Hapja e shkollave, Shahini: Qëllimi kryesor ruajtja e shëndetit të nxënësve

25 Gusht 2020, 13:20Sociale TEMA
Hapja e shkollave, Shahini: Qëllimi kryesor ruajtja e shëndetit

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një shënimi në rrjetet sociale ka shkruar se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Më tej ministrja bën me dije se është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe përgjegjëse të arsimit me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”, shkruan Shahini. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje