ResPublica
Duket se problemi izraelito-arab ka dalë nga lista e prioriteteve të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor.
Marrëveshjet e Izraelit me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tërheqja e SHBA nga pozicioni i garantuesit, si dhe largimi nga skena i drejtuesve autoritarë nga Egjipti, Tunizia, Libia, bashkë me neutralizmin e Sirisë si faktor, kanë krijuar një koniunkturë të re.
Mundet të thuhet fare qartë se aktualisht në këtë rajon ka një problem të ri: ai turk.
Rreth 100 vjet pas kufijve që iu imponuan Turqisë së Ataturkut, problemi i ndarjes dhe respektimit të interesave ekonomike të këtij shteti ka dalë në plan të parë, aq sa sot përcakton të gjithë klimën në rajon.
Turqia e Erdoganit është deklaruar qartë si një vend që garanton Europën nga vërshimi i miliona emigrantëve sirianë dhe afganë, duke u afirmuar kështu si aktor strategjik në sigurinë politike të Bashkimit Europian.
Ajo ia doli të neutralizojë çdo plan për çështjen kurde duke bllokuar veprimet e fuqive të tjera në Siri ku aktualisht nuk është e qartë se nga do anojë peshorja e ekuilibrit.
Erdogan është dëshmuar shumë elastik, teksa ka pranuar paratë e BE-së, këshillat e SHBA-së, me të cilën kapërceu problemet e krijuara nga Fetullah Gulen, marrëveshjet me Putinin në Siri, për të kaluar paralelisht në ballafaqim ushtarak me të në Libi.
Tani njoftohet se Turqia dhe Katari do të ndihmojnë ushtrinë libiane të Tripolit duke afirmuar kështu një aks bashkëpunimi ushtarak që përbëhet nga tri vende në armiqësi me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin.
Sipas marrëveshjes të njoftuar më 17 gusht, Turqia dhe Katari do të ndërtojnë baza stërvitore në Libi dhe do të dërgojnë aty personel ushtarak.
Duke patur parasysh se gjenerali Haftar që drejton një qeveri në Tobruk mbështetet nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, është e qartë se Ankaraja është e gatshme për skenarin sirian në Libi.
Dhe një sinjal për këtë është deklarata e përsëritur e zyrtarëve turq se “Turqia është kundër zgjidhjes ushtarake në Libi”, çka do të thotë se një skenar i tillë ekziston.
“Ne jemi këtu me ftesë të qeverisë së njohur nga OKB. Ne jemi në mbështetje të saj.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për integritetin, unitetin dhe përparimin e popullit libian”, është shprehur mnistri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Argumenti në fjalë imiton argumentet e Rusisë në Siri ku ajo përsëriste përherë si ndodhej aty me kërkesë të qeverisë legjitime siriane.
Mbulesa e legalitetit ka rëndësinë e vet në këto raste duke qenë se çdo rezultat i konfliktit do të jetë i vështirë të mbrohet nga e ashtuquajtura botë demokratike.
Por prania turke në Libi lidhet sidomos me mbrojtjen prej saj të marrëveshjes së kufijve nënshkruar me qeverinë e Tripolit që i jep Ankarasë akses të plotë në Mesdheun Lindor.
Aty ku kufiri me Greqinë e kufizon në mënyrë diskriminuese.
“Ajo çfarë bëjmë ne në Mesdheun Lindor është tërësisht transparente. Ne i respektojmë të drejtat dhe interesat e fqinjëve tanë…Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjiptit është nul”, është shprehur Akar.
Problemi detar në këtë zonë të Mesdheut është qendror në zgjidhjen e çdo konflikti dhe për nga interesat që implikon është shumë herë më i thellë sesa konflikti simbolik dhe sentimental mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Kjo, sepse aktualisht, çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën Turqisë, çon në luftë dhe jo izolim.
Sepse nuk ka asnjë mundësi që të shohim në Turqi një qeveri që do pranonte ndarjen e detit sipas interpretimit të palës greke.
Në këtë kuptim opsionet që po lëvizin kanë në logjikë strategjinë e konfliktit, ose ecin verbërisht pas bindjes se e drejta qëndron ekskluzivisht në një anë, dhe jo objektivin e uljes së tensionit apo gjetjes së një rrugëzgjidhjeje, përderisa aryeja e kërkon që për gjetjen e një zgjidhjeje duhet të dëgjohet edhe pala tjetër.
Problemi shtrohet keshtu ; duke qene se Turqia doli e humbur me zhberjen e Perandorise, u imponuan dhe kufijte e saj ne Egje nga fuqite fituese. Vete greket e thjeshte sot e pranojne se ky status-quo eshte i paqendrueshem dhe nje dite do te ndodhe dicka, dhe kjo sepse eshte e pamundur qe nje shteti te madh ti imponohet vija e kufirit detar deri ne 3 km nga terreni tokesor dhe nga ana tjeter brigjet tokesore te greqise ndodhen peseqind e ca km larg nga vija kufitare. Nga ana tjeter mbeshteja qe Europa i jep Qipros greke dhe mosnjohja e pjeses turke eshte e pamoralshme, kur dihet qe shtetin e Qipros e shkaterruan vete greket me grushtin e shtetit te vitit 1974, per aneksimin e saj , te udhehequr nga junta greke me Samson-in ne Qipro, duke rrezuar qeverine e ligjshme te peshkopit Makarios , i zgjedhur dhe mbeshtetur nga te dyja komunitetet greke e turke, ne nje kompromis perfaqsimi ndermjet tyre dhe me nje shtet te stabilizuar. Ku grusht shteti u shoqerua me ndjekjen e persekutimin e komunitetit turk , gje qe per pasoje detyroi Turqine dhe komunitetin nderkombtar te nderhynte dhe te dy komunitetet u ndane.. Por gjerat edhe me heret jane ndezur nga vete greket ne politikat e tyre te megali- idhese, duke kujtuar ketu nje kategori grekesh te mbrekullueshem ( ata ne Greqi kur vajten jane pare si qytetare te dores se dyte, por jane njerezit me te mire qe kam njohur dhe me shpirt shume te madh.) qe u perzune nga vatrat e tyre ne Izmir, Stamboll etj. dhe sot do te perbenin nje komunitet te konsiderueshem ne Turqi. Cfare ndodhi? Vajtja e ushtrise greke ne qytetet e medha turke dhe raprezaljet kunder popullsise vendase per dy vjet, revoltoi turqit qe me udheheqjen e Ataturkut i vune perpara dhe per fat te keq e paguan dhe greket e thjeshte qe banonin ne brgdetin e Azise se vogel e humben gjithshka dhe moren rrugen e kurbetit. Probemi sot eshte se Europa eshte larg parimeve qe propagandoi per disa dhjetevjecare, sot shohim kristalizimin e aleancave dhe hegjenonizmit larg ketyre parimeve , ku Franca ne menyren me te paprincipte mban flamurin , dhe situata te kujton Europen e viteve 1910- 1925
Problemi qendron qe me krijimin e Turqis dhe te Otomanve u krijuan me Dhune dhe nuk mund te mbijetojn pa dhune.
###
Emri Hellada eshte disa mijra vjet perpara “shpikjes” se emrit Turqi dhe Otoman.
Ti qe permend emrin hellada
Me thuaj kush eshte perberja etnike e greqise te them kujt i takon emri ellada
Meqe shquhesh si fanatik ortodoks na shpjego vellazerin e kishes ortodokse me sulltanin
Sulltani kishes ortodokse i dha pushtetin qe sja dha kurre ksha e romes dhe kjo besnike i njehte autoritetin per shekuj ne stamboll ortodokset ishin nje pjese e rendesishme e qytetit
Kush e prishi harmonine ne stamboll pas shume shekujsh?
Te paret filluan armenet pastaj kur erdhi ushtria greke dihet si u soll popullata greke atje
Eshte e vertete qe greket kane populluar ata ishuj askush nuk e mohon por me nderrimin e popullsive nderron dhe qasja e kufirit ky gabim eshte bere me dashje nga palet fituese por sot duhet rishikuar
Gabimi i greqise ishte nderrimi i popullsive problemet e sotme jane pjelle e asaj marrveshje
Se sa helenikë keni mbetur ju bizantinet e Rumelise, (Που ειστε απο καθε καρυδι του κοσμου) kete e tregon dhe lufta dhe mohimi qe u beni 12 zoterve te lashte helenikë si dhe shkelqimi “moral” , “shembulli” e ” iluminizmi” qe i jepni botes qe ska asgje te perbashket me ta. Si nje krijese e denatyralizuar jeni bere i semuri i Ballkanit qe smund te mbahet me me inxheksionet 200 vjecare , duke filluar nga Otto Bismarku e deri tek Europa e sotme , ku ju hyte me zbritje. Greqia eshte nje investim i fuqive te medha , qe vetem hengri e nuk ndriti kurre.
ku i di gjith kto gjera. mos puno ne ministrin e jashtme turke
Nga e komplikuar, nganjehere gjerat behen dhe me te thjeshta duke bere nje pyetje direkte:
Sa garanci ka aleanca e Arabise Saudite dhe Emirateve te Bashkuara Arabe me palen tjeter?
Po keshtu sa garanci ka dhe ky pozicion i perkohshem i Egjiptit?
Eshte ne gjendje dikush te na thote se sa muaj garanci kane keto aleanc???
Per te lehtesuar pergjigjen e komentuesve apo analisteve gjeostrategjik, une keto alenaca do ti quaja ALEANCA STINORE ose ALEANCA SAKATE, qe nje kembe e kane gjithnje me te shkurter, qe kur kerkojne, si te vrapojne apo te ecin, rezohen aq kollaj, sa duket sukur po sheh cirk.
Pastaj, keto aleanca kane dhe nje problem themelor, ku nje pjese e ushtrise rreh ne nje krah e pjesa tjeter ne anen tjeter, sherbimet informative nje pjese rrahin me nje krah, pjesa tjeter ne anen tjeter, dhe qeverite po keshtu rrahin, si qeveri me qira.
Ky eshte shkaku qe Turqia argetohet me keto alenaca stinore, sipas stines.
E ça, do vijne ti bejne karshillik Turqise, Popullit Turk, Ushtrise Turke, Atdhetarizmit turk; ata te ndodhur ne uje dhe Turqia ne Toke? Shume uje kane per te pire!
Kjo qe them une do vertetohet germe per germe.
Pasi kane haruar nje gje, ashtu siç thoshte dikush ne nje koment; se po i re me qafe Popullit Atdhetar Turk, do perballesh me mbi 90 milion njerez ne hall te vete, qe automatikisht te kethehen ne kanibale per Atdheun e tyre, duke mos pjerdhur per vdekjen, e nuk ndalin, po te versulen deri ne strofull.
E po filloi vertete lufta, do mahniteni sa aleate kane per ti dale ne krah Turqise, sidomos te pellgut te atjeshem, aq sa do tmerrohen dhe djajte.
I madhi dhe i fuqishmi,bene ligjin,do apo nuk do i vogli.Aq me mire eshte kur i madhi lidhet dhe bashkepunon me te medhenjet.Edhe i vogli i ( shkreti) lidhet me te madhin qe t’a ndihmoj,por ama i madhi i thote te voglit, do te ndihmoj,por ti mos e leviz bythe andej nga nuk dua une. E more vesh? Sus.Nga ajo qe i vogli nuk gjen mbeshtetje,ngre duaret nga qielli dhe i lutet perendise qe t’a ndihmoi. Me kujton ate perrallen e BERAT BUZHALES,qe kishte hipur ne maj te çatise dhe i lutej zotit t’a shpetonte nge permbytja.
Se ka fajin Europa se i shtohen orekset Turqise. Dje nuk kenaqej me tre km, sonte nuk i bejne gjashte dhe neser do dymbedhjete.
Problemi eshte thjesht oreksi qe vetem rritet. Kur ti fundosen disa anije apo ti rrezohen disa aeroplane edhe ben vaki dhe e drejton oreksin diku tjeter… por atehere do te jete vone se do ta trajtojne me pas si Gjermanine pas luftes se pare… apo me keq pas te dytes. Do ta ndajne Turqine ne dy a tre pjese derisa te kthjellohet…. sic u kthjellua edhe Gjermania pas lufterave.
17 nentori ti je idiot
Historikishtë ushëtria turke ka tregu se ka qenë një ndër ma të fortat në botë edhe kur kan bërë sulme edhe kur janë sulmuar këte e tregon historia dhe tradita luftarake turke kurrë nuk është ulur mos dhashtë zoti të hapin grekët konfliktë se me dhëmbë kanë për tu ngrënë nga ushtra e rregulltë 6 milionëshe turke
Çorbë arabësh ……
Papi
Je i sakte sa me pak fjale ke paraqitur nje kendveshtrim qe i paske prishur terezine greqirit. po cti besh ti ke then te verteta e nuk eshte faji yt pse nuk i pelqejne greqirit