E para në Ballkan: Shqipëria shet shtrenjtë bukën, qumështin dhe mishin

25 Gusht 2020, 09:01Sociale TEMA

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas tabelave të publikuara nga Eurostat.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%),  Bosnja (74.5%).

Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares europiane.

Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta (69.7% të mesatares europiane), pas Malit të Zi (73%) dhe Serbisë (70%). Sërish, buka është më e lirë në Maqedoni, me 56.7% të mesatares europiane.

Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, me 72% të mesatares europiane. Më i lirë mishi është në Mal të Zi dhe Maqedoni (61.8%).

Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së. Në Maqedoni, kushton sa 61.7%.

Rekord vendi ynë mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian (97.9%). Produktet e bulmetit janë shumë më të shtrenjta se në Serbi (86.7%), Mali i ZI (83.3), Bosnjë (80.4), Maqedoni e veriut (70.3).

Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës, me 234%.

Pas Zvicrës për shtrenjtësi të ushqimeve renditen Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Franca./monitor

7 komente në “E para në Ballkan: Shqipëria shet shtrenjtë bukën, qumështin dhe mishin”

  1. kujtimi says:

    Nuk e kuptoj kete artikull, ushqimet ne shqiperi jane me te shtrejnta se ne be apo me te lira?

    1. Ujku Plak says:

      Eshte me e lire tek ne.Prsh nje kg domate ne Eu eshte 1000 lek ne Shqiperi 800lek. Por nje page mesatare ne Eu eshte 1500 euro neto dhe ne Shqiperi 500 euro . Pak a shume per pagat se nuk jam i sigurte , por kjo nuk na shqeteson shume ne Shqipetaret se ne jemi ne rrugen e duhur per pasurimin e pilitikaneve dhe te pafytyreve , dhe rrisim skamjen e njerezve te nderesh

  2. ?????? says:

    SHQIPERIA eshte qelbesire e kane semure me kancer nuk sherohet. nuk ka SPAK TA SHEROJE……faleminderit Zotit qe me heqi nga aty prej atyre monstrave……

    1. Ujku Plak says:

      Mos falendero Zotin por veten dhe ata qe te mbeshteten te merrje nje vendim te tille. Ikja nga Atdheu eshte e veshtire dhe do shume guxim prandaj thone qe ndryshimi i perket GUXIMTAREVE. Edhe une ika para 6 viteve dhe jam Gjermani ,perjashto veshtiresite e fillimit tani me duket sikur kam lindur edhe njehere. Me kohe te plot punoja bashke me Gruan ne Tirane kisha dhe pune te dyte dhe ishte shume e veshtire,ketu punoime me kohe te plote por eshte si te krahasoshe naten me diten.

  3. perse ?

    SEPSE FLASIM KOMENTOJME NE GJUHEN E QYTETARIT JO BAJGAXHIUT
    DHE KJO BIE NDESH ME POLITIKAT E BUDALLEPJES QE GREKU DESHIRON E FINNCO
    NE OPINIONIN SHQIPTARE !!!!!!!!!!!!!!!!
    SI MUNDET ME QEN KQ TE NDYR PER VENDIN E VET KTO HIBRITA MODERTOR ?
    APO HIBRIT HESAPI THUJ
    NJEREZ TE MARRE FUND-
    PTUUUUUUUUU MASKARENJE FSHATARI FSHATAR VDES ?‍♂️??

  4. gloria says:

    Tregetaret kriminel Shqipetare ja blejne qumeshti fermereve me 30 lek litrin dhe dnathin e sbezin me 800 l. kilogramin…..

  5. Kim été says:

    Ja dim rëndësin bujqësis, ndaj përpiqemi të shohim hallet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje