Lionel Mesi ka turbulluar ujërat në Barcelonë teksa ka njoftuar se kërkon të largohet menjëherë nga skuadra.
Argjentinasi duket se është i zhgënjyer me drejtuesit e veçanërisht me presidentin Josep Maria Bartomeu, statusi i të cilit është vënë në dyshim pas kërkesës së “pleshtit”.
Ndërkohë, kanë filluar aludimet se ku mund të jetë e ardhmja e sulmuesit.
Sipas ish-agjentit të tij në kohën e fillimeve me Barcelonën, Maria Minguela, për Mesin ka një ekip dhe ai është Interi.
Megjithatë, nuk përjashton as Mançester Sitin e Guardiolës.
“Për mua ka tashmë një skuadër dhe është Interi. Në Itali paguhen më pak taksa dhe atje është edhe Kristiano Ronaldo.
Por, në Angli është miku i tij Serxho Aguero dhe të Siti është gjithashtu Pep Guardiola”, u shpreh ish-agjenti i Mesit.