Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar edhe Ali Ahmetin për urtësinë e lidershipit të tij.
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë“, shkruan Rama.
Ndërsa Erion Veliaj e ka konsideruar një arritje unike marrëveshjen midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë.
“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj.
Marreveshje interesante dhe me interes per palet. Cka garanton qendrueshmeri te koalicionit deri ne fund. Kur shqiptaret marin postin e kryeministrit. Urime BDI!
Pirro,do të të quaja unë. Si thua ti Pirro?
Emrin tënd të paktën shkruaje mirë!!!
Sigurisht qe eshte nje moment historik per shqiptaret per tu ngritur ne status te barabarte me shumicen maqedone.Te gjindur ne trojet e tyre shekullore,ne vatrat e stregjysheve,shqiptaret,jashte deshires se tyre mbeten jashte shtetit ame.Per mbi nje shekull,ashtu si vellezrit e tyre ne M te Zi ata ne Serbi,Lugine dhe ne Greqi,shqiptaret u trajtuan si qytetare te dores se dyte.Mbi ta eshte ushtruar nje dhune dhe genocid i vazhdueshem.Por pozitat e tyre tani ndryshojne.Ndonese me te varfer,me pak zhvillim,perfaqesim ne institucione,me nje pozite inferiore,sot ky mit sllav,si te privilegjuar,dominante,bie nje here e pergjithmone.Lufta e shqiptareve,presioni nderkombetar,politika e zgjuar shqiptare solli kete realitet.
Tashmr forca e tyre njihet,politika maqedone e njeh peshen e shqiptareve,pranon qeverisjen e tyre,qofte dhe per 100 dite,Urime dhe me kembe te mbare.Radhen tjeter do jemi me shume dhe me te firte e me te bashkua.Urime
Po sikur te bashkoheshin partite shqiptare ? Ata do te drejtonin Maqedonin. Por shqiptaret jane « me demokrat » se demokratet. Politikanet shqiptare jane gjumi shekullor dhe shkatrimi i Ilirise. Vafshin ne djall.
Jeni ne vete ore? Çfare arritje, ky eshte palaçollek. Çfare vlere ka te jesh 100 ditet e fundit te mandatit kryeminister? Po e bejme veten te tallet dynjaja me ne.