Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ ashpër Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Spahiu shkruan se mëngjesin e sotëm teksa po lexonte gazetat vërehu se 90% e tyre, sipas tij, kritikonin Ramën. Teksa e quan një mrekulli opozitare këtë, Spahiu hedh dyshimet se mos vallë këto media i paguan Meta dhe Berisha.
“Mirmëngjes:
Sot lexova gazetat shqiptare: 90% e tyre kritikonin qeverinë dhe shanin Edi Ramën. U gëzova shumë. Unë e quaj mrekulli opozitare dhe i duartrokas por kisha një pyetje:
Shqipëria qenka model i pavaresisë mediave dhe fjalës së lirë apo këto i paguan më shumë Meta me Berishën?”, shkruan Spahiu.
Kjo deklaratë e Spahiut vjen pas akuzave të Presidentit Meta se media shqiptare nuk është e lirë dhe vuan nga presioni i politikës, madje bëri thirrje për të krijuar një media të re.
Shqipëria vend muti,
triumfon vetëm hajduti.
Opozita thote qe Rama ka kapur mediat.
Shume e vertete pasi qytetaret i shohin çdo dite televizione qe i sherbejne Rames si Klan, ABC new, Rtv ora apo Ora new, Shijak tv , SYRI.net, Zjarr tv etj.
Po ashtu qytetaret shikojne çdo dite qe shumica e moderatoreve e gazetareve lavderojne Ramen si p.sh. Qim Peka, Ardian Krasta, Lubonja, Andi Bushati, Andi Bejtja, Artur Zheji, Arian Çani,Eni Vasili,Sonila Meço, Enton Abiekaj, Fahri Balliu,Agron Gjekmarkaj ,Mark Marku, Arion Sulo pra pothuajse 95 % e gazetareve ne qarkullim .Te gjithe keta qe permendem paguhen nga Rama dhe siç i shikojme çdo dite ata e lavderojne pa pushim.
Pra ka te drejte Ilir Floriri kur thote qe keta gazetare jane blere nga Rama….apo keta gazetare mos jane blere nga te tjere ?????