Familja Allaraj hyn në banesën e re në ditëlindjen e vajzës, Rama: Për këtë shtëpi, disa “inxhinierë” fejsbuku vunë alarmin se nuk ka 4 tela

25 Gusht 2020, 12:14Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shtëpinë e parë të rindërtimit e cila i përket familjes Allaraj, të cilët tashmë do jetojnë në një banesë të re pasi tërmeti i 26 nëntorit e shkatërroi të tyren.

Futja e tyre në shtëpinë e re ishte zgjedhur në një ditë të veçantë, për ditëlindjen e 13-të të vajzës së shtëpisë, ku Rama bashke me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe minisitrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kane uruar me goten e rakise ne dore!

“Kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” fejsbuku këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”!

Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre, është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

Sot kemi një urim krejt të veçantë?

SHTËPIA E PARË E RINDËRTIMIT hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e vajzës, Merisildës, e cila mbush 13 vjeç?

Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” fejsbuku këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”!

Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre, është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh?

Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildës, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet bashkë me gjyshen dhe prindërit e tyre?

2 komente në “Familja Allaraj hyn në banesën e re në ditëlindjen e vajzës, Rama: Për këtë shtëpi, disa “inxhinierë” fejsbuku vunë alarmin se nuk ka 4 tela”

  1. Luli says:

    Hallall plako! Ta gezojne jeten dhe hallexhinjte.

  2. On says:

    Te shohim termetin e rradhes….si kishte thene Dor Keko…Rames ja cuan diplomen ke shkallet e hotel Dajtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje