A ka Shqipëria një klasë intelektuale?

25 Gusht 2020, 09:41Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shumë nga këto diplomat e “sotit”. Intelektualë janë njerëzit, që në momente të caktuara shërbejnë si udhërrëfyes të shoqërisë, apo që e orientojnë atë drejt ndryshimeve të mëdha. Janë njerëz me autoritet publik dhe shoqëror.

Por a ka Shqipëria një shtresë intelektuale që të mund të përmbushë këtë mision? E bëra këtë pyetje ndërsa rilexova edhe njëherë ditët e fundit procesverbalin e mbledhjes që Ramiz Alia bëri me intelektualët në gusht 1990. Muri i komunizmi kishte rënë me shpërthimin e ambasadave. 

Në Lindje ishte shembur çdo gjë dhe çifti Çaushesku ishte pushkatuar. Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist, mblodhi intelektualët më në zë të kohës, dhe u kërkoi mendim nëse duhej apo jo Shqipëria të ndryshonte sistemin politik dhe ti hapte rrugë demokracisë.

A e dini se cili ishte më përparimtari në mendime në atë sallë?

Vetë Ramiz Alia!

Sali Berisha, që katër muaj më vonë do të merrte flamurin e revolucionarit, thoshte se nuk ka ardhur koha për pluralizëm politik. Kadareja bënte sikur nuk e kuptonte çdo të thoshte pluralizëm...Ishte edhe Fatos Nano aty…

Ai që e kuptonte më mirë, se historia kishte mbaruar ishte vetë mëkëmbësi i diktatorit, por ai nuk donte ta shembte vetë. 

Koha tregoi se ne nuk e rrëzuam, as e shembëm, as e shkatërruam komunizmin, thjeshtë zëvendësuam udhëheqësinë, sipas një skenari që e vujamë ende dhe sot.

Po sot a kemi ne një klasë intelektualësh të atij kalibri, që të mund të tregojë me gisht nga duhet të ecë një shoqëri e ndodhur në udhëkryq? Nevojën e kemi për të na rrëfyer, por njerëzit druaj që jo?

Shoqëria është sot peng i një klase politike, pjellë e asaj mbledhjeje, që bën vetëm rrotacionin mes vetes, duke ricikluar një kastë njerëzish të korruptuar me një kastë, gjasme, më pak të korruptuar.

Shoqëria është drejt brrerjes fatale nga largimi i njerëzve, dhe në pamundësi të ikjes, nga indiferentimizi fatal mbi atë që ndodh në vendin e saj.

Mendoj se nuk ka fund më të keq për një shoqëri, se sa kur njerëzit i janë dorëzuar bindjes se ata nuk mund ta ndryshojnë më fatin e tyre.

14 komente në “A ka Shqipëria një klasë intelektuale?”

  1. Sotiri says:

    Edhe ky Mentori nuk qenka pa gje ne koke.

  2. Ilirian says:

    Ndërgjegjja e lartë dhe përgjegjësia për atë që thotë e bën e bën dikë intelektual … përveç njohurive teknike që mund të ketë në një fushë të caktuar

    1. Ahmet says:

      Shqiperia ka pasur intelektuale, fatkeqesisht sot jane me te pakte.
      Fatkeqesisht keto intelektuale nuk jane degjuar per keto 30 vjet (ndoshta edhe nga gabimi i tyre) Sigurisht keto edhe u tremben nga hulingalizmi i njerezve qe morren pushtetin si A.Hajdari,S.Berisha,N.Ndoka,A.Duka, Lushajt,Dollapet e shume te tjere pa shkolle te PD,PS e partive te tjera.Shikoni edhe sot ne krye te partive ,institucioneve e drejtorive ne qender e me keq ne zonarurale se kusht.Intelektualet e vertete jane flakur qellimisht per te lulezuar keto qe jane sot e per 30 vjet me rradhe.

  3. ???? says:

    Shumë bukur !!

  4. Ari says:

    Mentor! Ke definuar nje perfundim te dhimbshem! Arsyeja e te qenit ” indiferent” eshte gjithsesi relative, pasi, shume prej tyre, terhiqen nga shkaku se politika thith sistematikisht me shumice “si motren e saj”. Dhe, ky model shtrihet ne gjithe piramiden .

  5. Loni says:

    Ka di muk ka, ka Mark Markun, Gjekmarkun dhe Lubonjdn hahaha hahaha hahaha!

    1. Erion says:

      Ka Spiropallen, Tao Tan, Roshi.Gëzuar, Dako, Lalën dhe Lalin. ..

  6. Njerëz të zanatit mundë të ketë edhe pse edhe ata mundë të jenë në deficit sepse nuk kemi krijuar një sistem që prodhon kontigjente profesionistësh,por intelektual në kuptimin e një elite morale me vetëdije të lartë shoqërore nuk kemi.Kur e them këtë nuk them që nuk ka njerëz të dijshëm dhe të moralshëm ,por them që nuk kemi një kastë intelektuale e cila do të ishte ndikuese në rrjedha shoqërore,sikur të kishim një kastë elite intelektuale ndikuese në habitatin social , nuk do të sundonin në skenën politike harbut e kriminel politik që përveqë se të vjedhin dhe të vrasin nuk kanë qenë gjendje të bëjnë.

  7. Do vine says:

    Ky vend nuk ka intelektual, ishte dicka e pritshme, pasoje e historise sone. Komunizmi u preu koken qysh ne fillim. Pas ’90 duheshin intelektual per sistemin demokratik. Ku ti gjenim. Operuam me ish komunistet, Servet Pellumbi, Nano, Berisha, Pashko etj. Vinin nga komunizmi, nuk dinin c’ishte demokracia, te gjithe te dhunshem, me dije te deformuara, ndertuan shemtine qe kemi sot. Ata qe flasin neper TV jane servila te politikes. Intelektuali i vertet eshte me vizion te gjere, jo politik, ai u nenshtrohet bindjeve te veta dhe interesave te vendit. Te tille nuk kemi ende.

  8. qytetari says:

    Te pelqen te vazhdosh te kendosh maje plehu mor kikirikija.
    Pyetja egzistenciale vazhdon te jete:
    A mund te lulezoje mendimi intelektual perendimor,ne kete truall europian,por qe vazhdon te shkretohet dhe perzhulitet nga mentaliteti mbi peseqind vjecar denatyrues anadollak dhe komunizmit absurd hoxhist?
    Thjesht:Koha vazhdon te tregoje,qe shumices tone,i pelqen dhe kenaqet me eren e Mutit
    Nga duhesh filluar?
    Nga druja e ligjit.
    Por kush tja jape?
    Rama vazhdon te kerceje tango me banden e shpellareve.
    Frikacake,apo e ka ndeshjen jashte,aty dhe socio-komunistet e tij?

  9. vlora says:

    Ky vend nuk prodhon intelektuale ,por maskarenj qe e kane mendjen si te vjedhin shtetin e te pasurohen ne kuriz te popullit.A nuk ishin ata gjykates qe gjykuan videon e Ilir Metes qe u pa me ze e figure duke vjedhur e thane nuk eshte e vertete?Njerez te peshtire.Cdo tu thone femijve te tyre neser per kete gjyq?Anuk ishte Spartak Ngjela qe bilbilos sote kunder Saliut ne 97 kryetar i komisjonit hetimor qe shpetoi Sailun?Njeri pa shtylle kurizore .

  10. Mesuesi says:

    Me keqardhje për Kikinë, por dhe për ndonjë komentues më sipër. Kemi jo një por disa intelektualë, por meqë lista është e gjatë, po shkëpus vetëm njërin, atë që ështe etalon: prof.dr. Sazan Gurin. Mos qeshni e kam seriozisht, nuk është ai për t’u qeshur, por ne që nuk arrijmë ta njohim dhe aq më pak ta kuptojmë atë. ?

  11. Ahmet says:

    Shqiperia ka pasur intelektuale, fatkeqesisht sot jane me te pakte.
    Fatkeqesisht keto intelektuale nuk jane degjuar per keto 30 vjet (ndoshta edhe nga gabimi i tyre) Sigurisht keto edhe u tremben nga hulingalizmi i njerezve qe morren pushtetin si A.Hajdari,S.Berisha,N.Ndoka,A.Duka, Lushajt,Dollapet e shume te tjere pa shkolle te PD,PS e partive te tjera.Shikoni edhe sot ne krye te partive ,institucioneve e drejtorive ne qender e me keq ne zonarurale se kusht.Intelektualet e vertete jane flakur qellimisht per te lulezuar keto qe jane sot e per 30 vjet me rradhe.

  12. elsa says:

    Mentor ke te drejte, me i qarti ishte vete Ramizi. Por ketu ka percmim per intelektualin, nuk serviret si model, se ai nuk ka para. Shihni modelin e parlamentit, 80% perbehet nga njerez me diploma fallco, por me shume para. ….Shihni sa investohet ne shkolla per te stimuluar elitat, shihni universitetin dhe krahasoni investimin qe ben Maqedonia, Mali Zi per shkollen e larte, per punen shkencore, elitare. Skane te krahasuar!!!!! pa folur per vendet e tjera….ketu klasa politike nuk ka nevoje per intelektuale, por per Kujtim Gjuz, “kaubojsi ” etj etj se vargu eshte i gjate……..nga te gjitha krahet……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje