Ishte prekur nga Covid, ndahet nga jeta epidemiologu i njohur Vilson Topulli. Mesazhi i ndjerë i Silva Binos

26 Gusht 2020, 09:47Sociale TEMA

Epidemiologu i njohur, Vilson Topulli, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare pas infektimit nga Covid-19.

Lajmin e bën të ditur shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, përmes një postimi në Facebook.

Bino thekson se ai ishte epidemiolog i terrenit, ndërkohë që nuk mund ta dinte se vite më pas një pneonomoni e tillë do t’i merrte jetën.

Bino shkruan fjalët prekëse për kolegun e saj, ndërkohë që e cilëson atë si një njeri të palodhur, duke theksuar se ai ishte kujtesa e ISHP-së, pasi kishte filluar punë aty që në moshën 19 vjeçare.

“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së ko lerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të.

Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik.

Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.”- shkruan Bino ndër të tjera.

1 komente në “Ishte prekur nga Covid, ndahet nga jeta epidemiologu i njohur Vilson Topulli. Mesazhi i ndjerë i Silva Binos”

  1. Ska rendesi says:

    Pse kishte epidemi kolere ne vitin 1994!! Ka filluar pune ne moshen 19 vjec pa kryer arsimin e larte!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje