Nga Frrok Çupi
Ça ishte kjo punë?, në presidencë mblidhen presidentët për të dekoruar njërin prej tyre? I patë, apo kush do me ia dijë?!. Ka kohë që njerëzit kthejnë kokën po u përmende ‘presidentin’; kreu i shtetit është vendi ku perceptohen më të këqijtë e rracës. Prej shekujsh bëjmë pyetjen ‘patriotike’: Ore ça është kjo punë që më i mbrapshti ngjitet në krye të kombit shqiptar! Asnjë përgjigje…
Këtu janë ngritur e kanë rënë shumë dilema mes nesh.
Dilema e parë, e ngritur poetikisht:
Kjo është nga Dritëro Agolli. Aty nga vitet nëntëdhjetë e ca, kur shkrimtari humbi çdo shpresë se mund të kemi një fisnik e lord në krye të shtetit, lëshoi vargjet: ‘Kalonin në një shteg të ngushtë mali,/ gomari para, pas gomarit kali’. Kur bëhet kështu. atëherë punët e shqiptarisë venë mbroth. Ne jemi një komb që edhe ankohemi shumë, më shumë për veten; por që edhe kemi një të drejtë se historikisht, edhe sipas tregimeve rreth oxhakut, kafshën e urtë të shtëpisë e kemi ngarkuar me barrët më të mëdha. Pastaj nuk na kanë ecur punët dhe fajin ia kemi hedhur atij që është atje në fron. Po pse të shkretën?, çfarë mund të bëjë ky president që kemi sot për fatet e njeriut?! Që ditën kur e vunë aty, të gjithë e dinin se asgjë të mirë nuk presim. Tani i kanë shkurtuar barrët, dmth., kompetencat: Nuk ka të drejtë të bëjë betime, nuk ka të drejtë të vishet si burrë shteti, nuk ka të drejtë të mendojë si njeri me shkollë, nuk ka të drejtë të zgjedhë zonjën e tij si zonjë e Parë… Thjesht i kanë shkurtuar ‘lidhësin’ dhe ai rri aty, por ‘i pa burrë’.
Dilema e dytë: Nga vijnë këta, i krijon vrasësi i tyre, apo…?
… Apo këta e krijojnë vrasësin? Kjo është gjysma tjetër e dilemës. Presidenti që u dekorua dje, prof. Mejdani, ka një shekull që sulmohet egër nga Dr. Berisha, herë si ‘merhum’, herë si vrasës ‘i bllokut’, herë si kunat i Sofo Lazrit. Dr. Berisha ka qenë president i Republikës para prof. Meidanit. Në 14 shtator të vitit 1998, prof. Rexhepi ndodhej në një konferencë në Athinë dhe duhej të kthehej në atdhe. Mirëpo këtu kishte nisur lufta, ose grushti i shtetit- siç e kanë emërtuar. S’ka rënësi emri, por që këtu binin më shumë plumba se gjethe nga pemët- kjo është e sigurt. Shteti grek e vonoi disa orë avionin e presidentit Meidani, me shpresë se do të zbutej stuhia e plumbave dhe tankeve në kreyqytet. E gjitha ishte bërë nga ish- presidenti ‘in realtime’. Prof. Mejdani erdhi në atdhe dhe mundi të hyjë në zyrën e tij, por pyetja shtrohet tani: ‘Si vallë prof. Mejdani shtrëngon duart e urimit me dr. Berisha?’. O këta i krijon vrasësi, o këta vetë e krijojnë vrasësin e tyre. Dhe shpallen heronj katallanj, pa ndonjë vlerë tjetër për humanët.
Ka në këtë mes, një proces të çuditshëm, si procesi i Kafkës: President Medani mbiu si ‘burrë paqësor’ mbi rrënjën e presidentit të mëparshëm që u quajt ‘gjakatar; Saliu vetë mbiu mbi pemën e Ramizit e Haxhiut, të cilët i akuzoi si vrasës; Topi u akuzua si vrasës në bulevard po nga pema që ia kishte vaditur rrënjët dhe e kishte paketuar si ‘burrë i mençëm’; Nishanin e vrau zoti, por këta fërkuan duart dhe e kontrolluan herë si ‘kapter’, herë si ‘pompist’ benzinate; Iliri shpejton të dekorojë Meidanin para se t’i kthehet dalldia e tij për të vrarë veten si Salvador Allende; por edhe kështu do ta lidhë paqësorin Mejdani me një vrasje ‘alias CIA’.
Dilema e tretë: A jemi piramidë me kokë poshtë, apo akoma para- politikë?
Qeverisja para-politike në Shqipëri është e lavdërueshme për historiografinë e Perëndimit; por shtetërimi i tanishëm shqiptar është i pështirë për ta. Fatmirësisht që ata nuk dinë gjuhën shqipe që të dëgjojnë fjalimet e presidentit të tanishëm dhe të lemerisen. Tani Iliri u ka bërë thirrje gazetarëve ‘eja mblidhuni, të bëjmë një gazetë së bashku’.
Po pse kaq të marrë?
Ose ne si pjesëtarë të këtij kombi të vetë lavdëruar, jemi më të mençmit e botës përsa i takon ‘zotit shtet’… Ne qenkemi të vetmit që e ndërtojmë shtetin si piramidë me bazë lart; ose e thënë në pezhorativ ‘piramidë me bythë lart’. Domethënë së prapthi. Atje lart në shtetin tonë qëndrojnë njerëzit që e kanë vendin poshtë, për të mos përdorur përsëri pezhorativin. Vetëm kjo mund ta shpjegojë marrëzinë tonë kur zgjedhim kreun e shtetit.
Dilema e katërt: A do të na duhet të kemi më president?
Pyetja vjen natyrshëm, përderisa asnjëri deri më sot nuk la gjurmë të mirë në këtë vend: vallë pse na duhen? Por nëse themi të vërtetën, e vërteta është se që të gjithë presidentët na e shënjuan jetën njësoj si vula e skllavopronarit mbi qafën e skllevërve. Atëherë pse na duhet më një tjetër nga ‘raca presidenti’. Ka pasur plot raste në jetën e njeriut, qysh prej Neandertalit, që kur raca e një specieje ka degjeneruar, dhe njeriu e ka shfarosur për të mbijetuar vetë. Edhe këtu zor se do të mirëpritet ndonjë president tjetër. Veç në se ndodh që oborri i Presidencës- ish ambasada e Rusisë, mbjell e rrit presidentë dhe na i imponon ne- popullit që jemi përjashta gardhit…
Njëmijë herë më zi sikur t’i thuash tjetrit ‘eja president pas Ilir Metës’. Askush nga normalët nuk do ta pranonte njollën e zezë. Ky mbetet i fundit nga ‘e zeza’.
Pa koment!
Me sakte nuk behet!
Artikull perle. Do nxirrja jashte kesaj kenete vetem Alfred Moisiun.
Moisiu ishte i vetmi qe ha buke veç nga gjithe keta palacot e tjere. E luajti me shume dinjitet dhe paanshemeri partiake rolin e Presidentit.
Bravo Mezani!Moisiu na ban nder
moisiu ha buke veç !!
Ty te lumte pena , ç’te shtoj tjeter ?
Analize kryeveper!
Presidentet kane kodin e tyre. Ne nuk i kuptojme…
I mahnitshem zoti Frrok Cupi!I Paperseritshem ne llojin tuaj! Meriton nje bravo te madhe ……eshte e peshtire kjo qe bejne kjo kategori e “presidenteve” ,te cilet sic e nenvizoni dhe juve ,jane krejt te padobishem,per te mos thene qe jane krejt te demshem per kete vend.Duke filluar nga briganti vicidolas,e duke vazhduar me Nishanin,e vrare nga “zoti” e dri tek me famekeqi,i cili gabimisht ndodhet jashte Recit.Keqperdorin postin me te larte te shtetit per te bere qoka,sic eshte dhe kjo me e fundit,pra dekorimi i Mejdanit.Ai mund te jete njeri i mire,ka kryer detyrat me perpikmeri,por dekorimi eshte nje akt sublim,nje akt e nje veprimtari e jashtezakoneshme qe e meriton vertet dikush ta meritoje.Dhe te tille ka ne kete vend,por qe lavjerresit tone te presidences as i vjen ndermend sepse do jeni fisheke te harxhuar kot prej tij..Nishani,me dhe pa mustaqe u shqua ne dekorimin e balllisto-zogisteve dhe pleherave lloj lloj te ketij vendi,kurse ky i menderosuri i fundit,i lerosur deri tek fijet e fundit te flokeve ne maje te kokes (tek rrrenjet e tyre ne fakt sepse koken e ka te rruar,ndaj eshte dhe shume “i zgjuar”,dmth.me i zgjuari i budallenjve te stanit te bashkuar opozitar me dirigjent vicidolasin kriminel e bandit.Keshtuqe,duke pasur pervojen e “vyer “te Nishanit pa nishan ky ben te kunderten.Per te fituar vota majtas,u ledhaton sedren e semure njerezve te te majtes,ben qoka tek sportiste,artiste e personalitete,te cilet kane bere as me shume e as me pak detyren e tyre dhe jane paguar si te gjithe nenpunesit e shtetit dhe ne asnje rast nuk kane bere me shume se sa kane pare punen tyre.Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli e ketij shteti.Tani,ne ditet e fundit te tij ne presidence Likes se florinjve te krrabes i ka mbetur pa dekoruar Sali Berisha,LuliBasha,Monika dhe Medih Gerdeci dhe ka mundesi te jape dhe ndonje dekorate per Dash Rakine e Nard Humoristin,se ku i dihet mund ti duhen ndonjehere,sepse kane dhe ata disa vota.Jepi Like gazit deri ne fund.Mendo te dekorosh dheTit vasilin ,Tushe vitorine e Pandeli majkon,se mos harrosh!!Per te dekoruar jane njerez te artit si puna e Andrea Stefanit,qe megjithese perpara nje presioni te papare te te dy bandave kryesore te ketij vendite Likes e te Berishes, nuk e ulen penen per asnje cast dhe punojne me vetmohim e sakrifice ne sherbim te kombite te popullit te tyre.
I Agree NO COMENT
I ke thene te gjitha. Mjere ky vend.
Analist perfekt.Por ata qe analizon as skuqen e as zverdhen. Ata jane mbeturina ,se bashku me ata qe izgjedhin ne keto pozicione thjesht per pazare te ndyra duke degjeneruar vete pozicione kaq te larta dhe te nderuara te shtetit.
Ske ci komenton dhe ti heqes asnj,,, shkrim prefekt.
Nje btavo te madhe!!!!
Faleminderit edhe nje here per shkrimin. Po zoti Frrok, ne jemi “para” per cdo gje. Jemi parapolitike, jemi paramilitare, jemi paranormale po te duam jemi edhe paraplegjike. Keshtu na kane bere politikanet tane, te ndihmuar edhe nga ne.
shkrim i shkelqyer per keta lloi shtetare
O Frroku im….a e di ti se çfare po bën..????është rritur çmimi i brekëve ne dyqan????..dhe a e di pse?Ta them unë:po u heq brekët këtyre legenave(d.m.th.këtyre buçeve)???JE SHUME I SAKTE FRROKU I MADH!!!!!
O Frrok, po kush e emeroj Meten ne ate pozicion? Pse ore nuk e permend Ramen ne kete histori, apo prishet lepirja si process?!
Meta ka qene hadjut i madhe, por eshte edhe burre qe ju ka tredh ju qe te gjitheve. Me pare doli ai gjykatesi e beri si i forte, po Meta e degjeneroj dhe Rama dhe komisioni i tij i rrujten bolet Metes. Tani te ka turrur ty Rama te besh lehesin, uroj te mos kthehet Meta se te degjeneron dhe ty dhe Rama nuk te del ne krahe se eshte frikacak, thjesht te paguan ca leka se keshtu i blen gjerat Rama me leke dhe jo burreri.
Pervec Metes nuk ka me burra qe ti bejn balle hajdutllekut te ri lindjes, se me Lulin tall menderen Rama. Ndersa Berisha eshte bere si qen plak qe lehe por nuk kafshon dot me se e la mosha biologjike.
Kur Xhep Meidani ishte president bllokohej i gjithe liqeni artificial rreth e qark, pasi kalonte mespermes eskorta e xhepit sikur po kalonte trump, traplliqe te pafundme
Frrok Cupim ke nje pranvere te dyte. Te lumte! Sa per problemin e TV, Iliri e ka ngritur stafin, e ka zaptuar vendin, e ka ngritur steken e rrogave qe ajo te sherbeje si magnet per ato qe sic thosh babushi Enver “e shesin vehten per 30 aspra”. E di se c’e pret pas presidences dhe kerkon te mbrohet nen cadren e mediave. Po pse, kaq budallenj na merr, kaq budalla e merr kete popull o presidenti yne!
Fantastike dhe BRILANTE ANALIZAT dhe SHKRIMET e FRROK ÇUPIT ! MOS u Ndal i DASHUR FRROK dhe BJERU HAJDUTËVE dhe PIDHMOTRAVE të Politikës së HAJDUTËVE të KORRUPTUAR të këtyre 30 Viteve ! RESPEKTE për FRROKUN
Me ke emocionuar me kete analize te shkelqyer.
Z.Frrok ne lexusit e rregull po kuptojme se ju si gazetar po i afroheni majes se gazetarise,tani ju po shpalosni talentin tuaj analiza juaj eshte sice e thote populli gjuha vete ku dhemb dhemballa. Respekte pa fund FRROK CUPIT
Perfekt.
Kjo eshte analiza qe e zgjon mendjen e njerezve.
Brilant.Te lumte.
Gjithçka e thënë,tëpër ekselente dhe me vlerë,analizë dhe vlerësim tëpër i veçantë që jo çdo pemë e shkruan,faleminderit z.Çupi.
I nderuar Frrok! Si shume shkrime te tjera tuajat, edhe ky shquan per analizen elekuente, me kulture dhe qe ngjit tek shume lexues qe ndonjehere edhe pse jane ne nje mendje me ju, nuk arrijne t’i shprehin. Gjitheçka qe thuaj jo vetem qe i gjykoj me vend, por ty bravo te qiofte qe i thuaj gjerat ne momentin e duhur, pa u lene te “shkasin” per shkak te inercise ditore, ose moskokçarjeve te disave. Per mua dhe jo vetem, nuk shoh ne kete shkrim te kesh thene te pa verteta per kete president qe kemi (i cili na ka rene per pjese si nje fatkeqesi, jo pa faj te kesaj maxhorance), por edhe pwr ata para tij. Çfare te çmosh tek ky njeri? Ekuilibrin politik, qenien mbi palet, maturine e nje burri shteti, agaresiviteti qe nuk ia jep kushtetuta, ligesine dhe sensin inatçor qe e demostron pa droje ndaj ekzekutivit dhe legjislativit, vesin e mbrojtjes se interesave te ngushta vetiake e familjare, perzjerjen ne afera korruptive te veretetuara publikisht, nivelin mizarabel kulturor, te foluren nen nivelin mesatar te popullit te vet, fizikun e shemtuar, xhestet feminore dhe aluçinante, pwrbetimet se “do vras veten…”,
pranimin e vajzes se vet si “zonje te pare” per te mos lene Partine tek tjeterkush, sjelljen dhe gjuhen e rruges qe shfaq bashkeshorja e tij qe e quan veten “te pavarur” nga formimi bashkeshortor, vetereklamimin publik tok me qen e mace….etj, etj. Nese dikush çmon tek ky president “zotesine” qe i kundervihet Rames, dhe i pelqen kjo “aftesi”, perveçse mund ta beje krushk ate, per interesat themelore te shtetit ai vazhdon te jete i tepert, madje i katandisur ne kete fare feje, qe po te kish saadopak dinjitet shetari, duhej te ishte larguar me deshire nga detyra. Te mos merremi aq shume me ate kush e vuri (jo se nuk vlen), por le te meremi me ate sa i pergjegjshem ishte ky njeri ne keto vite per nderin qe iu be, sa ai u be vertet president dhe jo qe u zgjodh president.
Si do vere puna me tej? Ju me te drejte thoni se veç ne pjellte presidente oborrii brenda gardhit ku ndodhet presidenca…!? Keshtu si kane ardhur dhe si jane bitisur presidentet tane te jap te drejte. Por, mbase ka nje dritare te vogel, ose nje mundesi qe duhet provuar: le te kemi nje president femer, nje zonje me integritet qe me siguri do te jete shume here me mire se te gjithe te seritanishmit. Ndonje emer qe me shkon nder mend, s’po e them, sepse fundja eshte mendim imi dhe kaq. Respekte i nderuar Frrok dhe mos u ligeshto nga ndonje komentues qe e ka per kollaj fyerjen dhe jo njerezillekun.
Bravo z Cupi e sakte ky qe ishte me i sakti bashke me Moisiun i rrethuar nga qente
Mjafton qe ky eshte i vetmi @ intelektual” pro Trum … per te kuptuar se ky zoter eshte nje ndyresire.
Po te permendim dhe eksperiencen ne gazeten famekeqe ZP dhe heqjen e antenave ne lagje … zoti “ llulla” nuk eshte ne boten e njerezve te moralshem.
??
Shume i poshter presidenti qe ben thirrje per te bere nje gazete.Maskaraj. Ka te drejte Frroku qe nuk don me president, fundja Frroku eshte kali i Neandertalit. Nje analize e shkerdhyer, me falni e shkelqyer, duket nga komentet e bera nga vete kali i Neandertalit. Gomar kemi presidentin.Lord je Frrok, lord me LLuLLe e kapidan
SIKUR SHQIPETARET TE BEHEHEN AQ TE ZGJUAR, TE DREJT E TRIMA SA TE BEJNE PRESIDENT FRROK CUPIN, UNE DO JA MARR KENGES, KALONIN NE NJE SHTEG TE NGUSHTE MALI, PERPARA HECTE KALI, PAS VINTE GOMARI. TU BEFTE DITA NJEMIJE FRROK PER HUMORIN E KENDSHEM,
Ne nje vend kaq te vogel me nje popullsi Po te vogel , e barabarte me nje lagje te nje qytet i te madh , perde u dashkan kaq institucione , e sidomos ky I presidentit , qe pervec llamarindekorata po ndan, dhe qe duhet te jete perfaqesues dhe rruajtes i unitetit , por qe ne fakt eshte percaresi dhe prishesi nr 1 I unitetit , dhe qe pervec marjes te rroges e shtesave te tjera qe jane me te medha se rroga , nuk bejne as nje pune tjeter , mos flasim me per 140 deputete, apo 200 e ca parti
BRAVO FRROK je trasparent me pelqeu artikulli dhe me shume ku thua : ky mbetet i fundit nga e zeza, me gjithe ate do te thoja qe gazetarise se pa varur nga partite dhe individe perveç personit tende besoj qe je i vetem, shoqerise SHqiptare i duhen me shume gazetar te ketij kalibri , duhet te jesh ti lider i gazetareve te pa angazhuar me korentet e ndryshme dua te theme te krijoni klubin e te pa koruptuarve per te miren e vendit te uzurpuar nga politika e pa ngopur aktuale,se si thote populli : nuk vjene pranvera me nje lule, se ferrat e politikes te vendit jane te pa numera.TE uroj dhe nje here pune te mbare dhe shendet.
Kur mendon qe nje popull, nje shtet ka ne krye nje njeri ku populli i tije ka neveri per te dhe familjen e tije, ai vetem se nje magazinjer mund te jete i atij institucioni me disa furnitore te rraces dhe vesit te presidentit, bejne trupen presidenciale, ku njerezit e shohin si nje godine ku perpunohet dhe shahet qeveria mbi te cilen ai u zgjodh. Presidenca sot shihet si shtepia me gjethe dikur ne monizem, ku sekrete te medha kundra armikut imagjinar te atij ,te pushtetit qe ben pjese dhe presidenti. Z. Frrok e pershkruan bukur hipokrizine ku brenda ka tradhti, ne ate takim shum qesharak per ata qe kane sy e veshe ne kohen e ketyre kameleoneve, ku deri ne orgji ne zyrat oresidenciale. Te pershendes z, Frrok.
BRAVO SHUME E GODITUR JAM DAKORT ME TY ZOTI FROK. PO KA MUNDESI TE TE SHOHIM ME SHUME PER DITE NE TEMA SE KETO ANALIZA JANE LEKSIONE
DHE UDHEREFYESE PER POLITIKANET E RINJ QE DO VIJNE. FALEMINDERIT
O Frrok
Metes do i hash mutin ti dhe soji yt.
Po ti rrahe gjoksin se iliri ka mbaru kur u ngrit komisioni per shkarkimin. Dhe i rruat trapin.
Tani nje gje po ta them o Frrok kari
Edhe Edi yt po fitoi ilirin president do ta beje
Edhe Basha po fitoi prape ilirin president do ta keni.
E ti do vazhdosh te hash mut si gjer tani
Frrok Cupi ja vlen te jete president i shqiperise.Do jete presidenti me i mire pas Alfred Moisiut.
Ilir floriri do te mbetet ne historine e ketij vendi si me i korruptuari e me i degjeneruari. Nga bangat e shkolles pa punuar nje dite kap funksionet me te larta dhe behet miljarder….. Zoti i denofte ata qe e votojne kete kriminel.
Te lumte Frrok. I madh je.
Je i pa aritshem,ju nuk duhet te jeni ne ate xhungel mafjozesh por ne nje vend me demokraci te zhvilluar.Nje bravo te madhe.Ky eshte Frok Cupi.
Je i pa aritshem,ju nuk duhet te jeni ne ate xhungel mafjozesh por ne nje vend me demokraci te zhvilluarNje bravo te madhe.Ky eshte Frok Cupi. Jo per here te pare po shkruaj.
Je i pa aritshem,ju nuk duhet te jeni ne ate xhungel mafjozesh por ne nje vend me demokraci te zhvilluarNje bravo te madhe.Ky eshte Frok Cupi. Jo per here te pare po shkruaj.Ekeni gabim.
ka kohe qe nuk komentoj te Tema
.
ne fakt artikuli i F.C ” gazetarisht ” eshte ne nivel te lavderueshem por per fat te keq jane ‘Finte pa top”
.
Keq ardhje dhe per ca komentues qe kaluan ne orgazem..
,
Do te isha ne dakort qe ne vend t te parafjales “Dr ” per me ner me thane Berishen duhetj kuptuar dhe shkruar Drakula
.
Nese FC-eja i ZP duhet te thoshte 1% te se vertetes duhet te sqaronte se tere keta preshindente jane kuislinge te regjimit ambasadorial qe mbreteron ne ate vend duke filluar me krimineli Drakula Berisha e quajti Burre shteti kur akoma ne bulevard ishte gjaku i fresket
Keqardhje per ket Frrokun dhe komentuesit e frustuar..
Po ç’fare pret o Frok Cupi ku 87% e popullsise perbehet nga fshataresia mesjetare!Shqiperia mbart gjithçka vetem qyteteri jo!Ndaj edhe vendi ka gjithnje regres e kur progres si gjithe vendet e civilizuara!Po nuk u civilizuar njeriu e jeten ta mbizoteroje qytetaria ,ky avaz do te jete perhere!Nderton Rama rruge pa menduar qe neser vjen mushka ne pushtet e ia shkateron gjithçka ,sepse mungon niveli i pergjitheshem shoqeror i cili le per te deshiruar!Ndaj edhe kryekrimi Berishe fle i qete,sepse me vetdashje e shkateroi kete shoqeri duke e perzier kaq keq miellin me krundet !Po nuk iu be thirje intelektualeve dhe patrioteve qe sot ndodhen jashte kufinjeve te atdheur te larguar me detyrim nga rregjimi fashist Berishjan ,Shqiperia keshtu do vazhdoje ne dekata !Ndaj edhe mbi krye do te mbajme mbi shpine gomere si Iliri,Ndoket e sorrollopet ,ku nen moton “te dhjerre por krenare” do te kendojme vargjet “O sa mire me ken Shqipetar,o hej o hej o hej o hej”
Bravo frok shum bukur….ju nuk e that te gjith se mbase ashtu duhej ….po Rama ama dhe me venecien qe e kemi si perendi nuk e prishi se…..dh kete gaxhgaunin e la per ta turperuar sic po turperohet …pra ja hoqi te gjitha kopetencat…..me nje gur vrau dy zogj…president plera vetem ne kosov ka shkelur …si president …me duket nuk kujtohem se nuk interesohem per copen e mutit…..urime zoti frok …
Jam shume dakord me komentin e CELO MEZANIT.
Normal, banditet zgjedhim njoni tjetrin. Kur nuk pyetet populli.
Shkrimet e Viktor Malaj dhe te Frrok Cupit nuk lexohen por perpihen. Distanca e gazetaruceve te tjere me ta eshte me vite drite larg.
Rrespekte Frrok Çupi per kte analiz brilante , si gjithmon analizat e tua jan te drejtperdrejta , nga analiza do veçoja Alfred Moisiun ishte i vetmi president serioz kto 30 vjet anarshi totale , rrespekte Frok Çupi .