Përurohet palestra e re në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Farkë, Veliaj: Po bëjmë shpërndarje gjeografike të investimeve; pasioni shpërblehet

20 Gusht 2020, 13:00Sociale TEMA
Përurohet palestra e re në Shkollën e Mesme të Bashkuar

Për herë të parë, nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme të bashkuar në Farkë do të kenë mundësinë e ushtrimit të sporteve të ndryshme në një palestër të re. Kjo godinë e re është e pajisur me tualete, dhoma zhveshjeje dhe mund të përdoret edhe nga ekipi profesionist i volejbollit, “Farka Volley”. Në përurimin e mjediseve të reja sportive, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi shpërndarjen gjeografike të investimeve dhe krijimin e infrastrukturës për ekipet sportive.

Kryebashkiaku falenderoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi dhe drejtues të “Farka Volley”, të cilët ishin nismëtarë të projektit për ndërtimin e palestrës së re. “Është një investim jo vetëm për shkollën, por edhe me standarde për ekipin, i cili e meriton pasi sjell kupa dhe çmime për qytetin”, tha Veliaj.

Në vijim të mbështetjes që Bashkia e Tiranës jep për sportin, ai shtoi se shumë shpejt do të kalojë në Këshillin Bashkiak edhe shpërblimi për klubin e futbollit të Tiranës, pas shpalljes kampion në Kategorinë Superiore. “Shpërblyem me 150 milionë lekë ekipin e Tiranës, kalon së shpejti në Këshill Bashkiak. Po fituan edhe me Crvena Zvezda-n do miratojmë edhe një bonus tjetër sepse do të ishte historike. Përtej rivaliteteve që kemi, Farka, Tirana, Dinamo, Partizani, nëse një ekip shqiptar ecën lart duhet mbështetur”, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi se investimi për palestrën e re në Farkë është bërë edhe për të dhënë një mesazh. “Ju na sillni pasion dhe politika më e mirë e bashkisë është se i çojmë investimet aty ku ka duk”, vijoi Veliaj. Më tej, ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të mbështesë sportin dhe jetën e shëndetshme. Pas investimit në palestrën e zonës, Veliaj bëri të ditur se do të vijojë puna me pjesën e dytë të rehabilitimit të zonës përreth Liqenit të Farkës. Ai ftoi të gjithë banorët e kryeqytetit të frekuentojnë mjediset e liqenit dhe të shpenzojnë në këtë zonë për të rritur ekonominë e saj.

Krahas investimeve në zonë, paralelisht po vijon puna edhe për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmetit i 26 Nëntorit 2019. “Kemi ecur edhe me shtëpitë e tërmetit. Disa shtëpi që i kisha parë para 2-3 javësh, kishin mbaruar në afat”, përfundoi Veliaj.

Shkolla e Mesme e Bashkuar ndodhet në Tiranë, Njësia Farkë. Objekti në zhvillim është shkollë 9-vjeçare dhe e mesme, e cila shtohet me një palestër në territorin e saj. Kjo palestër do të shërbejë për nxënësit e shkollës, si dhe për ekipin e volejbollit të Farkës.

1 komente në “Përurohet palestra e re në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Farkë, Veliaj: Po bëjmë shpërndarje gjeografike të investimeve; pasioni shpërblehet”

  1. 777 says:

    Kudo investoni,vetem ne Yzberisht (KMY) mos investoni se banoret e tij jane…ARMIQTE E SHQIPERISE!
    As KLU KLUS KLAN-i nuk i ka luftuar zezaket kaq shume sa i ka luftuar Erion Veliaj banoret e Yzberishtit!
    Meqenese Bashkia ka dhene 2000 euro per ata qe botojne lajme suksesesh te Erion Veliajt,dyshoj se edhge ky komenti kritik nuk do botohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje