Balina Bodinaku, një nga emrat më të spikatur të showbizit shqiptar, duket se di të përzgjedhë mjaft mirë vendet më të veçanta për të pushuar.
Bukuroshja që i dha për vite me radhë sharm ekranit të televizorit, është larguar nga zhurma e qyteteve të populluara të pushimit, duke shfrytëzuar disa destinacione që janë më pak të njohura për publikun.
Përmes një video në rrjetet sociale, ajo përcjell pejsazhet piktoreske të krahinës së Tepelenës.
Bodinaku është stacionuar në plazhet lumore të Peshtanit të cilët krahas ujit të ofrojnë edhe ajërin e pastër të gjelbërimit.
Vetëm pak kilometra larg nga Tepelena, këto oaze paqeje shpirtërore ofrojnë në të katërta anët pyje të harlisura si dhe florë e faune që rrallë gjenden në vendin tonë.
Mesa duket, lupës së Bodinakut nuk mund t’i shpëtonte kjo parajsë për të apasionuarit e ujërave të ëmbël, duke shijuar jo vetëm freskinë e lumit por dhe ngrohtësinë e diellit apo ecjen në male. (TemA)
Ju falenderojme qe na tregoni sesa bukur po ja kalon kjo dhe sesa e lumtur qe eshte. Faleminderit!
Shume bukur
Natyra eshte kudo e bukur
diku ne qetesi ,larg zhurmave
ne prapasken te Detit e qytetit ,eshte nji variacion i kedshem.
Njiher dicka ndryshe , ne lum ,tingellon emocional no ? ?♂️
Ishin mesuar te shkonin ne Tailande…..
Pse u dashka te dime ku e si po pushon kjo torollakja bodinakja ?!