Kishte ditëlindjen, aktorja që shqiptarët e adhurojnë, Rajmonda Bulku mbushi 62 vite: Bukuri e rrallë!

19 Gusht 2020, 10:21Lifestyle TEMA

Aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku ka festuar 62 vjetorin e lindjes.

Ylli i kinemasë shqiptare festoi ditën e lindjes me familjen dhe për shkak të pandemisë ajo nuk ka zhvilluar një festë madhështore si ka bërë çdo vit.

Siç të gjithë e kemi parë, mosha për aktoren është thjeshtë një numër pasi ajo duket gjithmonë e kuruar dhe e bukur.

Rajmonda Bulku e nisi rrugën e artit që kur ishte nxënëse në vitin e tretë në gjimnaz, më 1976 ajo debutoi në filmin ‘Dimri i fundit’.

Pas shkollës së mesme ajo nisi punën si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më pas filloi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.

Menjëherë pas diplomimit Rajmonda Bulku u emërua aktore në Teatrin Kombëtar ku ka luajtur shumë role kryesore, por vlen të thuhet se famën ajo e mori përmes roleve në filma.

Me mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime.

5 komente në “Kishte ditëlindjen, aktorja që shqiptarët e adhurojnë, Rajmonda Bulku mbushi 62 vite: Bukuri e rrallë!”

  1. HAJDUTI says:

    E gjithe bukuria esaj u vanit u shpetfytyrua kur ajo filloi te bente politike me partine e sekreterarit t partise punes ,njeshin Berisha dhe PD..
    Aktore =e mire respekt ,,njeri = ziliqar dhe PD ist..

  2. Skulptori says:

    Ne foto duket si SHTATEDHJETE+ vjec. Urime .

  3. FORSTER says:

    Te gjithe aktoret e SHqiperise ne monizem ishin te priviligjuarit ,ne demokraci dualen te persekutuarit,nga ju erdhi kjo? A mund te na I shpegoje kjo “ndrikulla”me emrin “Rajmonda”???.

  4. ?????? says:

    E ke dhi moj grua qysh ku i fute ne politike me kriminelat e PD. …so fuck you???????????

  5. Eno says:

    Rajmonda mund te kete qene e simpatike por jo fotozhenike.
    Nje aktore pa talent te vecante. E ngurte, pa elasticitet dhe siperfaqesore.
    Kemi patur aktore te tjera shume te talentuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje