Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë helmimin e kritikut të presidentit rus Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndërshkimin e autorëve.
Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.
“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.
Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se “ai nuk ishte helmuar”.
Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.
Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por “nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij”.
“Ata qe jane pergjegjes duhet te identifikohen dhe ndeshkohen” thote zonja Merkel. Kjo do te thote hapur, se zonja e nderuar kancelare e perjashton si mundesi perfshirjen e zotit Putin ne kete akt mizor. Zonja Merkel gati sa nuk thote, se ndonje fanatik, dashamires i zotit Putin, duhet ta kete bere, por absolutisht pa dijenine e tij. Ndaj, le te kuptohet zonja Merkel, marrdheniet midis Gjermanise dhe Rusise duhet te jene akoma me te ngrohta ne te ardhmen. Edhe nese krijohen situata ftohtesie si ajo qe shkakton ky rast, Rusia duhet te dergoje me shume gas ne Gjermani per ta ngrohur situaten. Keqardhje tipike gjermane kjo e zonjes Merkel!