Nga Andi Bushati
Albin Kurti ka dhënë një tjetër shembull prej politikani me shtyllë kurrizore që i respekton bindjet e veta. Duke refuzuar një ftesë nga përfaqësues të diaporës në SHBA, për të marrë pjesë në tubimin për koordinimin e veprimeve me presidentin në largim, Hashim ThaçI dhe kryeministrin patericë të tij, Avdulla Hoti, ai ka shkuar shumë më larg sesa ajo që i kërkohej. Ai ka apeluar unifikimin e faktorit shqiptar, për të kundërshtuar Riçard Grenellin si të derguar special të dialogut Serbi- Kosovë.
Se çfarë peshe ka një deklaratë e tillë, ajo mund të perceptohet nga një titull që qarkulloi sot në disa media on line të Kosovës: “Lideri i Vetëvendosjes i vë kushte Amerikës”.
Pra mjafton kjo antitezë për të përshkruar gjithçka.
Ajo lë të kuptohet donkishotizmin e një njeriu të vetëm që ngrihet kundër hiperfuqisë 300 milionëshe, herezinë e një kokëkrisuri në një mjedis që sillet me servilizëm të pështirë ndaj çlirimtarëve të dy dekadave më parë, symbylltësinë për të mos mbijetuar në politikë duke u sjellë si yessman i Ame(l)ikës.
Kjo lloj qasjeje, tipike prej subjektesh të nënshtruar në republika babanesh, që synon të mbysë argumentet me dhunën e më të fuqishmit dhe të menduarit mendjehapur me arrogancën e atij që nuk pranon dialog, është shumë e përhapur, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.
Dikush mund të shprehë rezerva për paligjshmëritë mbi të cilat po ngrihet Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, kundërshtarët e tij i përgjigjen: “po këtë e pranon Amerika”. Dikush mund të nervozohet se rikthyem sërisht zgjedhjet moniste, të dytët i thonë po ato i njohu Uashingtoni. Dikush revoltohet se nuk mund të përmbyset një qeveri e votuar masivisht, ata që justifikojnë LDK-në i’a kthejnë se qe porosi e përtej Atlantikut.
Pikërisht, në këtë sens, është i vlefshëm edhe qëndrimi i sotëm i Albin Kurtiti. Ai tenton ta zhveshë debatin politik nga klishetë idiote që e bëjnë një vend dhe një qytetar të humbasë respektin për veten. Ai apelon për t’u mbështetur tek arsyeja dhe logjika.
Duke bërë thirrje për largimin e Riçard Grenellit si udhëheqësi i dialogut mes dy armiqve historikë, lideri i Vetëvendosjes tenton ta zhvendosë debatin nga, kush është më i madhi dhe cili më i vogli, kush duhet të urdhërojë dhe cili të bindet, në një rafsh racional.
Pyetjet që ai tenton të nxjerrë në pah janë themelore: A duhet të pranojnë shqiptarët një “arbiter” që u angazhua në rrëzimin e një qeverisjeje që shprehte vullnetin e votuesve? A duhet të mbyllin ata sytë ndaj formimit të një kabineti, që do shkojë drejt dialogut me Beogradin duke u varur nga votat e listës serbe? A duhet të pajtohen me parimin e Grenellit se viktimat duhet të heqin dorë nga reciprociteti, ndërsa agresorët e djeshëm mund të bëjnë ç‘të duan? A duhet të plogështohen ndaj këmbënguljes që marëveshja të bëhet shpejt , pasi afatet kohore janë më të rëndësishme sesa cilësia e saj?
Natyrisht, këto dilema nuk kanë nevojë për përgjigje. E vetmja që atyre mund tu kundërvihet është shprehja standarte: “epo nuk mund ta humbin aleatin tonë të madh Amerikën”.
Por në reagimin e sotëm, Albi Kurti e ka një përgjigje edhe për këtë. Ai ka sjellë në vëmendje historinë e diplomatit amerikan Gelbard, që një vit para ndërhyrjes së NATO-s më 1998, e kategorizoi UCK-në si organizatë terroriste. Pra, me mendësinë e atëhershme, ThaçI, Veseli dhe Haredinaj e meritonin plotësisht fatin që mund ti rezervojë sot Gjykata Speciale. Ata ishin thjeshtë kriminelë, ose në rastin më të mirë agjentë të Millosheviçit, ashtu sikurse mendonin të njëjtët njerëz që dje ishin me Gelbardin dhe sot me Grenellin.
Por, fakti se shumica e shqiptarëve nuk pranuan ti shohin çlirimtarët e tyre me sytë e emisarit amerikan, si dhe një fat aq i madh sa rallë përsëritet dy herë për disa shekuj, bënë që gjërat të ndryshojnë. Dhe ky është rasti tipik, kur jo servilizmi, por këmbëngulja në bindejt e tua, bën që të fitosh edhe respektin e Amerikës, që pastaj e shndërroi në aleate të saj UCK-në.
Pikërisht, për evokimin e këtij shembulli, si dhe për hapjen e debatit lidhur me mënyrën se si duhen parë gjërat, ka një meritë të veçantë Albin Kurti.
Më shumë sesa mbetja apo largimi i Rik Grenellit nga arbitrimi i dialogut, ky është një diskutim që ka të bëjë me modelin tonë politik, me sjelljen prej yesmeni të shtetarëve që vjedhin shqiptarët e i nënshtrohen amerikanëve, me një psikozë të përhapur gjërësisisht, se arsyeja dhe logjika duhet ti nënshtrohen urdhrave të aleatit të madh.
Të sillesh ndryshe në një mjedis politik, ku edhe kur e shigjeton për vdekje ambasada e SHBA-së, çdokush reket të gjejë ndonjë presje a togfjalësh për ta shitur se deklarata qe në favorin e tij, përbën një rast të veçantë në anët tona. Ky shkallmim i mureve të hipokrizisë dhe prishje e lojës të të qënit ‘politikisht korrekt” është modeli që na propozon Albin Kurti. E për këtë edhe kur nuk e votojmë, do të duhej së paku t’a falenderojmë, pasi na ysht, që para se të nënshtrohemi, të përpiqemi të arsyetojmë me mendjen tonë.
Që të japësh konsiderata me superlativa për një politikan duhet të jetë i provuar në qeverisjen e vendit të tij.Ne shansin e parë që ju dha dështoi si në formimin e qeverisë dhe në qeverisje që nuk arriti të mbajë në këmbë qeverinë që formoi vete.Ne Shqiptarët për të dhënë mend dhe për të bërë vërejtje jemi njesha po për ti konkretizuar ato që themi jemi në fund.
Ky perfundimish eshte nje donkishot ose nje antishquptar i terbuar.O palle pa Ameriken,Albin Kurti do ishte lavazhier ose bq ne burqet e serbise,boll me idealizmat dokishotesk.
O Bushato, o rrogtar i Kurtit, a e dinë shqiptaret qe cdo muaj merr shperblim nga vetvendosja. Po boll o boll se le nam. Nuk justifikohet rroga tu lepi Kurtin, i cili ka kohe qe ka hup rrugen. Situata eshte shume me komplekse se kjo qe shpjegon ti. Mos i bej shqiptaret per budallenj.
Ky kusht i Albin Kurtit ndaj SHBA-së është i njëjtë me kërkesën e Sali Berishës për largimin e Donald Lu-së. Në të dy rastet nuk ka sens. Si njëri dhe tjetri janë sbatues të politikës së SHBA-së. Largimi i njërit apo tjetri nuk ndryshon gjë. Tjetër gjë në rast se ai i drejtohet drejt për drejt politikës amerikane. Po. Në këtë rast do të kishte vend analiza Juan z. Bushati.
Po bushat, kunderr rrymes, ashtu si dhe ti. Ashtu si dhe sholu Enver. Kundra te medhnneve. Miu kunder elefandit
Edhe njehere Bushati tregon se eshte kunder Amerikes dhe jo kunder Grenellit apo individeve te vecante te Amerikes. Me qellim te keq ai ngaterron qellimin e shqiptaro-amerikaneve, te cilet e deklarojne vehten si demokrate ne qellimin e tyre. Shqiptaro-amerikanet si demokrate qe jane, u bejne thirrje shqiptareve te Amerikes per te votuar per Dzho Bajden dhe jo Trampin. Kjo eshte e dreta e yre qe interest e tyre partiake I vene mbi interest shqiptare. Bushati nuk e permend kete fakt por si kastravec rus qe eshte I kundervihet Amerikes. Bushati ve interest e Serbit dhe Rusit mbi ato shqiptare. Kete tradheti te tij ai e shet sikur shqiptaro-amerikanet jane kunder Amerikes dhe jo kunder Trampit.
Ne kete mesele identik eshte edhe Kurt Rrumpalla qe Gernelin e shkeput nga Amerika dhe Trampi.
Ne te vertete si Kurt Rrumpalla ashtu dhe Bushat Rusi harojne se per ne shqiptaret, Amerika eshte mbi Trampin apo Bajden. Sido qe te jete puna, ne duhet te bejme ate politike pro amerikane qe konvenon me qellimet strategjike amerikane ne Ballkan dhe Evrope, ku elementi shqiptar eshte pike e forte mbeshtetese e Amerikes.
Ne kohen kur shqitaro-amerikanet bejne thirrje pro Demokrateve, thirrja e Bushatit eshte armiqesia me Ameriken. Eshte thirrje per te mos ju “servilosur” Amerikes etj etj. Me shume se sa termi qe ai ben politiken pro Ruso- serbe ne Shqiperi, njelloj si Kurti ne Kosove, kjo bie ere edhe lufte e kordinuar kunder interesave shqiptare.
…”Edhe për këtë, edhe kur nuk e votojme, do të duhet se paku t’a falenderojme (Kurtin), pasi na ysht që para se të nëneshtrohemi të perpiqemi të arsyetojme me mendjen tonë !!…”- shruan nipi i Hysni Kapos, i cili ne vitet ’70, i kerkonte Enverit që t’ia bënin Kinës siç ia bene Hrushovit!!! Ja ky është një shembull për te vertetuar ate që thuhet se “dardha bie nën dardhe”, dmth, se gjaku komunist rrjedh në dejet e nipçes, edhe pse nga jashte shitet si demokrat liberal, sovranist i pakompromis e blla-blla-blla si keto, Po pra, nipçe, edhe gjysh Hysniu dhe ‘baba’ Enveri, me koken e tyre menduan, po me mendjen e tyre ku e çuan Shqiperine dhe shqiptaret? Apo Shqiperi quhej vetem ‘Blloku, aty ku u linde dhe u rrite ti. Albin Kurti, mund te jete nje Robin Hood, një Vilhelm Tel, një Zhan D’Arch, bile në shenje proteste të ligjshme, në konteksin e koheve kur jetuan mund të ishte edhe një Jan Hus, Jan Palash e sa e sa heronj të tjere te ketij formati në histori. Veç politikane, per dhjetra e dhjetra arsye, heronj historia nuk njeh. I vetmi ne rruzull, që ishte “Hero’, bile ‘i popullit’, që fatkeqesisht ende s’ka burra që ta revokojne, qe ‘babai’ Enver Hoxha, dhe që siç thone propozuesi ka qene gjyshi Hysni, dora vete. Veç i tille sidomos ne kohet qe jetojme, Albin Kurti nuk eshte, e s’mund te jete, siç e don ‘nipçja’ ta na e paraqese për model. Dhe ku dhe per kë? Në një vend te vogel si atdheu i shqiptareve (Shqiperi-Kosove), mund të të lejohet të besh çdo marrezi, por me marrezine e gjyshit gjenetik dhe ‘babait’ të tij shpirteror, shkohet perseri në Had, ndryshe ne Fer. Edhe pse per disa nostalgjike të semure, ajo ishte një ‘parajsë’ (!). Këtë na evokoka sot dhe ky piciruku i bushatllinjve. Po more “kokë e madhe” e ‘analistit’ te politikes po, por per perkufizimin e politikes dhe politikaneve kane folur prej shekujsh ne kete rast pa thonjza, koka të medha te filozofise, historise, por dhe aktore të medhenj te politikes, sa nuk ngelet të marresh mendte e ketij budallai. Se siç me pëlqen shpesh, të citoj thenie të urta të popullit, “me mend e budallait nuk shkohet as në hale!”.
Para nja 10 vitesh Kadareja i ftuar ne nje emision zvicran u pyet nga moderatori: A je disident? Kadareja ia ktheu: Jo, nuk jam disident, une vetem kam shkruar letersi normale ne nje vend jonormal, e kjo nuk eshte pak.
Shume shpejt do ta shihni bushatin ne krze te Albib Kurti tv.Bushati eshte nj yogkurve 100 karatesh.E din Se nShqiprri pordhet do ti ecin edhe per pak kohe,Ai e din mire seshume shpejt do fillojne hetimet mbi ligjshmerine e finanancimet e mediave dhe Bushati nuk eshte shenjtor