Ilir Lalëzi, që do ‘revolucionarizojë’ medien!

18 Gusht 2020, 18:57Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Përse kur thua “Lalëzi ”, mëndja të shkon tek Ilir Meta ose tek Lulzim Basha, tek Sali Berisha apo tek ndonjë tjetër oligark i asaj kohe, kur pushtetin e kishte në duart e tij 1 njeri i vetëm. Janë dy fjalë, dy emërtime, janë dy vende magjike të hapësirave tona turistike, nga ku dy konkurentët aktualë të ish- opozitarizmit, kanë rezidencat e tyre, kanë vendbazimet e familjeve të tyre, apo dhe destinacionet nga ku dëfrejnë të rinjtë dhe të rejat e forumeve të tyre.

Ditët e fundit, propaganda antiqeveritare në Shqipëri, po kryesohet, si në asnjë vend demokratik nga kryetari i shtetit. Njeriu i pasurive marramendëse, është bashkuar me egërsi të pashembullt, në “betejën” e tij ndaj qeverisë Rama, me dështakun e përhershëm të fushatave elektorale, me humbësin e përjetshëm, duke dashur të bëhen faktor dominues.

Qasje të pështira, ndaj një taktike të servirur dikur nga Doktor Berisha, por që ndryshon në kohë. Të bashkuar rreth flamurit të “opozitarizmit” zhvatësit e votave dhe pasurive të këtij vendi, rrënuesit e pasurive të shqiptarëve, shkatërruesit e sistemit të drejtësisë, ekonomisë, financave, shkaktarët e vrasjeve përmes shkeljeve ligjore, duan me çdo kusht kaos në këtë vend.

Zaptuesve të Lalëzit dhe perlave të bregdetit, u ka ardhur dita, u është hapur goja, dhe mendojnë se “erdhi koha ti biem Ramës”. I tmerruar nga dyndja e SPAK-ut edhe në “oazet” e tij të paprekshme, Ilir Meta nuk po lë ditë, pa mbledhur gazetarët, pa u dhënë atyre “leksione demokracdie”, pa i bërë thirrje shqiptarëve të “ngrihen për Ndryshimin”.

Njeriu që solli risinë më negative të drejtimit në qeverisje sa ishte kryeministër, njeriu që u divorcua pabesisht nga Partia Socialiste duke i bërë gjithçka “hasha” Fatos Nanos, dhe duke themeluar LSI me “para xhepi”, sot jep leksione si “duhet të punojë qeveria”, duke kërkuar ndryshimin . Cilin ndryshim, cilën kohë , kërkon të sjellë Ilir Meta?

Kohën e tij, kur ishte kryeministër, apo kohën e Doktorit kur ishte bashkqeverisës me PD ? Të dyja kanë damkën e zezë të korrupsionit e grabitjeve të pasurive të shqiptarëve. Kur thua “Lalëzi” mëndja të shkon tek Iliri, Doktori, Lulzimi, apo dhe tek ndonjë pronar mediash, që ata e kanë trajtuar si “vegël qorre”, e kanë shtrydhur si limoni, dhe pasi e flakën, i bëjnë avokatin.

Ajo ç’ka po bëjnë, prej nisjes së pandemisë deri sot, (apo edhe më herët) dhe që po e vazhdojnë ta bëjnë me zell të madh, duke penguar gjithçka bën qeveria dhe kryeministri Rama, ndoshta është shërbimi i fundit që pashallarët e Lalzit, po i bëjnë vehtes derisa një ditë të mbyllen në qelitë e ftohta të 313.

“Mos u dorëzoni para pushtetit dhe pronarëve” do tu kërkonte Ilir Meta gazetarëve. Sa e turpshme, sa e dhimbshme, dhe sa trishuese, tek sheh miliardierin në krye të Presidencës, të tallet dhe të luajë me ata që e “sajdisin”, me ata që e bëjnë batutën e tij “kokë të lajmit” edhe pse nuk e meriton.

24 komente në “Ilir Lalëzi, që do ‘revolucionarizojë’ medien!”

  1. Arjan says:

    Ky sikur ka dale nga klinika Stonehearst. Nga na dolen keta hajdute dhe te pacipe? 30 vjet te humbura nga rinia jone dhe nga e ardhmja e femijeve tane

    1. Prind says:

      E vertete absolute! Te lumte dora! Shkrime te tilla i duben arshives qe femijet tane ti njohin mire pas shume vitesh se kush kane qene ne te vertete keta plehra qe bejne si burra shteti.

  2. sulo Permeti says:

    SHUME BUKUR E KE SHKRUAR!

    1. bideja says:

      shume shkrim i bukur! por nje gje nuk e kuptoj po sikur ketyre tua nderoje emrat dhe ne vend te tyre te cije Rama Veliaj spiropali etj etj a nuk do kishte kuptim shkrimi?!! keta te sotmit valle me 3 mije euro kursime jetojne, apo nuk i kane blere te gjitha mediat madje kryeminiatri ka tv e vet we nese nuk e si e nese nuk jeton ne Shqiperi quhet wrtv dhe meqe nuk e di po te them me gjej nje kryeminister ne bote qe ka tv e vet! dhe pastaj flasim o sahanlepires! sa ka pare bota si ty o leterhigjenikeeeee!

  3. Ju kujtohet ilir m uti pas publikimit te videos nga Dritan Prifti , i dhjere mutbure palaco says:

    Qelbesire krijese qe ofendon shkallen e njerezimit.

  4. Huligani says:

    Themi Ilir Muta dhe mendojme poshtersia.
    themi poshtersia dhe mendojme Ilir Muta.
    Misherim organik i ligesise,cinik deri ne infinit,krimineln ordiner.
    Pyetja nuk eshte a do denohet,por kur.
    Pa u denuar Likja,Sala dhe lulja,si fillim,pastaj lakejte e tyre nuk behet Shqiperia.
    Eshte njelloj sikur nje te semure me kancer,te mundohesh ta mjekosh me aspirina
    dhe me caj.
    Duhet nderhyrja e atyre qe iniciuan reformen ne drejtesi,Amerikanet,
    po nuk dhane ata driten jeshile,nuk behet asgje.
    E verteta eshte qe Onkel Sami nuk ka objektiva te qarta dhe jo ndonje fare
    intersi strategjik per Shqiperine.
    Kjo eshte ajo qe e tremb kete bande ordinersh,vetem Amerika

  5. Ndrea says:

    Mos na hapni barkun, ju lutem shumë.
    Boll kemi kovidin.

  6. taso kume says:

    FAJIN e ka kush e vuri , ai e ka si peshe ne ndergjegje dhe kush u tha bashke partiakeve te votonin per mos heqjen e ilir floririt ne parlamente se populli se vinte ne maje te piramides SHQIPTARE.

  7. Henks says:

    Shikojeni pak sa surrat i pështirë dhe fallco. Pyes veten, si ka mundësi që ky njeri nuk qeshi një herë të vetme natyrshëm, por gjithmonë bën buzëqeshje të shtirura?? Pleh i ndyrë..

  8. Ed says:

    SHUME E SAKTE BRAVO. JU ARTUR DHE FROKU NA DUHENI PER DITE NE GAZETA TEMA SE SILLNI TE VERTETEN QE PAKICA E INKRIMINUAR MUNDOHET TA BALTOSE .

  9. Paulini says:

    Shume sakte.
    Me te vertete e dhimdhme, e turpshme e kriminale.
    Por kjo ka anen e mire pasi qytetaret shqiptar sidomos pas perleshjeve te ashpra per tu bere ose jo Reforma ne Drejtesi kane patur mundesine si asnjehere me pare te identıfıkojne nje per nje politikanet e ketij vendi cka do vleje shume per te mbajtur qendrim ne zgjedhjet e radhes.
    Ne menyre te vecante eshte identifikuar thellesisht, ne te gjitha aspektet organizimi qe perpiqet te beje Ilir Meta per destabilizimin e vendit nepermjet gjakosjes se qytetareve, me synim kryesor shkatrrimin e instigucioneve te cilat shume shpejt do e vejne ate dhe banden e tij kriminale para ligjit. Qytetaret shqiptar e presin me padurim kete dhe kjo do te ndodhe.
    Natyrisht kerkesa e qytetareve eshte qe Qeveria Rama te jete ne lartesjne e detyrave per te perballur me sukses sfidat e kohes.
    Rama ec dhe mos u ndal bashke me ekipin Qeverises.

  10. Shpresa says:

    Ne te gjitha komentet sheh nje urrejtje te perligjur mbarepopullore. Kjo shenon fundın e turpshem te ketyre monstrave.
    Kjo eshte teper pozitive. Te kujton situaten e fillimeve te demokracise. Uragani eshte i ngjsshem por cilesisht me i larte.

  11. Loku says:

    Edhe kurvat bejne thirrje per moral

  12. Zani says:

    Turp per ne Shqiptaret qe vrasim vellan per nje cop toke dhe mbajme Liken president, dalim dhe e mbeshtesim ne votime dhe demostrata.

  13. mira says:

    Faleminderit për këtë shkrim, si mundet një president të thotë brockulla? si duket pret ta zgjedhin drejtues të opozitës…

  14. neri says:

    Me vjen shume keq qe jetoj ne te njejten kohe me kete njeri !!!!!!

  15. Sa buku që flisni ju komentatorët që i bini bandës opozitare! Shkruani kur të keni kohë ndonjë artikull të ngjashëm edhe për rilindjen e maskaralëqeve socialiste regresiste Sorosiane. Ore, ky Artur Ajazi, bën ndonjë artikull për çmenduritë dhe hajdutllëqet e Ramës dhe rilindjes apo paguhet për të vjellë vrer vetëm për kakën e opozitës kurse mutin e pushtetit jo?

  16. Shqiptar says:

    Artikull perfekt.

  17. Cipini says:

    Ka dale ne fis me kete foto katundari president, hajduti me i madh i kombit shqiptar ne histori.

  18. Raul says:

    Mos shkoni shume larg shikoni vetem cfare monstre ka promovuar ne politike, te bijen e nje njeriu te degjeneruar , te degraduar, hajdut, ndertues mashtrues ordiner i qytetareve te Fierit. Pa mbushur 18 vjec , me shkolle te mesme mesatare 6 e futi ne parlament , nje sharebajge qe kakaris neper ekrane tip cim pordha sikur Nafije dybeku i leshitlikes i ka futur nje cip ne tru. Trularaske, shalepiper, sygerdoqe, Kejdi dhembcakallja strateg’ja nderplanetare e leshitlikes u be deputetja me e urryer per shqiptaret qysh kur doli me parrulle me fjale te pista para 140 deputeteve qe vetem nje rrugace mund ta beje ate veprim. Prandaj tani do ta emeroje drejtore te medias se re per ta cuar leshinelikes nga fitorja ne fitorje.

  19. likja says:

    Zoti Artur. Shkrimi eshte Ok, por artikulimi i fjales “doktor” eshte i gabuar. Vetem Sali mortja meriton te quhet.

  20. Sasheng says:

    IBRAHIM BUBAKAR,Aty rrotull si ai e ke sepse kupën ke filluar t’a derdhesh kohë më parë,

  21. Franci says:

    Nese ka politikan qe tallet me gazetaret eshte Ilir Floriri.Megjithese eshte cilesuar si politikani me i korruptuar ne ballkan ai mbledh çdo jave gazetaret dhe i jep leksione mbi ndershmerine e luften kunder korrupsionit, i tregon atyre qe po lufton per mbrojtjen e kushtetutes kur ai e shkel çdo dite ate duke u pozicionuar hapur politikisht ne menyre te njeaneshme e asnje gazetar nuk i drejton pyetje per keto qendrime.
    Si nuk del nje gazetar trim xhanem ?

  22. h says:

    Shqiperia është si kafshë e ngordhur,kurse këta janë sorrat që i sillen vërdallë.
    Pasi kontribuan ta ngordhin,tani hiqen sikur ju jen keq dhe e mëshirojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje