Pse mbante Lukashenko armën e preferuar të Osama Bin Laden dhe të kreut të ISIS?

25 Gusht 2020, 18:39Bota TEMA

Pamjet ku presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko del i armatosur krah ushtrisë, ndërkohë që populli është ngritur në protesta kundër tij, kanë bërë xhiron e botës.

Por ajo që është edhe më e veçantë, ka të bëjë me llojin e armës që mban në duar presidenti bjellorus.

Kjo është një arme të cilën e kishte për zemër edhe ish-lideri i Al-Kaidës, Osama bin Laden si dhe ish-kreu i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Arma e llojit AKS-74U e prodhuar në Bashkimin Sovjetik është një variant më ndryshe se nga modeli AK-74 që përdoret gjërësisht nga forcat ushtarake në të gjithë botën, shkruan SHQIP.

AKS-74U e specializuar u prodhua për herë të parë në vitin 1979 dhe është më pak e fuqishme dhe më pak e saktë se AK-74.

AKS-74U është rreth gjysma e gjatësisë së AK-74 dhe është bërë si një armë personale për vetëmbrojtje, veçanërisht për ekuipazhet e mjeteve të blinduara, të cilëve u duhej një armë me më shumë fuqi depërtimi sesa një pistoletë e vogël. Si e tillë ajo është më e lehtë për përdorim.

Po pse zgjodhi Lukashenko një armë të tillë?

Përgjigjja mund të gjendet në eksperiencën e Lukashenkos në ushtri,  ku në 1980 ai shërbente në një divizion sovjekik dhe sipas REL mund të mbante pikërisht një armë të tillë.

Ky mund të jetë një mesazh se ai sheh ende nga Rusia, ndërsa gjithë bota perëndimore është kundër tij dhe nuk njeh rezultatin e fundit të zgjedhjeve.

1 komente në “Pse mbante Lukashenko armën e preferuar të Osama Bin Laden dhe të kreut të ISIS?”

  1. katarakti says:

    Aman çfarë budallalliiqesh dhe manipulimi të opinionit publik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje