Ditën e sotme nis Konventa Kombëtare Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të zgjasë për katër ditë. Presidenti amerikan, Donald Trump, do të pranojë zyrtarisht nominimin si kandidat i partisë për zgjedhjet e nëntorit.
E teksa të gjithë po presin fjalimin e Trump, ka qenë Zonja e Parë Melania Trump, ajo që i ka surprizuar të gjithë. Teksa prej kohësh është folur për një krizë në martesën e çiftit presidencial, dhe Melania ka qëndruar në heshtje, së fundmi ka zbuluar se është në krah bashkëshortit të saj.
Këtë të martë, ajo do të mbajë një fjalim para republikanëve dhe së fundmi është zbuluar një pjesë nga fjala e saj. Në një video të publikuar në “Twitter”, Zonja e Parë dëgjohet të thotë se e kupton “situatën e krijuar aktualisht në vend”.
“Është një kohë e vështirë dhe të gjithë e ndjenjë atë në mënyra të ndryshme. Unë e di se aktualisht të gjithë janë përqendruar tek politika në përgjithësi. Më besoni e kuptoj këtë. Por unë jam këtu sonte, sepse e dua këtë vend me gjithë zemrën time dhe më dhemb kur shoh njerëz që lëndojnë…”, e nis fjalimin e saj Melania.
Gjithashtu mediat amerikane shkruajnë se Zonja e Parë do ta mbajë fjalimin e saj nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka pësuar disa transformime pikërisht për këtë rast.
Madje thuhet se vendi i zgjedhur nga Melania Trump për të mbajtur fjalimin e saj është një nga mënyrat që Konventa Kombëtare Republikane do të shkelë normat politike. Rregullat federale ndalojnë Shtëpinë e Bardhë që të jetë përcaktimi për ngjarje të qarta politike.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se edhe fëmijët e Trump, përfshirë Ivanka Trump, Donald Trump Jr. dhe Eric Trump, gjithashtu do të kenë mundësi të flasin para republikanëve.
Savage… https://t.co/MNKMP95C2p
— Joy Reid (@JoyAnnReid) August 24, 2020
Tema, nuk e keni kuptuar mire videon qe keni bere attach nga Twitter.
Nuk eshte zeri i Melania Trump, por zeri i Michelle Obama.
Kjo per tu tallur me znj. Trump pasi fjalimet e saj me perpara i ka marre nga Michelle Obama.