Pse duhet përdorur politikisht edhe një krizë si ajo e Kakavijës?!

18 Gusht 2020, 17:44Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Prej muajsh, qëkurse ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta vazhdon të flasë dhe të sillet jo sikur është President i vendit, po sikur është një eurodeputet, që një shërbim nga ata më banalët e të zakonshmit, e ka hedhur nga Strasburgu a Brukseli për disa ditë në Tiranë, për të dhënë ca mend e këshilla, e për të ikur sërish nga ishte nisur. Vazhdon të bëjë politikë nga ajo më e keqja, të heqë nga vetja çdo përgjegjësi, dhe të mbajë ndezur një sherr të vazhdueshëm me maxhorancën.

Aq sa rregullisht po fut në siklet edhe palën tjetër, opozitën, e cila shumë shpesh flet më butë kundër qeverisë, sesa vetë “simboli i unitetit të kombit”!

Para pak ditësh kilometra të tëra makinash, me mijëra njerëz të të gjitha moshave, u bllokuan për tre ditë me rradhë në kufinjtë jugorë me Greqinë. Një emergjencë humanitare me jo pak vuajtje për shqiptarët, që duhej të ishte zbutur e mpakur me ndërhyrjet energjike të të gjitha institucioneve të shtetit që kishin në dorë të bënin diçka.

Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se rradhët e ngjashme të krijuara në Bullgari apo shtete të tjera kufitare me Greqinë, nuk janë një alibi e plotë dhe shterruese për qeverinë tonë. Ministra e zyrtarë të tjerë që merren me emergjencat, duhet të kishin shkuar më herët në Kakavijë e Kapshticë, megjithë karvanet e ndihmave nga pas, pasi të kishin bërë sensibilizimin e palës greke, në kanalet diplomatike që njihen e praktikohen në këto raste. Shtetit tonë nuk i funksionuan në kohë dhe qysh në orët e para reflekset e alarmit, që duhej të ishin vënë në lëvizje më shpejt dhe më fuqishëm, përballë një situate që si shkak primar ka kaosin që ka mbjellë mes shteteve pandemia e Covid 19.

Në këtë mozaik emrash, fytyrash, kompetencash dhe kartvizitash VIP, Presidenti i Republikës është parimisht një ndër dy-tre protagonistët e parë që duhej të përpiqej të ushtrojë pushtetin që i jep zyra që mban, për të zgjidhur situata si ajo e Kakavijës. Ashtu siç zbriste në Laç e Durrës thuajse përditë, kur ra tërmeti, Ilir Meta nuk kishte pse ta këqyrte nga Jugu maisjen e vargut të makinave në kufinjtë tanë me Greqinë, për të ardhur më pas në Tiranë e për të sulmuar Edi Ramën.

Kemi President Republike një politikan me njohje të gjera në të gjitha shtetet rrotull nesh, me përvojë diplomatike dhe instikt natyral reagimi në momente krizash. Asnjëra nga këto cilësi nuk i pamë kësaj rradhe. Pamë vetëm përdorimin e shëmtuar politik që Ilir Meta i bëri një halli treditor të mijëra bashkëkombasve të vet, të cilët e njohin për kryetar shteti, por që e shohin të sillet si kryetar partie.

Presidenti kishte detyrën institucionale që të merrte telefonin dhe të tentonte të lidhej me homologen e tij Sakellaropoulou. Ashtu si Pandi Majko mori në telefon Janullatosin, Meta kishte detyrimin që të bënte diçka konform pozicionit të tij, që në fund të fundit, të justifikonte më pas edhe politizimin që i bëri krizës së Kakavijës. Por kur vetë Presidenti qëndron krejt pasiv, nëse ai shkon e del në fotografi me hudhra e qepë apo endet maleve të Labërisë për të konsumuar pushimet e gushtit, nuk ka më pas asnjë të drejtë të ankohet për ata që s’kanë bërë punën në Tiranë.

Kur krerët e politikës, ata që janë në zyra e kanë kompetenca, pozitë dhe protokoll të lartë, e distancojnë veten artificialisht nga përgjegjësitë dhe nisin të përdorin politikisht krizat e fatkeqësitë, zakonisht faji mbetet jetim dhe punët shkojnë keq e më keq. Kur këtë gjë e bën thuajse përditë kryetari i shtetit, i bie që ky të jetë fundi i normalitetit. Është komode të shash të tjerët, por duhet të kontrollosh më parë nëse s’je ti më i pari për t’u sharë…

9 komente në “Pse duhet përdorur politikisht edhe një krizë si ajo e Kakavijës?!”

  1. Shkrimtari Ismail says:

    Nuk e kuptoj se cfare po thua ne kete shkrim o Skender. Meta ka qene hapur dhe ne menyre konstante ne shkelje te kushtetutes dhe ka kaq kohe qe ben karshillik me te gjithe.

    Parlamenti ne vend te diskutonte shkarkimin pothuaj i dha flete lavderimi gjithashtu ju dha mundesi qe te beje si te doje me gjykaten kushtetuese. Mbasi fitoi dhe beri si deshi, ti pret qe te ndaloje tani, duhte te jesh shume naiv ta besosh kete. Po kerkon integritet te Meta tani ?

  2. Sehir Xhiu says:

    Ne shqiptarët, kemi një shprehje (paksa banale) si BIR KURVE, në kuptimin e njeriut të zgjuar, që nuk ja hedh njeri, etj, por gjithsesi, është me sens pozitiv.
    Pooooor, në rastin konkret, për kryetarin faktik të LSI-së dhe që merr rrogën si President Republike, do ti shkonte për shtat, shprehja tjetër shqiptare, BURË KURVE. (Jo burrë – me dy rr…..). Duke qenë i tillë, mund të presësh çdo gjë.
    Të gjitha këto, AMA, i kemi peshqesh nga Edi Rama.
    Si e qysh, e si e tek, mbas disa kohësh, do ti marrim vesh e do ti kuptojmë.
    Deri atëhere, të mbajmë peshqeshin që na ka bërë, Edi Rama.

  3. viçidoli says:

    Përdorimi i krizave apo fatkeqësive për kredo politike,është veçse hipokrizi ndjellakeqe ,dhe të gjithë këta që e përdorin,apo fërkojnë duart janë hipokritët më të mëdhenj të këtij vëndi në 30 vjet demokraci.

  4. Laura M says:

    Shume sakte. Koalicionı Nevojtorja e Presıdences-ShQUP, eshte nje lidhje e forte nekrofilesh, qe ı gezohen fatkeqesive qe ndofhin ne vend, vdekjeve, vrasjeve, dhunimeve, mortajave vetem e vetem qe te bejne fajtore kundershtarin poıitik, pa e care koken per vusjtjet qe shkaktojne keto fenomene njerezve. Tere hallin e kane si e si te nxijne punen e qeverise me shpresen per te ngjsllur pakenaqesi per te shtusr ndonje vote per vehte. Tanime shqiptsret e kuptojne c po ndodh. Kjo ngjall shpresen per zhdukjen e kesaj fare te keqe

  5. kompetenti says:

    skender djali dikut ke qene mire por mesa duket kjo njeanesi tregon ae shukun e parave e merr te madh kodosh! po mire mo ky presidenti nuk shkoj se ishte ne Laberi por asnje fjale se ku ishte pika jote e dobet kryeminiatri?!! ai nuk ka pergjegjesi ne kete histori?! Ai duhet te jwte kryeaori qe administron Shqiperine apo jo?! Po ai ku ishte ato dite valle?! ne Dhermi! apo jo! po ai kalamoni i politikes se kashtme ku ishte apo po lexonte ndonje liber me ninulla?! ah po Majko ishte ne krye te detyres! ai mori Janullatosin! a pika o sknder?!! duket we ke luajtur line Mos u nxeh te Majkos! kam pas respekt oer ty dikur por je bere si andrea stefani ragmet paste dikur! dallininiahte se ai kishte me shume gjak dhe nerv! hajd mos e ruaj se sje i pari as i fundit qe financoheni nga pushteti! te na fali kompetenti!

  6. Molla e dijes says:

    Ç’do bënte Kol Balla pa ty o Skënder! Ç’do bëje ti pa Kol Ballën? Cili emision do të merrte si komentator? Den baba den komunist je? Çfarë pune bën? Me se rron mor burrë? Vetëm duke dhënë mend e duke shitur pordhë, duke i “rënë” përherë opozitës te Real Story? Apo qoftë edhe në ndonjë gazetë? Çfarë shkolle të lartë ke mbaruar se jeni bërë të gjithë si gjithollogë me pagesë, profesion i ri ky! Jeni bërë një grup komentatorësh apo pseudo analistësh që rroni vetëm duke u sorrollatur nëpër banaqe TV me sofizma dhe sahanlëpirje pushteti. Ti në fakt dallon nga ata, se mbron vetëm të majtët. Këdo copë muti që të vërë e majta si lider apo kryeministër, ti i bën sahanlyerjen përkatëse.

  7. Boston says:

    Shume e sakte. Jy lumte

  8. Nacionalisti says:

    Greket jan njerzit me te keqij te ballkanit,vetem turku u vjen hak ketyre ja u ben rrup sup

    1. Nacionalisti i vertete says:

      Ti nuk je nacionalist , por turkoshak , thjesht nje mbeturine osmane halldupesh shallvare gjere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje