DEBATI: Si u soll Ernest Koliqi ndaj liceistëve të Korçës që s’pranonin përshëndetjen fashiste?

19 Gusht 2020, 17:12Politika TEMA

Javë më parë, një debat shpërtheu në publik mbi të kaluraën e dy emrave të bujshëm të mendimit dhe kulturës shqiptare, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. Kjo pasi studiuesi Auron Tare publikoi një dokument ku tregohej se si kjo dyshe kishte bashkëpunuar për disa shërbime të huaja, përfshirë dhe UDB-në, gjë që kompromentonte moralin e tyre atdhetar, të padiskutueshëm deri më sot.

Më pas, pati një devijim të debatit mbi rolin e Koliqit si profashist. Në fakt, nuk diskutohet pozicionini i tij politik atëbotë, por ndoshta kontekstet ku ai u ndodh dhe luajti rolin e tij, duke besuar se kështu i shërbente Shqipërisë.

Dhe zbardhet një tjetër zhvillim ku Koliqi del në pah si pro-fashist.

Nga trazitat e nëntorit 1939 deri në në fund të janarit 1940, në Korçë shënoheshin çdo ditë incidente. Merreshin po ashtu  masa të rrepta për t’i vënë nxënësit dhe profesorët e liceut në hullinë ku  urdhënonte qeveria. Një prej urdhërave që refuzohej në masë ishte ai që e quanin “salutimi fashist”, i vënë si rregull nëpër të gjithë shkollat shqiptare të asaj kohe sipas një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit e datës 22 prill 1939.

Për shkak të këtij urdhëri, rebelimi shtohej në rradhët e nxënësve të Liceut të Korçës, edhe pse, herë pas here ishin marrë masa të ashpra në këtë shkollë, me përjashtimin e përhershëm të disa nxënësve apo pushimin nga puna të një varg profesorësh.

Me 23 janar, pas revoltave të liceistëve ishte menduar e udhës të shkonte në Korçë vetë ministri i Arsimit Ernest Koliqi, i cili kishte marrë masa të rrepta.

Ja çfarë shkruan Prefekti i Korçës në këtë telegram që e sjellim të plotë,  për këto trazira të 23 janarit dhe masat që u morën për t’i dhënë fund anarkisë në lice.

Po veçojmë vetëm masën finale, atë të ndëshkimit:

Ndëshkimet kundra nxansavet janë të domosdoshme për rujtjen e prestigjit t’Arsimit Kombëtarë me frymën fashiste.

Prandej, Shkëlqesija e Tij Ministri i Arsimit mori këto masa:

1 – Përjashtoj dy nxansat e Klasit të VIII si Kryeshkaktar të qujtun Aleko Xoxa nga Fieri e Mihajl Refail nga Korça nga të gjith shkollat e Mbretnis Shqiptare dhe përgjithmonë.

2 – Të gjith nxansit e tjerë të Klasavet VII e të VIII si edhe 46 nxansa të Klasavet të ndryshme u përjashtoj nga msimet për këtë vjet me të drejtë që të rregjistrohen në vitin e ardhshëm mbasi të kenë në dorë nji çertifikatë nga Inspektori i Arsimit e nga autoritetet e sigurimit publik, dhe 15 nxansa po të klasavet të ndryshme i përjashtoj për këtë vjet nga msimet me të drejtë që t’i ketë secili në dorë çertifikatën që u tha sipër.

3 – Dha urdhën për hapjen e Liceut me datë 27-I-1940-XVIII ditën e Shtunë, tue kshillue Drejtorin që t’i’u flasin nxansavet dhe profesoravet Alkaj e Roçato, të cilvet i’u kishte dhanë këshilla edhe veçanërisht.

Me këto masa të marruna dhe me zotimet e dhanuna prej prindërve të nxansavet kemi shpresë dhe bindje se nxansat e Liceut do të na lanë ktej e tutje të qetë. Nxansat e përjashtuem jo Korçar u larguen qysh sot prej Korçe, dhe të tjertë që mbeten do t’jenë gjithnji nën survejancë.(Tesheshi)

47 komente në “DEBATI: Si u soll Ernest Koliqi ndaj liceistëve të Korçës që s’pranonin përshëndetjen fashiste?”

  1. Na myten says:

    Mbylli Liceun Francez dhe ky sipas Ndrecës e katolikocentrikeve të tjerë ishte akt patriotik. Bashke me fazhizmin. Madje bashke me deklarimin e luftes ndaj Frances dhe Britanise 6 muaj pas mbylljes se Liceut.

    1. Hyda says:

      Po lerini keto kardhiqe tashi se u kthyet tek festimi i 16 tetorit te xhaxhit Never, ku eshte firma e Koliqit ne trurin e Tares?!

    2. Na mbyten idiotet says:

      Ardian Ndreca eshte vetem nje megaloman qe i fryn ndasise veri-jug, dhe nuk mund te quhet kurre nacionalist. Ndersa per Koliqin nuk ka nevoje te flas fare sepse ka folur historia me kohe dhe ky artikull i ve vulen.

    3. Arber says:

      Ti i mbytur je qekur te tredhën turqit.
      Nuk te ben pershtypje fare që edhe sot e kesaj dite pershendeteni turqisht:” Ejvallah! , Allahile?, Hozhgeldeniz!, Shyqyr!, “etj..
      Nuk eshte se turqit e zhvilluan kete vend: perkundrazi, per 400 vjet e zhyten ne prapambetje, e lane te fundit ne Europe, ia ndaluan edhe gjuhen shqipe, edhe shkollen shqipe “Jazek arnautçe, haram!”
      Ndersa per here te pare me italianet u jetesua Shqiperia e Madhe (natyrale), ky ministri “i poshter” Koliqi dergoi 100 mesues qe hapen shkollat shqipe ne Kosove.
      Italia ndertoi aq shume ne Tirane, sa me to krenohemi edhe sot. Ndertoi rruget e Shqiperise per 5 vjet.
      Keshtuqe mbetjet turke ne token arbnore duhet vetem te ulin koken dhe te ndjehen si të dhier.

      1. Baliu says:

        Qellimi i atyre ndertimeve italiane ishte kolonizimi i Shqiperise me 700 mije italiane, pra jetesim i Italise se Madhe e jo “Shqiperise se Madhe”.

        1. Arber says:

          Balo (keshtu quajme qenin ne shqiptaret), po qellimi i selçuko-osmaneve te Mongolise cili ishte? Te te zhvillonin? E pame, pra.
          Jazek, bali, jazek! Pis milet!
          Dhe sollen jo pak kolone turq ne Shqipeqine e Mesme, qe i dallon lehte edhe sot, edhe pse flasin shqipen e vendit. Ne Kosove e Maqedoni po ashtu.
          Por, çuditerisht, e duam Turqine.,
          “Q.ja nenen, se te therret baba!”

          1. i cudituri says:

            Sa klase shkolle ke ti “Arber” Pisoglendi!?

          2. Baliu says:

            Ne mungese argumentesh, sharje e ofendime!!!

  2. Baliu says:

    Kjo “larja e historise” shum e ngjashme me larjen e parave.

  3. Shqiptari says:

    Eshte per te ardhur keq kur tani,postmortum meson se si nje talent mbytet ne pellgun e bindjeve te tij fashiste dhe nen petkun e patriotit i sherben fashizmit me devotshmeri.Nuk eshte ky i vetmi rast.Jane shume te tjere,madje kontributore ne çeshtjen kombetere shqiptare,rane ne rrjeten e pushtuesit dhe u vune ne sherbim te tij duke u shitur si Nacionaliste.
    Termi NACION nuk do te thote te jeshe nacionalist,por nenkupton te duash nacionalitetin,te duash kombin,atdheun,vendin e te pareve.Po nuk mbron te dashuria,por duhet te punosh dhe te luftosh per te,ta mbrosh lirine dhe pavaresine e tij nga te huajt,te mbrosh gjuhen,kulturen,traditat dhe vlerat kombetare.
    Po si mund te jeshe Nacionslist kur i dorezon simbolet kombetare fashizmit?Si mund te jeshe Nacionalist kur drejton partine Fashiste ne vendin tend?Si mumd te jeshe patriot Nacionalist kur ndeshkon nxenedit dhe profesoret qe nuk pranojne te nderojne Ala Romana?Si mund te jeshe Navionalist kur merr armet,krijon organizata qe luftojne kunder popullit tend dhe bertet se po luftojme komunizmin,kur katilet komuniste kane ngritur tere popullin nr lufte kunder fashizmit?
    Perse keta atdhetare Nacionaliste,qe e donin kaq shume kete vend nuk u vune ne krye te popullit,ta udhehiqnin ate ne lufte kunder pushtuesit,por u futen ne zyrat e fashizmit dhe iu kundervune deshires se popullit per liri?
    Perse per keta patriote Nacionalste nuk ka nje kenge,nje histori,nje permendore,nje femer deshmore ,kur ne vende te tjera Nacionalistet kujtohen me rspekt?
    Perse keta patriote Nacionaliste ia mbathen ne nentor 1944 bashke me nazistet gjermane,bashke me ministrat,deputetet,komandantet e Ballit dhe Legalitetit duke ua lene vendin e tyre te dashur krimineleve komuniste qe te masakronin oer 45 vite tere rracen dhe farefisin e tyre te pafajshem deri dhe te femijet?
    Perse keta patriote,Navionsliste kur ia mbathen u bene agjente te sherbimevebte huaja dhe e shiten lekuren per para dhe nje pjese u masakruan pa rene parashuta ne toke?
    Si edhte e mundur,qe sot pas 76 vitesh,me fakte dhe me dokumente qe tregojne dhe flasin qarte per shitjen e kekures se tyre,jo te Atdheut dhe te Nacionit,apologjete,idhtare,persona te lidhur me ta dhe aq ne teper drejtues te larte politik,sa per sy e faqe te distancohen nga bindjet dhe veprimet e tyre ne dem te vendit??Jo nga krijimtaria dhe puna shkencore e tyre??
    Nese ne denojme dhe duhet ta denojme ashper masakren dhe terrorin komunist ndaj shume njerezve viktima dhe krejt te pafajshem,duhet te denojme dhe kolaboracionizmin dhe shitjen e ketyre Patrioteve,Nacionaliste te shefbimet e huaja qe punonin kunder vendit te tyre??
    Kjo ndjese do burreri,pasi pas afro 80 viteve,pasardhesit e burrave qe nuk e dime,por edhe e dime perse i bene keto veprime qe kane lene kaq pasoja kaq te medha duke i kene shqiptaret te ndare ne dy llogore lufte pa armik real.??!

    1. katarakti says:

      I ke thënê të gjitha qartë dhe troç. Të lumtë.

    2. VFLP says:

      Nuk ka asnje “masaker dhe terror komunist ndaj viktimave dhe njerezve te pafajshem”. Keto shprehje karagjoze jane thjesht nje MASHTRIM ORDINER, jane nje POLITIKE ANTISHQIPARE qe justifikohen me “antikomunizmin”.
      Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!

    3. !! says:

      Ke bere shume pyetje te pa nevojshme, mbasi pergjigjet e pyetjeve tuaja dihen tashma. Jane kaq te thjeshta, sa dihen nga çdo njeri qe ka mbaruar 8 vjeçaren.
      Te gjithe ata shqiptare qe kane qene funksionare ne qeverin shqiptare ne kohen e fashizmit, kane qene ndermjemtes midis pushtuesve dhe popullsise. E di çdo thote te jesh nje vend i pushtuar, pa nje qeveri perfaqsuese nga populli ?!! Ne mungese te nje qeverie shqiptare, si do funksjononte shteti ? Pushtuesit nuk e njohin gjuhen e vendit, zakonet, tradidat, pra kulturen e vendit.
      Shqiperia ishte e pushtuar, dhe funksionaret e shtetit kane zbatu urdherat. Nuk mund ti gjykosh ato kohera i ulur ne tavoline para kompiuterit, e te shkruash si Zeqoja ne maje te thanes.
      Nese Errnest Koliqi nga njera ane perjashtoj dy vete nga shkolla, apo mbylli liceun e Korçes, e nga ana tjeter dergoj qindra mesues shqiptare nga Shqiperia ne Kosove per te mesuar gjuhen Shqipe, nga na doli kaq i keq ?!! A nuk din arifmetik ti ?
      Si do qendronin ata ne Shqiperi, kur konferenca e Yaltes vendosi gjithçka ? A nuk u pa se çfar ndodhi me ata qe nuk iken ?
      Enver Hoxha vrau dhe futi neper burgje me qindra njerez vetem pse shane Titon, Stalinin apo Mau Ce Dunin e ti na flet ketu per ndjese dhe burreri ? Per cilen ndjese dhe burrerie e ke fjalen ti ? A ka prodhu kjo toke njerez me me pa burreri se kumunizmi ?

      1. ca po thua says:

        Po ti e ke mbaruar 8 vjecaren!?
        Se ne gjithe boten ata qe bashkepunojne me pushtuesisn quhen KOLABORACIONISTE TRADHETARE dhe jo “ndermjetes”. Kuptove o katunar analfabet!?

  4. Shaqo says:

    …doni me per Belulin -Koliqin?
    Nuk te denonte kot Ai, bile shpesh ka qene tolerant.
    Ja shikoni sot cfare bejne pasardhesit e Koliqerve.

    1. heldi says:

      te gjith si koliqi te kishin qene. kyvend do ta kishtemarzhin e kultures minimaliat 50% me te larte

      1. shqipo says:

        Nese te gjithe do ishin si Koliqja, sot ky vend nuk do ekzistonte mor RROT CARI!

    2. faikonica says:

      Do isha kurioz si do vepronte p.sh Themie Thomai me nxenesit…edhe Zogu i denonte. ..Mireqenien e Enverit meritojme na patriotet hallall…Rrini moj zhele urte emigroni..lani pjata etj..politika e madhe s behet me jahni e kafe tutke

  5. gimi says:

    Pse ky artikull s’ka emër tek portali tesheshi? Kush e ka ideur, shkruar? Redaksia? Gazetarët me lejen e një kryeredaktori? Apo dikush tjetër që nuk do t’i përmendet apo “përzihet” emri? Pse ky artikull kopjohet dhe botohet edhe tek Tema?
    Dmth, dosjet qenkan hapur? Nga vijnë këto dokumenta? Me ç’urdhër? Kush ia lejoi të publikohen?
    Shpresoj që mesazhi im të mos fshihet.

  6. Vdekje e tradhetareve says:

    Ernest Koliqi duket qe ne foto qe ka qene super tradhetar. Faktet sot e vulosin kete, por ne kohet e sotme tradhetia shitet per patriotizem dhe anasjelltas.
    Ne hale te gomereve vafshin te gjithe cfare i kane sherbyer dhe sherbejne te husjve ne dem te Shqiptarise.

  7. loni says:

    Komentuesit ”Shqiptari” komenti jot eshte per tu lavderuar. Bravo i ke thene te gjitha.

  8. Mandravellua says:

    Wow.
    Koliqi patriot na ndaloi shkollen e cunave, per arsye politike. Nuk respektun fashizmin …
    I perjashtoi pergjithmone Alekon dhe Mihalin ,nga te gjitha shkollat e Mbretnise.

  9. nord.al says:

    Keni gjetur momentin per te denigruar nje figure madhore te letersise shqipetare. Kete e beni nga urrejtja qe keni per veriun dhe per katoliket shqipetare. Vazhdoni e lepihuni me Kadarene , bashkpunetorin e neveritshem te komunisteve.

    1. adhurues i poetit te madh - Migjeni says:

      TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

      Na të birtë e shekullit të ri,
      që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
      e çuem grushtin për me luftue
      ndër lufta të reja
      dhe me fitue…
      Na të birtë e shekullit të ri,
      filizat e një toke të rimun me lot,
      ku djersë e ballit u dikonte kot
      se dheu ynë qe kafshatë e huej
      dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
      Na të birtë e shekullit të ri,
      vllazën të lindun e të rritun në zi,
      kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
      edhe fatlumë
      ditëm me thanë :
      S’duem me humbë
      në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
      jo! jo! s’i duem humbjet prore
      duem ngadhnim!
      ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
      S’duem, për hir
      të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
      të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
      që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
      kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
      të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
      Na të birtë e shekullit të ri,
      me hovin ton e të ndezun peshë,
      ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
      dhe për fitore kem’ me ra fli.

  10. pitu says:

    ata qe perzuri ishin vllehe jo shqipfoles

    1. Moisi Golemi says:

      O idiot. Po vllehët janë romanë. Përse të mos i donin italianët ata???

  11. Eri says:

    Enver Hoxha nuk ka gabuar kurre me ata qe u vuri damken e tradhtarit.

  12. Andi says:

    o nordik pse sdel me nick te vertet ….Maloku

  13. met bathorja says:

    Mos ia luani Koliqin,Camajn dhe Mitad Frasherin neo fashisteve te rinj qe kane filluar te ngrene koke. Ndodh kjo se keto fashiste qe deshen vdekjen e kombit i ka per zemer edhe kryeministri Edi Rama. Pse pak respekt i beri ai Mitat Frasherit???

  14. Mashkullori says:

    Gjynah o nord.al!
    Je mesuar me urrejtje veri juge dhe kjo eshte e denueshme.
    Koliqit duhet thene e verteta si letrar i nderuar,por dhe fashist i perkushtuar….
    Ne se je objektiv dhe mban qendrim antikomunist,me duhet te te kujtoj se ju antikomunistet i akuzoni komunistet si fashiste…
    Sipas kesaj llogjike i bije qe dhe ky Koliqi qenka nje mut muti….

  15. cipini says:

    nord.al..po ti je gati te thuash si te bardhat por edhe te zezat e Ernest Koliqit?

  16. Shqiptari says:

    Duhet ndare krijimtaria e Koliqit nga bindjet,qendrimet dhe veprimtaria e tij politike.Koliqi ishte funksionar i laret politik,minister ne qeverine fashiste,kryetar i Keshillit te Larte Korporativ Fashisht ,12 prill 1939.Partia Komuniste u krijua ne nentor 1941.Ne Shkoder ka lindur komunizmi ne Shqiperi.I pari komunist Zef Mala,katolik.Tuk Jakova,Jordan Misja,Branko Kadia,Gjin Marku,Ramiz Alia,Sadik Bekteshi,Qemal Stafa,Vojo Kushi dhe mijera te tjere,
    Eshte oer te ardhur keq,pasi tere njerezit e lidhur me fashizmin,nga tere krahinat e Shqiperise u mblodhen ne Veri,pasi forcat partizane çliruan pjesen me te madhe te vendit.Qeveritare,ministra,deputete,balliste,zogiste u bashkuan me bajraktare,kapedane dhe agallare qe po u ikte pushteti disa qindra vjeçare nga dora,bene rezistence me arme,per te mbrojtur sundimin e tyre.Nuk ka dyshim qe shume fshatare,te varfer,pa arsim,besnike te kapedaneve dhe bajrsktateve u bene viktima te terrorit qe ushtruan komunistet ndaj atyre qe penguan çlirimin e vendit.Vertete ka nje terror dhe nje ndeshkim mizor ndaj shume familjeve krejt te pafajshme.
    Ne Shqiperi nuk ka ndodhur ndonje lufte Veri-Jug,ndonje lufte katolik-mysliman apo ndeshje krahinore,
    Kjo tendence per ta ndare Shqiperine Jug-Veri u ngrit nga komunistet qe moren pushtetin pas vitit 92.Kjo ide e ndyrr dhe inekzistente per fat te keq e shfrytezua per shume vite duke krijuar nje situate jo te kendeshme ne Shkoder,duke i bere nje dem te madh zhvillimit te ketij qyteti.Tashme ky mit ka rene,shkodranet nuk jane te merre te merren me marrina,pasi miqesia mysliman-katolike nuk mund tr prishet nga politikane idiote dhe nga njerez te vegjel qe nuk i njohin shkodranet.Qe u ushtrua nga komunizmi nje politike e ashper ndaj shume shkodraneve qe nuk e deshen komunizmin,kjo eshte shume e vertete.Tashme komunizmi ne Shqioeri ka mbaruar dhe kjo kenga me komunista ka kohe qe ka mbaruar.O shqiptare!Tere njerezit qe jane 50 vjeç e lart,nuk kane asnje lidhje me komunizmin,pasi kane jaruar ne demokraci,Persa i takon idese se Koliqi eshte shkrimtar i madh,apo nga me te medhenjte,duhet lexuar nje here,dhe vete lexuesi eshte ai qe ben vleresimin.Nese do pyeten shqiptaret sot,me bindje them se shumica as qe ka ndermend ta lexoje.Koliqi eshte narre me shume me gazetari,publicistike,me studime dhe tregime.Askush nuk mund ta mohoje talentin e tij letrar.Te flasesh me pasion,me inate dhe anesi eshte gje tjeter.

    1. Miri says:

      Ke te drejte, komunizmi lindi ne Shqiperi ne Shkoder tjeter gje qe propaganda bajate e pas 90 ngriti mitin e antikomunizmit.. Sikur komunistet shkodrane mos te ishin vrare ne lufte si Qemal Stafa historia e Shqiperise do te ishte ndryshe. Eshte po ashtu shume e vertet qe Shkodra i ka dhene luftea anti fashiste nje ndihme madhore dhe per kete shkak Gjermanet i vune dinamitin ne ikjo dhe do te ishte bere nje nga masakrat me te medha ne Evrope por te mos ishte per nje ushtar italiane qe hoqi minat. Vetem fati e shpetoi Shkodren.

    2. moisi leshi says:

      nga i nxore vllehet roman o idjot ? romane dhe rumune nuk asht e njejta gje.

    3. !! says:

      I pari komunist ne Shqiperi ka qene Ali Kelmendi ( nga Korça ).
      Emrat e atyre qe permend ti, jane shkodran por jo se jane te paret qe kane perqafu komunizmin.
      Veriu dhe jugu kan qene ne harmoni, deri sa erdhen komunistet n’ pushtet, dhe dhjene gjithçka duke deklaruar lufte te hapur kunder veriut, me krime qe as fashizmi nuk i beri kurre.
      Sot, as jugu as veriu nuk e urrejne njeri tjetrin, veç nese kane prirje komunistesh. Ke lexuar ndonje koment nga ndonjeri qe ka dy pare tru te urrejne veriun apo jugun ? Jo !
      Ti shqiptari ( qe gjithçka mund te jesh, por jo shqiptar ) nuk e kontrollon veten se çfar shkruan. Ti kalon ne eufori nga levdatat qe te bejne nje apo dy komentues si puna jote, dhe e leshon fantazine tende pa frena, si puna e majmunit qe rrah gjoksin e vet me grushta.

      1. Bardhok Biba says:

        O INJORANT, Ali Kelmendi eshte kosovar.
        Partia e pare Komuniste shqiptare eshte formuar ne Shkoder ne 1930 nga Zef Mala (shkodran me origjine mirditore).
        Bashkimi kombetar me shume se kurdohere ne histori, ka ndodhur ne kohen e pushtetit komunist. Kush thote te kunderten eshte antishqiptar ose gomar!
        Enver Hoxha nga Gjirokastra ishte martuar me Nexhmije Xhuglinin nga Dibra. Ramiz Alia nga Shkodra ishte martuar me Semiramis Xhuvani nga Elbasani.
        IDIOT. ANALFABET,
        O pikecuditse o RROT CARI

    4. VFLP says:

      Asnje “terrorr dhe padrejtesi” nuk eshte bere ndaj tradhetareve dhe kolaboracionisteve, ata moren denimin e merituar. Madje ka patur shume tolerime dhe falje, sidomos per njerezit injorante dhe te pashkolluar!
      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  17. joel shkodra says:

    Shume pak paska bere, vetem perjashtime e keshillime! Po te kishte ndodhur nga nxenesit apo mesuesit ndonje gje kunder urdheresave te qeverise komuniste, ku do te kishin perfunduar ata nxenes apo mesues? Vetem perjashtime e keshillime? Do te kalbeshin ne burgje po mos te vriteshin apo vareshin me pare.

  18. qytetar says:

    A i kemi prure eshtrat e zotit Koliqi ne shqiperi.Nese po na thoni ku e ka varrin te shkoj une e shoku Sali ti veme nje kunore me lule

  19. Pensionist says:

    Kisha vetem nej pyetje per kete artikull: -Ia keni ”vjedhur” atij Kaloçit, se me keto dokumente ai merret dhe boton selectet, qe i leverdisin? Apo ua ka dhene vete ai?
    Koliqi dhe koliqet ne kor pas tij, e mbyllen historine, qe kur ishin gjalle: -U pozicionuan ne anen e fashisteve dhe kane kryer aktivitet antishqiptar, pavaresisht ca shkrimeve, qe askush me mend ne koke nuk mund t’i marre per vlere.

  20. Marku says:

    Ernest Koliqi ka qene dhe mbetet nje burre kombi qe me ndihmen e patrioteve te tjere arriti me ne fund ti bashkonte trojet shqipetare ashtu sic thoshte Gjergj Fishta ne peozine e vet.
    ” por po prap me ndihme te zotit
    Do ta bajme na shqypnin e lire
    Prej preshevet n’leqe te hotit
    Prej tivarit n”manastir”.
    Keto perrallat e komunisteve me zemer sllave skane asnje pike rendesie . Ajo cfare I kishte ndodhur kombit shqipetare mbas konferences se paqes dhe luftes se pare boterore ishte nje nder tragedite me te tmerrshme te europes . Forcat e rregullta ruse ,serbe,greke,bjelloruse, malazeze,
    po benin nje gjenocid masiv kunder nje populli pa ushtri . Popull I cili kishte bere aq shume per ate shtrige plake . Ne te njejten kohe franca qurravece me fuqite e tjera europiane benin sehir. Ja erdhi gjermania dhe menjehere I hodhi ne kosh te plehrave te gjithe ato vendime te turpshme duke bere realitet bashkimin e trojeve shqipetare . Shkollat shqipetare u hapen kudo . Sllavo-ruset dhe greket gjenocidiale nuk guxonin te vazhdonin me again e vjeter . Heroi yne Ernesti si nje intelektual I vertete qe ishte I dinte te gjitha keto . Ai gjithashtu e dinte se shqipetaret me te rrezikshem ishin ato me zemer komuniste sllave .
    Popujt gjermane ne pergjithesi duke qene popuj autoktone europiane nuk kane mishear kurre ndonje urrejtje ndaj nje kombi tjeter autoktone europiane sic eshte edhe kombi shqipetare .
    Ne librin e tij te kujtimeve personale marshalli gjerman Heinz Guderian shkruan textualisht si vijon “perpara se ato( ushtria gjermane) te hynin ne tokat shqipetare dhe Kroate moren nje urdher te vecante ne te cilin thuhej se ushtria gjermane duhet te jete shume e kujdesshme me menyren se si sillet me popullsite lokale shqipetare dhe kroate sepse keto popuj kane aspirata te perbashketa me popullin gjerman ” . Ketu nuk behet fjale ne asnje menyre per nazizimin apo fashizmin por behet fjale per nje tradite te perbashket te ballafaqimit me ekspansionizmin gjenocidial sllav ne europe dhe ballkan . Ernest Koliqi, Xhafer Deva,
    Preng Cali, Mithat Frasheri, dhe te gjithe ata patriote qe ju kundervuan ekspansinizmit komunist sllav ishin ne anen shqipetare te historise.

    1. VFLP says:

      Ku eshte kjo Shqiperia e Bashkuar, se as sot ne 2020 qe s’ka fare komuniste, nuk po ekziston!?
      Dhe nje HALABAK ORDINER si ky Marku, ka guximin e budallait dhe thote se bashkimi i shqiptareve na ndodh atehere kur shqiptaret pushtohen nga te huajt ( ne ate kohe nga fashistet)!!!! Pra ne do te bashkohemi po te na pushtojne te huajt, thote ky Mark Palla. Pra kjo lloj specieje (si ky Marku) vazhdojne edhe sot e kesaj dite te propagandojne se trojet shqiptare duhet te pushtohen nga te huajt, ne menyre qe “te bashkohen”. Te njejten gje thoshte edhe Hamzai, qe principatat shqiptare duhet te ishin nen Perandorne Osmane dhe ato do ti administronte (dmth do “i bashkonte”), ai dora vet Hamzai. Te njejten gje thoshte edhe Esat Pashe Toptani, qe shqiptaret nuk benin dot shtet, prandaj trojet shqiptare duheshin bere copa copa dhe te viheshin nen administrimin e te huajve, po ai ama te ishte “princ”.
      Kjo eshte quajtur, quhet dhe do te quhet ne histori si KOLABORACINIZEM! Gjate gjithe historise, ne cdo kohe dhe ne cdo vend te botes keta kolaboracionistet kane marre nje emer : TRADHETARE dhe kane marre nje denim : LITARIN NE FYT!
      VDEKJE KOLABORACIONISTEVE!

  21. eco says:

    Tareeeee gërmo se qenin e ngordhur do gjesh. Koliqi nuk vrau njeri si Enver Hoxha!

    1. Tanguli per te 1000 here says:

      Koliqi vrau gjithe deshmoret e lirise!
      More vesh o BIR KURVE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje