat e rinovimit të lejes së qëndrimit apo të tjera me pasaportat e skaduara deri më 31 dhjetor.

Njoftimi i plote nga MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.

Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje