Sabrina Belcher, e cila po kandidon për kryetare bashkie në Sumter, Karolina e Jugut, është arrestuar me akuzën e falsifikimit të rrëmbimit të saj për të fituar vota. Ajo e transmetoi drejtpërdrejt të gjithë incidentin në Facebook.
Policia tha se kandidatja 29-vjeçare falsifikoi rrahjen dhe rrëmbim për të fituar ‘publicitet, simpati dhe vota në zgjedhjet e nëntorit’. Një burrë 34-vjeçar i quajtur Christopher Eady dyshohet se e ndihmoi atë të bënte videon e manipuluar.
Belcher raportoi në polici se një burrë po përpiqej ta grabiste, pasi kishte thyer xhamat në makinën e saj dhe e kishte rrëmbyer. Ajo pretendoi se nuk e njihte burrin, por policia zbuloi në hetimin e tyre se ajo kishte qenë në kontakt me sulmuesin e dyshuar, Eady, dhe dyshja kishin planifikuar ngjarjen ditë më parë.
“Kjo ishte thjesht një përpjekje për të krijuar çrregullim dhe pakënaqësi në komunitetin tonë për përfitime personale.” – tha shefi i policisë, Russell Roark.
Policia thotë se Belcher ka pranuar se e ka planifikuar. Ajo akuzohet për paraqitjen e një raporti të rremë dhe komplot. Eady po akuzohet gjithashtu për komplot.
Belcher është një nga gjashtë kandidatët postin e kryebashkiakes së Sumter. Kryetari aktual, Joe McElveen, njoftoi këtë vit që ai nuk do të rikandidojë.
Do kete pate keta demokratet tane qe bejne video dhe audio fake dhe mendoi ta provonte edhe kjo fakiria…lolllll
Do kete marre leksione nga Lali Pleri me rastin Griselda
Zezaket jane njerzit me te ndyre dhe me nivekin me te uket te inteligjences nga te gjitha rracat