Në analogji me futbollistin që kërkon të hyjë në lojë, Shqipëria e mori kryesimin e OSBE-së dhe po e kalon lojën duke ikur nga topi
Nga Veton Surroi
Presidenti amerikan Kennedy citohet të ketë thënë se fjala kineze për krizë përbëhet prej dy shenjave, njëra rrezik e tjetra shans. Ky shpjegim kështu hyri pastaj në shumë fjalime e shkrime deri në ditët e sotme, si ajo puna e ‘mos pyet çka mund të bëjë atdheu për ty…’.
Doli që të mos jetë krejtësisht e vërtetë, sipas gjuhëtarëve, sepse në fakt njëra shenjë ishte me të vërtetë rrezik, kurse tjetra ‘pikë kthese’, e jo drejtpërsëdrejti ‘shans’.
Tej tëhollimit, besoj se hyn në punë edhe në formulimin e vet të saktë gjuhësor, pra se kriza ka rreziqet e veta me efektet dëmtuese dhe njëkohësisht sido të tejkalohet paraqet pikë kthese.
Shqipëria prej vitit 2020 është kryesuesja në detyrë e një organizate, OSBE, e cila ka pothuajse përshkrim të vetin fjalën kineze; pra, si të merret me kriza dhe rreziqet e tyre në kontinentin evropian dhe njëkohësisht si të krijojë mundësi që nga këto kriza të krijohet një pikë kthese.
Kur e mori kryesimin, Shqipëria trashëgoi njërën prej krizave më të mëdha evropiane, de facto okupimin e një pjese të Ukrainës nga ana e Rusisë. Nuk besoj të ketë pasur iluzione, qoftë në Tiranë, qoftë gjetiu, se Shqipëria si kryesuese e radhës do të ndërmjetësonte konfliktin dhe do të gjente rrugë pajtimi mes Ukrainës e Rusisë.
Në politikë të jashtme – e besa edhe në të brendshme – Rusia njeh formulimin ‘raporti i forcave’ si raport i forcave fizike, sikur në pyetjen e famshme që bëri Stalini për të diskutuar forcën e Papës në botë: ‘Sa divizione tankesh ka në dispozicion?’. Nga ky këndvështrim, roli eventual historik i Shqipërisë në krizën e Ukrainës është i vlefshëm vetëm për barcoleta.
Megjithatë, pa marrë parasysh forcën e shtetit, kryesuesi i radhës i OSBE-së bën atë që bëri parapraku dhe në masë të madhe atë që do të bëjë i ardhshmi, e kjo është t’i mbajë të gjalla konceptet e misioneve paqeruajtëse – a parandaluese të konfliktit, sido të quhen – derisa të gjendet pjesa e dytë e ekuacionit kinez, derisa të gjendet pika e kthesës. Dhe, këtë vit kryeministri Rama e filloi duke vizituar Ukrainën Lindore, duke lëvduar si arritje të madhe rinovimin e urës te Stanica Luhanska, një vend deri dje i harruar nga Zoti, e me gjasa të vogla që të kthehet në kujtimin e Tij.
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, kryeministri i Shqipërisë, në rolin e kryesuesit të radhës së OSBE-së, duhej ta gjente veten duke u konsultuar me kryeministra e diplomatë evropianë, përfshirë rusët, dhe të ishte i pranishëm fizikisht në një vend i cili njihet shumë më tepër se ajo urë e harruar e Ukrainës Lindore dhe ku prania e tij mund të kishte efekt.
Duhej të ishte në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, ku prej dhjetë ditësh po ndodhë shthurja e një autokracie, pas zgjedhjeve presidenciale që për shumicën demonstruese të popullatës konsiderohen jolegjitime.
Pas një deklarate formale për shtyp të lëshuar më 10 gusht, ku kërkohej respektimi i standardeve të OSBE-së për zgjedhje, kryesuesi në detyrë i OSBE-së duhej të udhëtonte në Minsk për të trajtuar një ngjarje të përsëritur, pra një palë zgjedhjesh që nuk kanë legalitet apo legjitimitet, e që kontestohen nëpërmjet demonstratave popullore.
Në tridhjetë vjetët e fundit ka qenë lista e gjatë e ngjarjeve të ngjashme dhe ndër reagimet e para, paralajmërues të brengës ndërkombëtare, ka qenë e ashtuquajtura Trojka, Treshja e OSBE-së e përbërë nga kryesuesi në detyrë, ai i mëparshmi dhe i ardhmi. Në Minsk, pra, gjatë kësaj jave do të duhej të ishin kryeministri i Shqipërisë (a ministri i jashtëm, si zakonisht) dhe homologët e Sllovakisë dhe Suedisë.
Misioni i tyre do të duhej të ishte që nëpërmjet të përkrahjes të të drejtave fundamentale, përfshirë edhe ato të protestës, të krijojnë mundësinë që kjo krizë e Bjellorusisë të shndërrohej në pikë kthese për demokraci. Pra, që nëpërmjet një marrëveshjeje mes pushtetit dhe opozitës, të ndihmuar nga treshja e OSBE-së, anëtare e së cilës është edhe Bjellorusia, të krijohet një rrugëdalje paqësore e demokratike.
Në vend të një iniciative të këtillë politike, Shqipëria u vetëmjaftua me një deklaratë shtypi, të asaj tipike, ‘jemi të brengosur’, ‘respektoni të drejtat e njeriut dhe standardet e OSBE-së’, e kështu me radhë.
Kriza bjelloruse do ta gjejë rrugën e zgjidhjes dhe në fund, kur të bëhet vlerësimi i sjelljes së akterëve ndërkombëtarë, mund të ngjajë që të shënohet mungesa e veprimeve të Shqipërisë. Vendi ka të ngjarë të mbahet mend sikur lojtari i futbollit që e lut trajnerin ta fusë në lojë, por kur më në fund i përmbushet dëshira ai e kalon lojën duke ikur nga topi.
Shqipëria fitoi jashtëzakonisht shumë në fushën diplomatike me suksesin e arritur që të marrë përkrahjen e vendeve të mëdha e të vogla për ta marrë kryesimin njëvjeçar të OSBE-së. Tash ka gjasa që ta meritojë zhgënjimin e një komuniteti të gjerë shtetesh të mëdha e të vogla që vunë në sprovë pozitive një Shqipëri që atëbotë projektonte vetëbesim, kreativitet dhe humbje të kompleksit të inferioritetit.
Kjo është njëra anë e efektit negativ që do të pësojë vendi. Ana tjetër është pyetja e thjeshtë të përsesë së ‘ikjes nga topi’. Dhe ja tri përgjigje të thjeshta. Një, kryesimi i OSBE-së nxjerr natyrshëm në pah diplomacinë e një vendi e Shqipëria mbeti pa ministër të jashtëm para se ta merrte kryesimin dhe ende nuk e ka gjetur atë. Dy, Shqipëria edhe vetë ka kriza, madje ciklike, rreth zgjedhjeve dhe gjendet në një të këtillë edhe sot.
Është vështirë të shkosh e të predikosh për zgjedhje legjitime në Bjellorusi, ndërsa vetë vendi kushtëzohet nga Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë për t’i mbajtur ato. Dhe tre, Shqipëria nuk ka arritur të krijojë një kohezion funksional mes pushtetit e opozitës. Është vështirë të shkosh në Minsk, apo madje edhe në Prishtinë, e të thuash se si të gjitha forcat politike duhet të bashkohen rreth disa parimeve për të mirën e shtetit, por këtë nuk mund ta bësh brenda Shqipërisë.
Thjesht, është tashmë postulat se politika e jashtme e vendit nuk mund të jetë e shkëputur prej asaj të brendshme. Nuk ekzistojnë dy Shqipëri, njëra për konsum të jashtëm e tjetra për atë të brendshëm.
Është mëkat humbja e rastit për avancimin e namit të vendit. Në OSBE kjo bëhet me shfrytëzimin e fjalës kineze për krizë, të asaj që përmban në njërën anë vështirësitë dhe në anën tjetër pikën e kthesës për dalje nga këto vështirësi.
Ndoshta, çuditërisht, ky shans që po humbet shtyn që Shqipëria të kuptojë se ka nevojë për pikën e vet të kthesës.
Ne Shqiperi eshte edhe me mu**t fare,atje 80% ,kurse ketu Edi Rama e ka 95% te pushteteve ne dore te tij!d
O Veton, thuje troç o byrazer se ku e ke hallin, e dime se nuk te kercet shume per Minskun!
Veton Suroi po ja kalon Nikoll Lesit ne tendetin per kryeredaktor ne medjan qe do ngreje Meta me paret e Gimit !
Kur e ka shkruar kete artikull Z. Surroi, para nje jave? Se eshte informacion publik qe Z. Rama eshte prej ditesh aktiv dhe duke negociuar nje vizite ne Minsk. Apo “rrime qe rrime hajde japim mend” sic bejne rendom bashkeatdhetaret. Harrojne qe nese ka nxites te figures se keqe per vendin nuk jane aq ata qe perpiqen te bejne do pune me sa mundesi te kene, por ata qe rrine e kritikojne me se shumti pa baze. Artikull vecse i dobet dhe i vjeter, humbje kohe!
TEMA:V.Surroi e kryen mire detyren e opozitarit me mire se SaliSerbi,LikeFloriri dhe LulHollandezi.Ky…me teper se servil,xheloz e hipokrit,gje tjeter nuk i vlen kurkujt.
-Si Kosovar i sherben mire A.Kurtit,R.Haradinaj e Berat Buzhales sa askujt tjeter.
-EDI RAMA e tund mire “Kemboren” e KM dhe te M.Jashtem sic veproi ne Serbi e Moske,etj.
-Kush shpif per tjetrin nga cmira eshte idiot.
-FLM -TEMA
Kam kohe qe pyes veten qe ky Veton ka dale ne oensipn te parakohshem si publicist apo ne pension i ka pas trute qysh ka hera por ne nuk kena mujt me e njof.
Per shumice dermuese te populli flet edhe lulashi yne. Po me cfare zgjedhjesh e mati dhe mesoi shumice dermuese te bjelloruseve ky suroi. Dhe hajde lexo artikuj qe strumbullar te shkrimeve kane te paverteta. Dhe me keto te paverteta ushqehen dhe pasurohen
A ke akoma bojë të zezë Veton? Mere furçën dhe nxije faqen e këtij vendi qëjo n jë herë nxihet nga shqiptar të lëtij lloji
Veton Shurra i bie shume gjate, por derrasat i pret shume shkurt.. Pseudoanalize totalisht e influencuar nga motive vetjake.
Ah Veton …. Sa te ndyre jemi ne shqiptaret per njeri tjetrin.
Pse mor M…t cfare kane me shume Kresyesit e meparshem te OSBE- se !!!!????
Satlini sigursht ka Pyetur : Sa divizione tankezh ka Papa …po mor M…t
OSBE nuk eshte Force Ushtarake …o zot te huajt kane te drejte qe tallin b… me ne.
Ne urrejme njeri tjerin – turp!!!!!!!!!!!!!!
Adriatik
Kete here ja ke fut kot Veton. Kerkesa e Rames per ndermjetesim, nuk eshte nje inisiative thjesht e tij, por e sygjeruar nga Brukseli dhe Berlini.
Llukashenko ka refuzuar, te pakten deri me tani, cdo ndermjetesim te jashtem per zgjidhjen e krizes politike ne Bjellorusi. Madje ai ka injoruar dy thiirrjet telefonike te kancelares Merkel. Si mund te udhetosh ne Minsk, me atributin e nje ndermjetesi nderkombetar, pa dakordesine e
autoriteteve te vendit. Nje shkrim i sforcuar tendentioz.
O Veton qe e mban vehten per analist A duhet te perzihet Shqiperia ne rremujen bieolloruse??
Po ta jap pergjigjen eshte e thjeshte Absolutisht jo Rama le te mjaftohet me dy fjale Rremuja apo corba bieolloruse eshte e komplikuar dhe per te medhenjte Nderkohe OSBE eshte thjeshte nje formalitet Sepse po te kishte force dhe vlere do te kishte ndaluar krijimin e shteteve te tjera europiane pas nentedhjetes perfshi edhe te Kosoves Pastaj perse te ngaterrohet Rama me Rusine???Per interesat e Polonise dhe balltikeve nderkohe qe ne kemi problemin e njohjes se Kosoves Dhe pa Rusine kjo nuk ndodh pasi besoj e di qe ajo ka te drejte vetoje ne OKB si anetare e perhereshme e KS Sikurse edhe Kina Prandaj o Veton ne se do Kosove me te drejta te plota eshte e mencur te shikojme me larg Mendoj qe ne bejme mire te heshtim ndryshe thote populli ne vend qe te veme vetulla nxjerrim syte Prandaj mos e nxisni Ramen te gaboje sepse per pak nam ai gati eshte Pavaresisht interesave strategjike te shqiptareve
Si kjo prerje surrulluqe,ka qamet shume matane kufirit tone,qe u lejohet cuditerisht te ndyjne ketej:
Sic e thone dhe vet per njeri tjetrin,gjate gjithe kohes,duke pasur sindromin e inferioritetit ndaj serbit,per ti pelqyer atij,jane shndrruar ne spiuna per shoqi shoqin apo dhe lakej te ulet ndaj serbeve.
Duke pasur kete karakter te deformuar ne menyre te parikthyeshme,nuk e njohjen fare skuqjen e faqes,dhe kane paturpesine te dalin dhe te shesin dhe moral.
Pergjegjesi kane dhe ata,qe u imponojne lexuesve te tyre,surratet e ketyre lloj specieve mesjetare katundare te neveriteshme.
Cmira, xhelozia, suksesi i tjetrit, jane problemi i jone, i shqipove.
Mund te levdojme cfardolloj bajge, mjafton qe ajo te jete jo made in Albania..!!
Turp. Shume turp, ketej e andej kufirit..
Kisha nje ndjesi ndryshe per kete njeri, por dhe ky shqipo shpelle qenka!
Na cave trapin!
Po ky, vërtet qenka lodhur për të shkruar këto gjëra?
Mjaftonin dy rreshta (mbase një):
OSBE-në dhe Shqipërinë bashkë me të, nuk i pjerdh kush.
Veton Surroi eshte kokrra e spiunit te Serbise.Edhe ne kohen e Sali Berishes ky person nuk lejohej te hynte ne vendin tone se ishte djegur si koqe spiuni
Cfare mund te zgjidhin Rama ne Minsk!? BE-ja po perpiqet te bej te njejten loje si ne Ukrahine: prurjen ne pushtet te neo-nazisteve se keshtu mund te shtohet kercenimi kunder Rusise. Europa perendimore pasi invadoi gjithe pjeset e tjera te botes e i beri koloni, nuk arriti dot historikisht te nenshtronte ruset dhe vazhdon kete skeme edhe ne ditet tona. Te gjithe e dine shume mikre se Lukashenko i ka fituar votat dhe sa here te votohet ai prap i fiton votat e njerezve atje. Perendimi do qe te vijne nazistet ne pushtet ne Bjellorusi dhe per kete ata thone qe miratojne idene e Rames, se mbase arrihet dicka atje, mbasi vet ata jo vetem qe nuk mund te bejne ndonje gje, por u ka dale boja komplet dhe s’u var njeri. Se si do te rrjedhin ngjarjet eshte veshtire te thuash, por mendoj se nuk do te ndodhin e njejta gje si ne Ukrahine, mbasi ajo qe beri Perendimi atje solli shkeputjen e Donbasit dhe Krimese duke e zvogeluar hapsiren teritoriale te Ukrahines. Kjo mund te ndodhin edhe me Bjellorusine ne se lejohet skenari. Ky Vetoni nuk paska turp kur thote qe Rusia shkeputi pjesen perendimore te Ukrahines me force. Nuk e di ky apo eshte shpifes dhe letyre. Pasi nazistet erdhen ne fuqi ne Ukrahine, ata ndaluan gjuhen ruse, por Donbasi dhe Lugansku jane rus dhe jo ukrahinas. Ky surrti ,ne se Ish Jugosllavia do te ndalonte gjuhen shqipe ne Kosove do ta quante krim, kete rastin e Ukrahines nuk e vlereson fare. Ky ishte shkaku kryesor qe pjesa lindore e Ukrahines u shkeput. Por ky copa e idiotit maskara e quan pushtim nga Rusia. Nese Rusia nuk nderhyri ushtarakisht ne Ukrahine kur neo-nazistet rrezuan presidentin e zgjedhur me shumice nga populli dhe lejuan keta naziste te benin masakra ne Lindje ne popullsine ruse, kjo ishte turpi i Rusise. Ajo nuk nderhyri dhe i la ne meshire te fatit njerezit e saj dhe sot ata nuk jane pjese e vendit te tyre. Por prap ky hajvani i akuzon si pushtues. Dije o hajvan sharlatan se kete radhe ajo nuk do bej sehir ne Bjellorusi kur pisat naziste kerkojne te vijne ne pushtet. Nuk e besoj qe te sillet ne te njejten menyre se atehere ajo do te ishte nje shtet i pafytyre dhe do te humbiste te gjithe besimin e njerezve te saj. Rama e di qe nuk mund te beje ndonje gje, por ne se shkon dhe ben budallalleqet qe e udhezojne, ai do diskreditohet vet dhe njekohesisht do te rrezoje vlerat e vendit te tij dhe kjo do te sjellin shume efekte negative per Shqiperine. Ata qe bejne lojen le ta vazhdojne vet dhe mos te behet lolua i te tjereve. E dime shume mire se kjo BE ” e famshme”i ka mbyllur rruget per shqiptaret dhe i trajton ata si njerez te klasit te dyte ose te fundit, por ne kete rast kerkon ti perzieje ne kete vorbull qe e krijun vet. Ata prap kur te vije puna per Shqiperine do mjaftohen me keshilla duke e injoruar fare ate. Rama duhet te qendroje larg kesaj corbe te prishur. Ata qe e gatuan le ta hane vet. Ne se do tu ngelet ndonje luge, le t’ia japin Vetonit se ai e pelqen shume corben kur eshte e prishur.
SI THOTE KY ROLI I SHQIPERISE DO JETE ZERO. PO CFARE ISHTE ROLI I GJERMANISE USA APO TE TJERAVE O VETON NUK ISHTE ZERO NE UKRAINE .
Nivel i dobët, pa logjikë i shkrimit. Ka dashur të shpreh mllefin e grumbulluar. Diskretitim për Vetonin. Keqardhje.
Udhtimi kinez i Vetonit
Kurre nuk e kam kuptuar , kete analist , me emrin Veton Suroi . Te tera analizat i kryen me shume hyrje , me shume dalje dhe fabula mbete ne mes rrethuar me mjergull. Gjithmone kam mallkuar veten se gjendem i pa afte , per te kuptuar , kete analist me kulture te gjere . Prisja nje tjeter anlize dhe kjo erdhi sot , kur Vetoni analizon problemin e Bjellorusise dhe perzierien e OSB ese , ne kete konflikt europjan , ku kane shprehur angazhim udheheqesit me te larte europjane . Kete here Vetoni , problemin e Bjellorusise e perzien me shkrimin kinez . Simbas vetonit , po qe se bishti i shkronjes kineze “b” do te shofi nga lindja , zgjidhja vjen nga perendimi . C’do gje ne erresire te plote ! Nuk e mihoj kulturen e Vetonit , por nuk mjafton vetem kultura , per te realizuar analize te pa anshme . Ne kete mjergull , shifet qarte cmira alla veton , kunder Edi Rames , qe drejton OSBE. Thuaje troc , more Veton : Nuk kam besim se Edi Rama , ka aftesi , per te zgjidhur konfliktin Bjellorus . Kete rebusin tend e kam zbuluar ne shkrimin , qe i ke rene nga Kina . Te keshilloj te kthehesh me kembe ne toke , per ta vene kulturen dhe inteligjencen , ne sherbim te njerzve , ndryshe mbetesh i mbyllur ne vetvete . Zgalem
O Veton qe…STERRON ?!!!
Pseudoanalizë,mediokritet. Komplet pallë….
Dikush do duhej t’i shojegonte c’do te thote kryqezim i duarve ketij gjelit.