Lukashenko, njësoj si Berisha në 97-n. Është e njëjta psikikë tiranike

24 Gusht 2020, 17:38Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po vihet re në Bjellorusi?

Aty po konstatohet një ngjashmëri e pasionit kokëngjeshës të presidentit aktual të Bjellorusisë, Lukashenko, me Sali Berishën, presidentit të Shqipërisë në vitin 1997.

Është krejt e njëjta gjë.

Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

Është e njëjta psikikë tiranike.

Jam i bindur që çështja e revoltave në Bjellorusi, të filluara kundër presidentit Lukashenko, do të degradojë njëlloj si ajo gjendje që shpërtheu në Shqipërinë e vitit 1997.

Uroj të mos shkojë deri aty…

9 komente në “Lukashenko, njësoj si Berisha në 97-n. Është e njëjta psikikë tiranike”

  1. element 5 says:

    Paska vjedh shkrimin e Ben Andonit

    1. Kute says:

      Bravo TAKU je njeh
      Po SALI VIRUSI cfar thot
      LEH SHUM si QEN RUGESH

  2. Agim says:

    Bravo njgjela gjakpirsit kriminelet her pas here duhen goditur nuk duhen lhen ne heshtje.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Mirë thua ti ‘Agim’që gjithmonë duhen goditur gjakpirësit dhe kriminelët. .problemi është se në shqipëri ka shumë ‘Lukashenko’ veç nuk kemi vetëm sali lukashenkon. .kemi presidentin ilir lukashenko kemi kryeministrin rama që bëri zgjedhjet e vjeçme fiks si lukashenko shqipëria është vënd që prodhon shumë ‘lukashenko’..madje kemi edhe plakun anastas një lukashenko të vërtetë. .kjo tokë prodhon me bollëk nga ky soj. .

  3. Daj Sami says:

    Po, kush ka kujtese,eshte e njeta gje,me nje ndryshim qe Shqiptaret i njohen shume shpejt kriminelet dhe antishqiptaretdhe i futen hune,po hajde kujtoja Likes me kompani,se e ka kujtesen e dobet,pamvarsisht historive qe ja shkruajne te tjeret dhe mundohet ti tregoje ne vete te trete,ne votime do ju shohim,koha e atyre votimeve tuaja mbaroi,historia e bemave tuaja eshte e fiksuar me ze e me figure,po ashtu dhe akuzat qe i keni bere njeri tjetrit,dorzoni gjene e vjedhur ketij populli ju legena te kombit dhe dilni para drejtesise per krimet e bera,ju jeni kriminele,nuk keni te ardhme ne kete,nuk ju beson njeri,prandaj mos ne tregoni prralla

  4. lenci says:

    Po ky ka qene kryetar i komisionit parlamentar per ngjarjet e 97-es dhe e ka nxjerre Berishen te lare.
    Tani thote ndryshe. I pabesueshem ne ato qe thote.

  5. Labi says:

    Po me Ramen ka ndonje ngjashmeri o AVOKOT?

  6. xhoxhi says:

    Taku ti ke qënë kryetar i komisionit hetimor për ato ngjarje që shkruan dhe e nxore Salinë pa faj dhe sot thua Bjellorusia si Berisha 1997.Gjërat duheshin goditur që atëhere dhe jo pas 30 vjetësh dhe Saliu do ishte në burg dhe Shqipëria sot do ishte shumë më ndryshe.Ju dhe ti i pari e nxorët pa faj dhe ai vazdon akoma edhe sot si babai i demokracisë.Prandaj mirë është mos flasësh..Të shkruash është e lehtë të veprosh është jo e lehtë.Po të isha në vend të Ramës do të propozoja kryeprokuror dhe do shihje se nuk do beje asgjë si edhe të tjerët…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje