Kuba fillon provat klinike të vaksinës Covid-19

21 Gusht 2020, 18:18Bota TEMA

Kuba do të fillojë fazën e parë të provave klinike me datë 24 gusht të vaksinës kundër Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se ajo do të jetë e disponueshme në gjysmën e dytë të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Vaksina do të quhet “Soberana 01” dhe do të zhvillohet nga Instituti Finlay i Vaksinave.

Mësohet se vaksina të jetë e efektshme, çdo person, do të duhet të marrë dy doza nga kjo vaksinë.

Autoritetet shëndetësore në vend theksuan se Kuba ka për qëllim që të ketë një vaksinë të vetën.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, me datë 19 maj, deklaronte se vendi duhet të kishte një vaksinë të veten për të mos u varur nga shtetet e tjera.

Edhe pse po zhvillohen disa vaksina nga shtete të tjera, neve na duhet vaksina jonë”, tha Diaz-Canel.

Kuba deklaroi se testimet e vaksinës do të nisin më 24 gusht, ndërsa 676 persona të moshës nga 18 deri në 80 vjeç do të dalin vullnetarë.

Kujtojmë se qeveria kubaneze është lavdëruar prej vitesh për zhvillimin e bioteknologjisë në vend, për krijimin e vaksinës kundër Hepatitit B dhe trajtimin e sëmundjeve të tjera si meningjiti, kanceri i mushkërisë dhe tumoret e kokës.

1 komente në “Kuba fillon provat klinike të vaksinës Covid-19”

  1. Shefkiu says:

    Kuba vaksinë të sajën? O nëne, o nëne! Hyni në youtube dhe kërkoni pamje nga Kuba e sotme. Keni për të mbetur të mahnitur nga ngjashmëria jonë e viteve 89-90 të fundit të diktaturës. Karroca me kuaj në mes të qytetit, dyqanet bosh, vetëm shitsit brënda, trenat vagonët pa xhama, ndalojnë sa të kalojnë lopët, rrugët copë-copë, makinat të gjitha për në varreza, modelet e shkatrruara amerikane të cilat jua dërgojnë nga amerika të afërmit. O po c’ta zgjasë, do ngeleni pa mënd nga ngjashmëria me ne në ato vite të fundit të komunizmit.
    Është e çuditëshme, por komunizmi një fytyrë dhe fund paska kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje