FOTOT: “Dashuria ime për një plak të ndyrë”: Një histori tronditëse, e dy ikonave të artit (që sot vështirë se kuptohet)

21 Gusht 2020, 11:58Lifestyle TEMA
FOTOT: “Dashuria ime për një plak të ndyrë”:

Emri i Jane Birkin vështirë se mund të thotë gjë për brezin e sotëm.

Ndoshta kanë dëgjuar për çantat Birkin, të cilat kushtojnë aq sa një makinë e vogël.

Por, ajo ka qenë një nga artistet më të famshme të viteve 60-70: Dizenjatore, këngëtare, aktore…

E lindur në Londër, Birkin ka pasur një jetë sat ë trazuar, aq edhe të bukur dhe romantike, gjë që zbulohet nga një ditar i saj.

Sapo ajo bëri 18 vjeç, u martua kompozitorin e njohur të kohës, John Barry, që ishte 14 vjet më i madh se ajo.

“Ai ishte kompozitori më i madh i filmit në kohën e tij dhe jashtëzakonisht tërheqës”, shkruan ajo në ditarin e saj.

Por, siç pritej, martesa e tyre ishte dramatike.

Menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre, Kate, Jane e la atë, pasi John ishte shumë i ftohtë, aspak romantik dhe i pasigurtë.

Pas kësaj, Birkin shkon në Paris, për të luajtur në filmin francez “Slogan”.

Ylli i filmit ishte Serge Gainsbourg, me të cilin ajo bie në dashuri dhe fillon një marrëdhënie tronditëse.

Ndryshe nga John, Serge ishte shumë romantik dhe i ndjeshëm.

Një natë para se ajo të kthehej në Londër, ai “qau gjithë natën në heshtje para një qiri të ndezur”.

Por, Birkin i ofrohet një tjetër film francez dhe ajo transferohet përfundimisht në Paris, pranë Serge.

Ai ishte 18 vjet më i madh se ajo, por Birkin u marros pas tij, edhe pse e pranon se “ai ishte shumë i çuditshëm.

Së bashku ata regjistruan “Je T’aime. . . Moi Non Plus”, të cilën Gainsbourg e kishte shkruar fillimisht për të dashuren e tij Brigitte Bardot.

Sot duket e pamendueshme, por në atë kohë ishte thellësisht tronditëse dhe kënga u ndalua në stacionet radiofonike nëpër Europë dhe në Britani, dhe u denoncua nga Vatikani, si tepër erotike.

Ata u shpallën çifti i vitit në 1970 dhe po kalonin një romancë ëndrrash.

Por jeta nuk ishte gjithmonë aq idilike, pasi mes tyre kishte përplasje.

Gainsbourg ishte aq mbizotërues, sa që kur vajza e tyre u rrit disa vite, kur Birkin i tha se duhej të blinin një shtrat të ri për të, ai iu përgjigj se “s’ka nevojë, thjesht bliji një palë çorape dhe vishja”.

Mes tyre kishte skena të tmerrshme xhelozie, aq sa një herë Birkin u fut në lumë për t;u mbytur, ndërsa Gainsbourg e shihte.

Marrëdhënia e saj me Gainsbourg u bë gjithnjë e më e paqartë. Të dy pinin shumë dhe ata grindeshin vazhdimisht.

Ndonjëherë ai është ‘Sergei i ëmbël’, njeriu më i shpejtë në botë.

Herë të tjera ajo tërbohet në ditarin e saj, ku shkruan sa i ndyrë është ai:

“Nuk ka bërë banjë për katër muaj dhe këmbët i ka të zeza e të ndyra”, shkruan ajo në ditarin e saj.

Karriera e Birkin ndërkohë ishte në pikiatë dhe në vitin 1979 asaj i ofrohet një film i drejtuar nga Jacques Doillon.

Ajo u befasua kur pa se bëhej fjalë për një djalosh simpatik.

Edhe pse ajo besonte se nuk mund të ishte kurrë e lumtur pa Serge, ajo gjithnjë e më shumë u tërhoq nga Doillon.

“Unë jam 33 vjeç dhe së shpejti do të plakem, dhe këtu është dikush kaq i dashuruar me mua, saqë mezi i rezistoj”, shkruan ajo në ditarin e saj, duke e lënë kështu Serge për Doillon, me të cilin bëri edhe një fëmijë dhe kaloi jetën e saj.

Por ajo nuk do t aharronte kurrë Serge Gainsbourg, dashurinë e jetës së saj.

“Askush nuk mund, kurrë, kurrë, të jetë në gjendje të zërë vendin e tij”, shkruante ajo në ditarin e saj.

7 komente në “FOTOT: “Dashuria ime për një plak të ndyrë”: Një histori tronditëse, e dy ikonave të artit (që sot vështirë se kuptohet)”

  1. Dauti says:

    More ndonje lek ti zogu me ate rast?

  2. qytetar says:

    Jete baxhellash !!!!!
    E kujt i interesojne keto lloj historish sot !!!!!???
    Vetem gazetareve te KAZAN- it !!!!
    Sepse duhet te justifikojne pagen e pastrimit te parave !!!!!

  3. Oh… cfar Storie
    vdes per Femra te tilla passionante ?
    (qe sot ,e kohet tona ,mjerishte jan specie te vecnta , ne kerkim ? )
    { ? }

  4. Mandravellua says:

    Me nje llaf `sa takoi, te gjithe i provoi`.
    Qiu te qihemi , me ke na del perpara.
    Yyyp XHixhi. Romantike

  5. ? says:

    Epo mire, ja edhe historia e nje kurve tjeter. Po pastaj?

  6. Drejtesia e munguar says:

    Gjithe kjo femer me copa zhulsash!

  7. qytetari says:

    Keto lloj speciesh e kane koken poshte:
    Po ju plak ajo fillojne nga shtrigerite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje