Presioni popullor “zbut” Lukashenkon

18 Gusht 2020, 19:30Bota TEMA

Presioni po bën që të zbrapset gradualisht edhe i konsideruari diktator i fundit i Europës, Aleksandër Lukashenko.

I gjendur mes manifestimeve masive ku kërkohet dorëheqja e tij, lideri i padiskutueshëm i 26 viteve të fundit i Bjellorusisë, për të parën herë ka pranuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja që deri në fundjavë ishin një opsion i padiskutueshëm.

Duke folur para puntorëve të një fabrike traktorësh, eksportet e të cilës i sjellin të ardhura të konsiderueshme ekonomisë vendase, Lukashenko la të hapur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, parlamentare e lokale vetëm pas një referendumi popullor për ndryshimin e Kushtetutës që do të reduktojë kompetencat e Presidentit.

Por në këto kushte, udhëheqësi 66-vjeçar e bëri të qartë se nuk jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja presidenciale “sikur ta vrasin”, siç u shpreh ai. Vizita e tij në fabrikë u shoqërua me thirrjet e puntorëve për dorëheqje.

Një ditë më parë me protestat masive popullore kundër Lukashenkos u bashkuan edhe punonjësit televizionit shtetëror që ndërprenë punën. Ndërsa kandidatja e opozitës në arrati Svetllana Tikanovskaja propozoi krijimin e një këshilli kombëtar të opozitës, që do të shërbejë si një qeveri kalimtare për ta çuar vendin në zgjedhje të reja presidenciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje