Ish-sportisti rekordmen i Shqipërisë denoncon Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve

19 Gusht 2020, 11:05Sociale TEMA

Jam Pjetër Pëllumbi, ish-sportist, kampion kombëtar e rekordmen i Shqipërisë në garën e Maratonës në Atletikë në vitet 1970-‘80, me ekipin “Partizani” dhe atë Kombëtar, e prej vitesh mbaj titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Jetoj prej vitit 1990 në Itali dhe 14 vjet më parë, kam investuar në Shqipëri në fushën prodhimeve piroteknike, duke hapur në fillim një fabrikë të vogël (në fshatin Kuç të Komunës së Vorës) që me kalimin e viteve, u rrit si fabrikë e si cilësi, e sot jemi fabrika më cilësore e Europës në specialitetin e prodhimit të Petardeve (“Flash banger”), ose si i quajnë në Shqipëri “Shashka”.

Fabrika e prodhimeve Piroteknike “ARPI” sh.p.k. që administroj unë, është e çertifikuar nga Autoriteti i Bashkimit Europian, (Laboratori i Universitetit të Madridit), që në bazë të Direktivës Europiane, çertifikim që ja detyron ligji shqiptar, nr. 9126, datë 29.07.2003, punojmë vetëm për eksport, (pra theksoj, 100 % për eksport,) ku firmat më të fuqishme të Europës, konkretisht ato të Italise, Çekisë, Polonisë, Gjermanisë, Belgjikës, Spanjës, Bullgarisë, etj., shpërndajnë prodhimet Shqiptare, në 21 gjuhë.

Me gjithë këto suksese në arenën ndërkombetare, ne hasim pengesa nga Autoriteti Kontrollit Shtetëror i Eksporteve (AKSHE) pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, të cilët na kanë penguar dhe bllokuar here pas here në mënyrë të paligjëshme, me pretekste nga më të ndryshmet, fabrikimin e eksportin e mallrave tona të markës Shqiptare “Made in Albania”.

Letra denoncuese

AUTORITETIT TE KONTROLLIT SHTETEROR TE EKSPORTEVE (AKSHE)

PRANE MINISTRISE SE MBROJTJES

T I R A N E

Zotëri të komisionit AKSHE

Me keqardhje morëm njoftim mbi pezullimin e licencës së prodhimit, veprim krejtësisht i jashtligjshëm e tendencioz nga ana e kryetarit të AKSHE.

Asnjë nga pretendimet e cituara nga ana e komisionit në shkresën n.1513 prot.dt. 07.08.2020  mbi pezullimin e liçencës së prodhimit nuk qëndron.

Ështe një akt i rëndë që AKSHE pa asnjë shkak konkret mbyll një fabrikë të çertifikuar e kontrolluar nga organi i BE, fabrikë që punon për eksport e aktualisht në bazë të kontratave të eksportit duhej të ishin punësuar mbi 120 punonjës, nderkaq për shkak të veprimeve të jashtligjëshme të autoritetit AKSHE janë punësuar rreth 25 punonjës që sapo i hodhët rrugëve. Ndodh kjo kur qeveria Shqiptare premton kushte e ndihmë investimeve e bizneseve.

Konfuzioni i madh ligjor e administrativ i krijuar me qëllim nga kryetari i AKSHE duke shfrytëzuar me mashtrim Ministrinë e Mbrojtjes e deri Kryeministrin për të manipuluar ligjin, për të aprovuar vkm e urdhëra në kundërshtim me njëra tjetrën, në kundërshtim me standartet e BE e në dëm të biznesit u japin mundësi që nëpermjet përdorimit sipas rastit të tre standarteve, ligji, V.K.M.-ja dhe urdhera te veprojnë si të doni për të zhantazhuar e masakruar një biznes të ndershëm që ka guxuar të denoncojnë kryetarin për korrupsjonin, duke përfituar edhe nga indiferenca e mosmbrojtja e biznesit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes e cila mbulon këte autoritet.

Referuar problematikave të konstatuara nga AKSH gjatë inspektimit në fabrikë mbi drejtorin teknik si dhe shkresat ku shoqëria “ARPI” sipas AKSHE nuk ka reaguar, ju sqarojmë me fakte e hedhim poshtë me shume indinjatë pikë për pikë pretendimet e pabaza të shkresës suaj nr.1513 prot., datë 07.08.2020 mbi pezullimin e licencës së prodhimit :

1 – Pretendimi se mosprania e drejtorit teknik aktual në punë ju

ka penguar në verifikimin e përmbushjen e detyrave të lëna nga KDHLLP është krejtësisht pa bazë e pa llogjikë.

Së pari, drejtuesi teknik i emëruar me imponim e në mënyrë të jashtligjëshme, sipas V.K.M. nr. 269 dt. 02.05.2019 dhe kundër ligjit nr. 9126, dt. 29.07.2003, për vetë kohën e shkurtër të detyrës në këtë rol, duke qënë jashtë profilit si specialitet dhe pa eksperiencën e duhur nuk mund të krahasohet me aftesitë teknike të ish drejtoreve që punojnë prej vitesh në fabrikë e që ju kanë shoqëruar gjatë inspektimit duke ju bërë të mundur verifikimin e detyrave të lëna të cilat janë kryer me përpikmëri nga shoqeria, ndërkaq edhe nga ana juaj nuk ka patur asnjë vërejtje.

Ju kujtojmë se një pretendim i tillë nuk ju nderon, dy ish drejtorët teknik që punojnë prej vitesh, në specialitet, të aprovuar edhe nga komisioni Akshe si dhe të organit certifikues të Bashkimit Europian kanë eksperiencë shumëvjecare në fabrikë, kanë treguar profesionalitet e kapacitet të rradhë duke e berë prodhimin e markës shqiptare me cilësorin në Europë, gjë që e dini mjaft mirë nëpërmjet dokumentacionit që disponioni, ndryshe Italia, Gjermania, Belgjika, Polonia, Çekia, Spanja e etj., etj. nuk do prisnin radhën e të insistonin për furnizim me mall “Made in Albania”.

Ju duket se qendron pretendimi juaj?

2 – Mungon autorizimi per magazinim të lëndëve piroteknike.

Kërkesë e pa vënd, shoqeria ARPI prej kohësh ka magazinë të re me kapacitet të madh, pra, ka autorizim të lëndëve piroteknike për 2 magazina, rifreskimi i magazinës në konteiner bëhej kur nuk ishte ndërtuar akoma magazina e re, aktualisht nuk na nevoitet dhe s’kemi pse ta rifreskojmë, për këtë problem ju është dhënë sqarimi gjatë vizitës suaj në fabrikë.

3 – Polica e sigurimit te punonjësve (private)  të rifreskuara.

Shoqëria ARPI me shkresën nr. 86 prot., datë 08.08.2019 drejtuar autoritetit Akshe në pjesën e peste ka kërkuar interpretim ligjor të vkm mbi paqartësitë dhe mangesitë e konstatuara, por deri më sot nuk ka marrë përgjigje nga ana juaj.

Fabrika ARPI nuk ka punuar rreth 5 muaj, dëm i madh ekonomik për shoqërine dhe arkën e shtetit, sigurimet private janë paguar për 12 muaj. si mund të paguhen sigurimet private

kur shoqëria nuk punon, dhe aq më keq kur faji është i juaj, pra i autrotetit AKSHE që zbaton urdhëra në kundërshtim me ligjin. Ndërsa në pjesën e shtatë të të njëjtës shkresë shoqëria ka kërkuar ngritjen e një grupi specialistësh për të përcaktuar rrezikshmërinë e vëndeve të punës, shkalla e rezikshmërisë së

fabrikës ARPI sipas specialistëve të BE klasifikohet e shkallës së ulët të rrezikshmërisë, meqë Akshe vepron sipas rasteve, kur ti teket nuk e njeh as organin e BE  le ta vendosin specialistët shqiptarë se kush janë pozicionet e rrezikshme të punës që duhet të kenë siguracion plus, dhe si do funksjonojë ky siguracion kur fabrika është e mbyllur, edhe për këtë Akshe nuk është përgjigjur. Shoqëria ARPI i shërben shtetit, punsimit, taksave e të mirës së vëndit, nuk është subjekt armik që duhet vetëm sulmuar siç po veproni.

4 – Informacioni i Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë është i saktë.

Ku është problematika që ju ngrini këtu, kushdo ka të drejtë të shkojë jashtë shtetit, drejtori teknik për probleme familjare me aprovimin e shoqërisë i ka të gjitha të drejtat të mungojë në punë, ligji nuk ja mohon një gjë të tillë

Fabrikës nuk i mungojnë specialistët sic theksuam edhe më lart, janë këta që ju gjetët në punë, që kanë drejtuar prej 10-15 vjetësh dhe me aprovimin tuaj e të autoritetit të BE pa prezencën e drejtorit teknik aktual.

ARPI nuk e ka për detyrë ligjore të informojë kur për arsye të justfikueshme mungon apo jo

drejtori teknik.

5 – Informacioni i zyrës së tatimeve është i saktë, interpretimi që bën AKSHE është i gabuar.

Drejtori teknik zoti Pëllumb Shyti vërtet është hequr nga tatimet nga data 13 qershor dhe rikthyer përsëri me 13 korrik, dëshira për të gjetur shkaqe për të dëmtuar sa më shumë shoqërinë ARPI ju bën të mos shikoni se fabrika është e mbyllur,janë larguar të gjithë punonjësit me përjashtim të rojeve e një gruaje shtatzënë që merrte lejën e lindjes, ku është problematika këtu, problematika është për punonjësit që i lini pa punë për fajin tuaj në një kohë që ju merrni për bukuri rrogat, për më tepër që fabrika mbyllet për veprimet e jashtligjëshme të AKSHE, mos kërkoni drejtor teknik me fabrikë të mbyllur?

Zotërij të komisionit, ruani dinjitetin tuaj e mos bini viktima të kryetarit që do të hakmerret, ju jeni të ndershëm e të shkolluar, ju nuk keni kërkuar lekë asnjëherë, mos pranoni të mbyllni fabrikat në menyrë të paligjëshme se janë e ardhmja e femijëve tuaj, e ardhmja e një kombi.

6 – Raporti i formularit të deklarimit për muajn gusht është dorzuar rregullisht.

Firma e drejtuesit teknik mungonte pasi ishte jashtë shtetit, ne nuk fallsifikojmë firma, pretendimi që nxirrni është tendencjos, në cfar vënd të botës mbyllen fabrikat se drejtuesi shkon me leje?

Të deklaroni se nuk ka patur përson përgjegjës në prodhim është e papranueshme, dy ish-drejtues teknik të aprovuar nga AKSHE e Bashkimi Europian për shumë vite me radhë, specialiste më të aftë në

Shqipëri e ndër më të aftët në Europë në specialitet, zoti Xhevahir Avdiasi e zonja Violeta Ndreca i gjetët në prodhim e ju shoqëruan kudo, ku është problematika që shtroni ju ?

7 – Pretendimi nga ana e AKSHE se drejtuesi teknik Z. Pëllumb Shyti ka deklaruar se ka marrvshje me administratorin të mos paraqitet rregullisht në punë nuk është e vërtete, aq më tepër kur e thotë kryetari. Ju zotëri të komisionit keni qënë prezent kur na gënjeu kryetari, si juve ashtu edhe neve duke mohuar fjalën mbi emrimin e drejtuesit teknik.

Shoqëria ARPI ka një kontrate ligjore me drejtuesin e nuk bazohet në llafe, gjithashtu, drejtuesi teknik inxh. Pëllumb Shyti me dt. 06.08.2020 i është përgjigjur me shkrim kryetarit

zotit Engjëllush Bekteshi ku pohon krejtësisht të kundërtën.

ARPI nuk ka asnjë problem me drejtorin teknik, ai i ka kryer të gjitha detyrat që i janë ngarkuar.

Kërkesat e AKSHE për drejtuesin teknik bazuar në vkm (e kryetarit) n. 269 nuk përputhen me kërkesat e ligjit n. 9126 për drejtuesin teknik pasi ky miratohet e testohet nga organet e Bashkimit Europian, nuk përputhen me realitetin e funksjonimit të fabrikës, për plotsimin e kërkesave të kësaj V.K.M. nuk ekziston asnjë person në bote ta përballojë i vetëm, këtu del qartë se V.K.M. është shkruajtur nga njerëz jashtë specialitetit e që nuk kanë idenë e organizimit e funksjonimit të një fabrike piroteknike të teknologjisë moderne të certificuar CE.

AKSHE për ti shërbyer biznesit e Shqipërisë le të gjejë një drejtor teknik, ne e pranojmë nga cdo vënd i Botës që të jetë në gjëndje të plotsojë këto kërkesa, edhe ish drejtori teknik që aprovuat pak muaj më parë, kimisti i njohur i ushtrisë e me mjaft eksperiencë n/kolonel zoti Nyseret Meleqi sapo u njoh me kërkesat e vkm dha dorheqjen.

E themi këtë mbasi AKSHE insiston me pasjon të madh zbatimin e kësaj vkm të bërë posacërisht për fabriken Arpi pikërisht në momentin kur shoqëria u bë më e famshmja në Europe me cilësinë e produkteve të saj.

A turpëroheni ndopak kur shikoni se Organi i autorizuar i Bashkimit Europian, kontrolluesi e përgjegjës ligjor i teknologjisë e auditeve ka standart tjetër mbi drejtimin e fabrikës, ka një staf drejtues prej 5 vetësh ku përfshihet edhe drejtuesi teknik me kriteret e Bashkimit Europian.

Kriteret e fabrikës sone sipas shkallës së rrezikshmeërisë drejtuesi teknik mund të jetë me arsim të detyruar, pra 9 vjecar me kusht minimalja 3 vjet eksperiencë pune në specialitet, këtë thotë edhe organigrama e stafit të fabrikës që ju e keni në dosje.

Ndërsa V.K.M. juaj kërkon, ing.- kimist, Akademinë Ushtrake, e master etj., etj.

Unë personalisht kam licencë ndërkombetare të fabrikimit të të gjitha kategorive të fishekzjarreve, por sipas kësaj vkm nuk kam kualifikimin e duhur dhe nuk plotsoj kriteret  për drejtor teknik !!!

Zotëri të komisionit, këto janë problematika që duhet tju shqetsojnë e të kërkoni zgjidhje të menjëhershme të këtije konfuzioni që keni krijuar, jo per ti ardhur në ndihmë biznesit se nuk besojmë një gjë të tillë por thjesht për të kryer detyrën.

8 – Nga analiza e fakteve të dokumentuara që renditem më sipër, Akshe argumenton

      pezullimin e licencës së prodhimit !!!

Drejtori shkon me leje, kthehet nga jashtë shtetit e bën karentinë për të mbrojtur jetën e kolektivit, ju mbyllni fabrikën, e kuptoni se cfar bëni?

Përsa i përket neglizhencës dhe mungesës së pergjegjësisë në fabrikë, ju falenderojmë per kujdesin që po tregoni, ju lutemi na thoni se ku e mbështeteni dhe cili specialist i AKSHE e ka bërë vlersimin e fabrikës si të rrezikshmërisë së lartë, e kuptoni c’far shkruani?

Me respekt por me keqardhje ju themi se AKSHE, sic keni treguar me fakte nuk njeh as tabelën e shumzimit të piroteknikës, pra standartet e Bashkimit Europian, si ja lejoi vetes të shpreheni me  kaq pompozitet mbi rrezikshmërinë e aktivitetit kur ju ligjërisht nuk njihni as shkronjen A të teknologjisë së prodhimit, pasi është një organ ndërkombetar i autorizuar për këtë.

Së fundi përsa i përket 4 pikave mbi detyrat që keni lënë ato kanë plot 14 vjet që zbatohen me përpikmëri dhe sigurisht AKSHE disponon një material voluminoz me këto dokumenta, pra ky dokumentacion është gjithmonë gati në dispozicionin tuaj.

Duke ju falenderuar për mirkuptimin

Kërkojmë me urgjencë heqjen e pezullimit të licensës së prodhimit.

Kërkojmë nga autoriteti AKSHE të lejojë të zbatojmë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Dt. 16.VIII.2020

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje