Nga Gëzim Basha
Partia Demokratike është e pregatitur pë të ardhur në pushtet, por krejt e papregatitur për tu demokratizuar.
Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave—një praktikë e paster Kineze e kohës së Revolucionit Kulturor—me ato propozimet nga poshtë, eshte thjesht makiazh, teatralitet i panevojshëm dhe populizēm I neveritshëm.
Demokracia mbetet sistem i vetshpalljes së kandidaturës; propozimet nga poshtë janë praktikë staliniste.
Kina Maoiste kishte një komision partiak për të krijuar në zyrë Njeriun e Ri, një dosje tiparesh dhe normash, madje i kishte vënë edhe emër, Lei Fen! Tiparet ndronin sipas tekave të Maos dhe Komisioni ishte përherë “me barrë,” pritej të lindte Njeriun e Ri!
Komisioni i PD-së, vazhdon të jetë me barrë, pritet të linde deputetin ideal!
U mbars mali dhe polli prapë listën e kryetarit!
Një baba dhe pesë lehona…
Post Skriptum:
Maoizmi mbetet formë e Mazoizmit!
Akoma me PD-në mereni? Kësaj partie i ka humb vula dhe i ka marë koka erë. Uroj të shpartallohet dhe të na lenë rehat me debilat që e drejtojnë.
Si flet keshtu ti more djale? A e di ti kush e perben komisionin? Ore cun, ate e drejton Besnik Mustafaj, ish komunist, ish punonjes ne Kom Wendror te PPSH punonjes ne Institutin e Marksizem Leninizmit me ne krye shoqen Nexhmije Hoxha. Drejtohet nga Jari (Van Dam Sula), nipi i dy kuadrove te rendsishem te Sigurimit, Ferdi Haxhija ish Zvendes drejtor i Sigurimit te Republikes dhe Mujo Haxhise ish Drdjtor i Sigurimit te Ushtrise per Rephblimen. Nga Genc Ruli familje komuniste e afert me ish BLLOKUN. A ye dalim boll keta te tre?
Keta i ka zgjedhur shoku Sali ish komunist e sdkretar i PPSH per ta ndihmuar qe te rrije krytar Lyli, nga familje komunistesh nga nena e baba qe ka per grua bijen e komunistit zhoku Xhafer Isufi.
Prandaj e djathta eshte ne rruge te mbare e do fitoje kur te qethen vicat.
Masken me te bukur e paska M Marku, te zeze, fashiste, ashtu si ka edhe shpirtin.
“O Sali, Sali Berisha
Ti na mesove me dy gishta
Kur te rritem edhe pak
Do te behem demokrat”
Kenge e kenduar nga Fatosi i Enverit Besnik Mustafaj, ne festivalin e kenges per fatosa ne vitin e mbrapshte 1992.