FOTO: 3-vjeçaren me kamërdare e çon era në det të hapur, prindërit grekë në panik

24 Gusht 2020, 16:07Sociale TEMA

Një fëmije 3 vjeçar është shpëtuar sot prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër.

Sipas burimeve lokale,vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era  në det të hapur.

Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit,marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.

Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh,dhe drejtimi ishte drejtë gjirit të Korinthit.

Familjarët po e kërkonin në panik  vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë,dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar seku u gjet fëmija.

Nën shoqërimin e rojes bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë,pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë  hetime  lidhur me rrethanat  e ngjarjes.

Për momentin behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhenë shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje