Për dashnorët e gratis-it!

18 Gusht 2020, 13:09Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj 

Falas! Gratis Përsëri Falas

Sa shumë janë cituar këto fjalë në fundjavën e kaluar. SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj.

Të gjithë kanë kërkuar që qeveria shqiptare të marrë përsipër testimin molekular të COVID-19 falas për këdo që don të udhëtojë prej Shqipërie në vende të tjera.

E gjithë kjo nisur nga situata e krijuar fundjavën e kaluar në kufirin shqiptaro – grek. Në tri ditët e “katastrofës humanitare” nga Shqipëqria drej Greqisë kanë udhëtuar (nëpërmjet Kakavies dhe Kapshticës) 18751 vetë. Shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm në Greqi, shtetas grekë (me kombësi greke apo shqiptare) dhe një grusht njerëzish me shtetësi të tjera.

Përveç 65 të tjerëve, shqiptarët e grekët jetojën e punojnë në Greqi. Janë të punësuar, vetpunësuar apo sipërmarrës në Greqi. Paguajnë taksa në Greqi dhe janë të mbrojtur nga sistemi grek i kujdesit shëndetësor.

Prej datës 6 gusht 2020 autoritetet e vendit ku jetojnë e punojnë shpallën regjimin e udhëtimit drejt Greqisë prej datës 17 gusht 2020 e në vijim. Midis të tjerash u kërkua edhe përgjigja e testimit (negativ) molekular të Covid 19.

Ndërkohë që prej datës 23 korrik, Ministria e Shëndetësisë e RSH kishte lejuar testimin për qëllime administrative edhe në laboratorë jopublikë. Pra, që prej datës 7 gusht cilido që ndodhej në Shqipëri dhe do të kthehej në Greqi kishte kohën e nevojshme për t’u përgatitur në përputhje me kërkesat e vendit ku jeton.

Kërkesa e testimit molekular në hyrje të Greqisë, mesa duket, është pjesë e strategjisë së qeverisë së greke për të mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë së Covid 19 (mesa duket nisur nga prirja e ditëve të fundit).

T’i kërkësh qeverisë shqiptare të sigurojë falas tetstimin molekular të personave rezidentë në Greqi do
të thotë t’i kërkosh qeverisë shqiptare të shpenzojë para publike (në këto kohë të vështira për financat e
vendit, qoftë publike e qoftë familjare) në funksion të mospërhapjes së Covid 19 në vendin fqinjë.
Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90 euro (marrja e tamponit bëhet në laborator dhe jo
nga skuadra që ia marrin të shtëpi të dyshuarit si në rastin e testimit nga sistemi publik). Deri më sot në
Shqipëri janë bërë në sistemin publik rreth 46,500 testime. Me çmimet e laboratorëve jopublikë janë
shpenzuar rreth 4,2 mln euro.

Dashnorët e Gratis-it kërkojnë që të shpenzojmë edhe 1,7 milionë euro të tjera në funksion të
strategjisë së qeverisë greke për kontrollin e Covid 19 në vendin e vet.

Sidoqoftë mikrokriza e fundjavës së kaluar nuk kaloi pa kosto. Në radhë të parë për të gjithë ata që
pritën në radhë. Më e rënda dhe e dhimbshmja ishte fataliteti i djalit 10 vjeçar nga Lezha. Më tej për
sistemin e emergjencave civile, bashkitë Gjirokastër e Dropull, bizneset që u solidarizuan me njerëzit dhe
ndihmuan në përballimin e krizës. Pa dallim nga gjuha amtare apo dokumenti i identifikimit i atyre
hallexhinjve.

Gjithë sa më sipër nuk kërkon të spostojë vëmendjen nga përgjegjësitë e qeverisë shqiptare në daljen
për zot të çdo lloj krize apo mikrokrize sado të përkohshme që mund të krijohet në çdo cep të territorit
të RSH-së.

Autoritet shtetërore përgjegjëse duhet të përmirësojnë qasjen ndaj emergjencave pas çdo eksperience.
Duke nisur nga një sistem “sensorësh” që ndjen vatra potenciale krizash përpara se të plasin botërsisht
dhe duke vijuar me një mekanizëm kombëtar përgjogje pathuajse automatike. Krizat nuk i parandalojmë
dot, por krizat për nga hallet e andrallat i ngjajnë njëra – tjetrës.

Çdo fillim viti, sistemi ynë i emergjecave civile duhet të lidhë kontrata të tipit “marrveshje kuadër” për :

– Fluturime mjekësore ndërkombëtare

– Fluturime antizjarr

– Ujë të pijshëm

– Shërbim WC mobile

– Racione ushqimore

– Shërbime dezinfektimi

– … etj, etj
me kohë përgjigje jo më shumë se 6 orë.
Edhe diçka në mbyllje për dashnorët e Gratis-it. Një testim molekular në sistemin jopublik kushton 90
euro. Nëse do të ishim në vitin 2013 do të kushtonte 99 euro.

Sepse SB, IM, LB, TSH, PV, LR, EP, etj, etj
në kohën që kanë qeverisur së bashku (2009 – 2013) kanë nismëtare, mbështetës dhe miratues të
vendosjes me ligj që sëmundja në Shqipëri do të taksohet me 10 %.

Ne e premtuam në fushatën
zgjedhore të 2013 që do e heqim dhe e bëmë realitet në 1 janar 2014.

5 komente në “Për dashnorët e gratis-it!”

  1. specialisti says:

    Llogari ekonomike e drejte e me kembe ne toke.
    Te tjerat jane politike.
    Sejcili, si gjithmone, fatkeqesite i kthen ne politike
    GABIM

  2. Kevin says:

    Ilir Beqaj lindur ne bytheqiras me profesion bythlepirs improvizon veten si gazetar.

    Mjafton vetem titulli “dashnoret e gratis” per te kuptuar cfar bagazhi kulturor ka ky bythlepirs.

  3. Koment says:

    Fole Ti o avokati shendetesise falas? O hajdut me cizme? Njeri i peshtire. Te kam njohur ndaj e them.

  4. Zgalem says:

    Eshte e dyta here , qe shruaj , per personalitetin , Beqaj. Ne c’do dekllarate dhe raport eshte bindes dhe konkret . Ne pozicionet ekonomike , qe ka drejtuar , ka qene i sukseshem . Kembenguli opozita dhe u lirua nga detyra e Ministrit . Me kujtohet se kjo levizje u mbeshtet mbi koncesionet e ish Ministrise me biznesin e Alma Nushit , per shendetesine . Jeta vertetoi se keto koncensione mbeten nga me efikaset , qe jane bere ne Shqiperine postmoniste . Mjekesia , pesoi ndryshim rrenjesor , si asnje sektor tjeter i jetes . Beqja dhe Nushi e treguan veten patriote te vertet . Beni nje llogari te thjeshte . Sa jane shpenzuar per mjekesine , ne shtetin post monist per dy periudha , perpara dhe gjat ministrimit te Beqaj , dyshoj se do te jene baraz . Po qe vertete keshtu , sic une dyshoj , periudha post moniste meriton nje kontroll ballafaqimi shume serioz , ku te percaketohen pergjegjesite konkrete . Kurre nuk eshte von , pr te percaketuar pergjigjesite , per parate publike . Zgalem

  5. Molla e dijes says:

    O Beqe! Di gjë ti, do ulen pensionet? Le t’ua ulin pensionet atyre hallexhinjve, kështu s’do blejnë dot ilaçet ose do ngelen pa bukë e do pinë ilaçe me barkun bosh! Do largohen nga kjo botë pa virus! Boll rrojtën duke vuajtur! Vetëm kryeministri të rrojë sa malet e marrtë nga ditët e popullit! Po rroga e kryeministrit do rritet gjë? Ore, ça thuhet andej nga sekti i rilindjes? Sa kushton një vend pune në ministri apo bashki? Ke kap ndonjë tender së fundmi? Na thuaj ndonjë të re aman! Se ti i di të gjitha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje