Disa sqarime doktorit, që investigimi të mos rezultojë shpifje

20 Gusht 2020, 14:52Blog TEMA

Nga Igli Gjelishti

I dashur doktor,

Sot u zgjova nga nje mesazh ne telefon që më lajmëronte se më në fund kisha merituar vemendjen tënde.

Të falenderoj për kohën e vyer që më ke dedikuar.

Më lejo gjithsesi të të jap disa informacione më shumë, meqë gazetari që ti përgezon për punën, është bazuar vetëm në informacione publike që gjenden online. Po të kishte zbatuar abc-në e një gazetarie të mirë, duhet të më kishte kontaktuar për të degjuar versionin tim, po s’ka problem.

Është e çuditshme që përfundova në vëmendjen tënde për një kontrate ku unë jam krejtesisht në minorancë doktor. Nëse gazetari do kishte klikuar 2-3 linqe më shumë, do kishte parë që në të unë kam vetem 20%.

E di pse i kam doktor? Se ka ca gjera, që kompania ime di t’i bejë shumë mirë, dhe ketu bazohet gjithë suksesi ynë. Ky 20% im ketu nuk vjen as se jam i preferuari i ndokujt, e as se kam lidhje me dikë, por sepse për një sistem që duhet të kryeje një mori procesesh, një kompani dinte t’i bënte vetë të gjitha përveç njërit, dhe për këtë kërkoi bashkëpunimin tim për 20% të asaj kontrate. Edhe këto procese jane publike, mund të gjenden shumë lehtë aty ku është gjetur pjesa tjetër dhe do kuptohej shumë lehtë sa i komplikuar është ky sistem, e për rrjedhoje edhe pse oferta ka qënë e limituar.

Ndaj them që është e çuditshme që unë meritova vemendjen tënde për këte procedurë doktor. Kam bëre kontrata të tjera ku kam pasur nga 50 deri ne 100%, me vlera edhe më të mëdha se kjo, por gazetarët asnjëherë s’kanë thënë gjë. E di pse doktor?

Së pari, sepse punët tona kanë qënë përherë cilësore, kanë bërë përherë atë që ka qënë kërkuar e më shumë, e mbi të gjitha sepse ne jemi shumë larg pretendimit te gazetarit se ne fitojmë pjesën më të madhe të tenderave te AKSHI-t. Nëse nuk e di doktor, AKSHI organizon çdo tender që ka lidhje me teknologjinë e informacionit.

E di sa ka fituar kompania ime që nga viti 2010 qe eshte themeluar? 7 bashke me këtë 20 përqindëshin. 7 nga nuk e di sa dhjetëra a qindra procedura mund të jenë bërë në këto vite.

Janë shumë larg të qënit shumica doktor, janë me zor një pakicë, por mjaftueshëm për të na bërë një nga aktorët me peshë të këtij tregut tonë ku gjithë e gjithë jemi 6 a 7 kompani që mund të bëjmë punë të mira, e që në këto vite ia kemi dalë të arrijme rezultate që sipas organizatave ndërkombëtare, na rendisin të parët në rajon në sektorin tonë.

Tani doktor, meqë zanafilla ime profesionale është media, e unë kurrë s’mund të mërzitem me një media që investigon, po të jap disa informacione me qëllim përmirësimin e investigimeve të ardhshme:

1- Nëse një kompani hyn me vlerë zero në një procedurë, nuk po hyn sepse gara është fiktive doktor. Hyrja në proces, qoftë edhe me një letër bosh, i jep akses kompanisë në fjalë të shohë në sistemin e APP-së si zhvillohet gara pa pritur njoftimin e fituesit. Prandaj e bejnë ata që e bëjnë, jo për të legjitimuar një procedurë.
2- Procedura që ka vetëm një pjesëmarrës nuk është detyrimisht fiktive. Siç ju tregova më sipër, procedura ishte aq komplekse, sa edhe një kompani që plotësonte pjesën më dërrmuese të kërkesave, nuk arrinte t’i kishte të gjitha dhe kërkoi bashkëpunim me ne.

3- 94% e fondit limit jane goxha ulje doktor. Ne rastin konkret janë mbi 50 mijë euro, që besomë, nëse gara do ishte e paracaktuar, nuk do kishte zemergjerë që do ia falte shtetit. Nëse nuk e dini, llogaritja e fondit limit behet duke marrë oferta nga 3-5 operatorë të tregut për projektin që tenderohet, ndaj ai s’ka si të jetë shumë larg ofertës fituese.

4- Fondi i pagave është vetëm një zë shpenzimi për një kompani të sektorit tonë. Për çdo kontratë ne kemi qindra mijëra euro shpenzime në pajisje e liçenca, e me raste edhe nënkontraktime, ndaj analiza financiare e berë mbi bilancet e kompanisë sime, është e cunguar. Gazetari është i mirëpritur të vijë në zyrën time kur të mundet dhe ia sqaroj unë me detaje nëse ka interes.

Sa për Karlon doktor, për të cilin ‘siç thuhet’ paska diçka të bëjë me mua, por gazetari s’paska gjetur dot gjë përveç të thënave, po ta them unë: Karlo është një klient i imi prej 11 vitesh, e gjatë rrugës është shndërruar edhe në mik . Në lidhje me malavitën, për aq sa e njoh, por edhe nga ç’mund të gjendet me një kërkim të thejshtë në internet dhe është e ditur botërisht, në karrierën 40 vjeçare të tij si një gazetar i respektuar këtej e andej Adriatikut, ka shkruar e luf tuar për shumë e shumë vite jo vetëm kundër korr upsionit e malavitës ordinere, por edhe kundër maf ies fam ëkeqe e shumë të rrezi kshme të atyre anëve. Megjithate doktor, nëse ti ke ndonjë provë për të kundërtën, të lutem ma thuaj që t’i rri larg edhe unë.

Duke të falenderuar edhe njëherë për kohën,

Të uroj shëndet.

7 komente në “Disa sqarime doktorit, që investigimi të mos rezultojë shpifje”

  1. spak says:

    Doktorit i djegin njerezit e ndershem dhe te afte.
    Nese ti ke nga keto veti te siguroj qe e meriton sulmin e bishes me te eger ne Shqipni. Nese ti do te ishe hajdut dhe dallaveraxhi si njerezit qe rrethojne dhe frymezojn doktorrin nuk te prekte njeri. Nji pyetje, a ja ke mush ndonjihere xhepin Zenit apo Gites? Po u pergjigje Jo, e sigurt qe je ne liste si shume njerez qe punojne ndershem te marresh paralajmerim ose gjobe nga mafiozi i etur per gjak dhe para

  2. USA says:

    Ju qenkeni krushq me doktorr M ca I shpjegoni atij filluat ju si ne 2004 fatosi po pirdhuni te gjithe nje skizoid cmendi dhe vodhi Shqiperine a ju dh fsha edukaten.

  3. USA says:

    Bravo spaku keta njerez kete pune benin ne dhe 2004 dhe ja lane pushtetin ne 2005 monstres sali qe dogji e vodhi vendin te Ndershmit ja mbathen nga monstrat e saliut dhe ne ps.

  4. Pelioni says:

    Nëse kërkon dashurinë dhe respektin e doktorit,mos e lodh doktorin ,por pyet ata që ushqehen nga doktori dhe e ushqejnë doktorin me broçkulla e lajme të pa vërteta,aq sa e kanë bërë gazi i botës,pasi ai i shkreti tani edhe për shkak të moshës i ha kallëp për ç’e gënjejnë,i ha tamam si preshi i tritanit ,me ndryshimin se ky ka shumë dhimbje se e prek direkt në kockë e tartani ishte i ri.
    Për të ndihmuar po të jap ca nga këta lloj bythëlpirsish klasikë,si p.sh,fevzua,Lubonja,bushati.qimi.rakipi,shkullaku,Soni meçua, hoxha president,Mak Maku,Gjek Maku,Lela me gjethe, ,,,,boll se u lodha qënka i thellë kazani,.
    Këta t’a rregullojnë me doktorin se me të hanë,pinë,flenë,vjedhin,vrasin,gënjejnë,djegin, vetëm për qefin e doktorit dhe xhepin e tyre.

  5. Vari Janullen! says:

    I ke folur shume me delikatese dhe menyre te qyteteruar sulmeve te tij prej shtaze. Por a te kupton valle?! Kam frike se jo!
    Mentaliteti i qyteteruar, mendimi i peshuar mire, ritmi i shtruar prej zotnie, dialektika profesionale, nuk kane te bejne fare me Sali Berishen. Jane virtyte qe e bejne te egzagjeroje akoma dhe me teper kafsherine e tij, pasi ndihet budalla, i tallur, shpellar, i trashe, i sodomizuar publikisht.
    E vetmja gje per te cilen nuk patì rivale Sali Berisha ne 30 vjet eshte hajvaneria dhe budalleku.
    I pasigurte ne vetvete, injorant, histerik, intrigant ordiner, hajdut, i dobet, pa vetkontroll, o agresiv kompulsiv o i nenshtruar patologjik, Sali Berisha humbi shume here me pasoja tragjike kontrollin mbi pushtetin, mbi fqinjet qe e katandisen ne lavire te tyren dhe mbi grykesine e femijve te tij qe i kaleruan dhe shkerdhyen pushtetin , ku jo me kot populli e quante qeverine e Berishes, qeveria e Shkerdhenit dhe Shkerdhites.
    Por gjeja me tragjike ne gjithe kete katrahure eshte se ndersa SPAKu lindi i ngordhur, akuzat vazhdon edhe i hedh si shkrepetima ne qiell, figura me e degjeneruar, me e korruptuar, me e pandergjegjshme, me hajdute dhe kriminale e gjithe historise sone, dora vete Sali Berisha.

  6. Populli says:

    Do na haje mutin Saliu dhe gjithe soji i tij. Ka kohe qe e kane shkel vijen e kuqe me shqiptaret. Shpetoi nga drejtesia nje here, tani i ka ardhe laku ne fyt.

  7. Në burg hajdutët says:

    Këta hajdute si gjelishti me shokë bëjnë që të përsëriten histori si 2005 dhe të vinë përsëri në pushtet mostra si saliu, që tani po duket e keqja e vogël në krahasim me rilindasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje