Rëndësia e përshëndetjes dhe urimit, pastaj rrëshqitja për të harruar baraspeshën e natyrshme shqiptare Izrael – Palestinë
Nga Veton Surroi
Presidenti Trump para një jave shpalli marrëveshjen “historike” për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBU). Dy vendet, me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, do të vendosnin në javët në fillim marrëdhënie të plota diplomatike, vijë ajrore, telekomunikacion, e kështu me radhë.
Reagimi qe përkrahës në nuanca të ndryshme në shumë vende të botës dhe kishte reagime negative sikur Irani, Turqia e Palestina, por kjo nuk është temë për ta trajtuar në këtë shkrim. Tema është se si nuancat janë të rëndësishme në diplomaci, ashtu si në çdo paraqitje pamore, dhe se si dy shtetet e shqiptarëve, Shqipëria e Kosova, operojnë ende ndonjëherë në formate të blloqeve prej çimentoje që jo rrallë mund të nxjerrin edhe rezultat tjetër prej atij të paramenduar.
Pra, Shqipëria nëpërmjet kryeministrit që njëherësh është edhe ministër i jashtëm dhe Kosova nëpërmjet ministres së jashtme, i dhanë përkrahje kësaj marrëveshjeje. Kryeministri i Shqipërisë madje shprehu dëshirën që edhe shtetet e tjera në rajon të bëjnë pak a shumë të njëjtën gjë, ndërsa ministrja e Jashtme e Kosovës shprehu dëshirën që SHBA-ja të jetë ndërmjetësuese e një marrëveshjeje të njëjtë mes Kosovës dhe Serbisë.
Një marrëveshje paqeje – a normalizimi – s’ka si të mos përshëndetet dhe ky ishte rasti edhe me marrëveshjen mes Izraelit dhe EBA. Problemi qëndronte te fjalitë shtesë përtej urimit dhe mundësinë që me to të hyhet në kurthin e lehtë që përmbante kjo marrëveshje.
Kurthi i kësaj marrëveshjeje është një problem i madh që quhet Palestina. Në deklaratën që e ka bërë presidenti Trump për këtë marrëveshje historike, të dakorduar me kryeministrin e Izraelit dhe ministrin e Jashtëm të EBA, ekziston një formulim që mund të shndërrohet në precedent. Në të thuhet se me kërkesë të Trumpit e me përkrahje të EBA, Izraeli do të pezullojë “shpalljen e sovranitetit” mbi disa zona të Bregut Perëndimor, të cilat presidenti Trump ia ka njohur, në formë të njëanshme, Izraelit.
I vënë në deklaratë zyrtare ky formulim mund të jetë një legjitimim i të drejtës së aneksimit të territoreve të pushtuara, madje me pëlqim të një shteti arab, në këtë rast të EBA. Rrjedhimisht, çdo përkrahje modelit të marrëveshjes së normalizimit edhe për shtetet e tjera arabe do të nënkuptonte që ato ta njihnin pezullimin e përkohshëm të “shpalljes së sovranitetit”, duke njohur de facto dhe de iure të drejtën e aneksimit. Pasojat e një precedenti të këtillë me gjasë do të jenë më shumë dhunë e më pak paqe, më shumë mospajtime e më pak zgjidhje. Pasojat mund të jenë më pak gjasa për një shtet palestinez, pra edhe më pak gjasa për paqe bazuar në modelin e dy shteteve.
Për “kurthin palestinez” ka qenë i vetëdijshëm, në urimin e tij, shefi i diplomacisë evropiane, Borell. Edhe ai ka përshëndetur marrëveshjen, por në fjalitë shtesë ka kërkuar që “planet e aneksimit”, siç e ka quajtur ai “pezullimin e shpalljes së sovranitetit”, të braktisen tërësisht. Dhe që të vazhdohen negociatat mes Izraelit e Palestinës në parametrat e njohur të zgjidhjes së dy shteteve.
Një formulim i ngjashëm ka mundur të bëhet nga Tirana zyrtare, jo vetëm ngase politika e saj e jashtme tashmë dakordohet me atë të BE-së – dhe në këtë koordinim Shqipëria prin karshi shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor – por edhe për shkak se Shqipëria nuk ka arsye pse të heqë dorë prej dy pasurive të natyrshme që ka tradicionalisht në politikën e saj të jashtme. Pra, nga njëra anë, respektin për e nga Izraeli, marrë parasysh sjelljen shembullore ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Dhe, nga ana tjetër, përcaktimin për shtetin e pavarur palestinez, shumë para se kjo të bëhej politikë zyrtare e BE-së, madje shumë para se Shqipëria fare të ishte në proces integrues të BE-së.
Analogjia me Emiratet nuk i ndihmon gjë Kosovës dhe nuk ka qenë formulim i mençur ai që në të njëjtën fjali ku Kosova, nëpërmjet ministres së Jashtme, uron presidentin amerikan për këtë ndërmjetësim mes Izraelit dhe Emirateve, njëkohësisht uron që SHBA-ja të arrijë një marrëveshje mes Kosovës e Serbinë.
Nuk ka kurrfarë analogjie mes dy “normalizimeve”. Izraeli dhe EBA janë shtete anëtare të OKB-së, nuk janë shtete fqinje dhe nuk kanë pasur luftë të ndërsjellë e cila ende nuk është përmbyllur me marrëveshje paqeje; Izraeli nuk i ka pushtuar Emiratet. Situata është krejt tjetër mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse ka ndonjë analogji, qoftë edhe të largët, Kosova i afrohet në rrëfimin e Lindjes së Mesme më së shumti Palestinës, e kjo nuk është pozitë të cilën e dëshiron Kosova. Për më tepër, nuk është pozitë që e dëshiron as SHBA-ja, që i prin çlirimit, e as BE-ja që është habitati i natyrshëm i Republikës së Kosovës, si dhe tërë Ballkanit Perëndimor.
Rrjedhimisht, Kosova bën mirë që edhe nëse merr pjesë në ngarendjen për të lozur lojën e përkrahjeve diplomatike fillimisht të identifikojë interesin e vet dhe parimet mbi të cilat është e ndërtuar. Interesi i Kosovës, si shtet i përbërë në shumicë prej të përndjekurish, është që të ketë njohje nga Izraeli dhe marrëdhënie të mira me të dhe njëkohësisht të ketë përkrahje për shtetin e Palestinës e dikur edhe përkrahje nga ta. Dhe, ndonëse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën e autoritetet palestineze tradicionalisht përcaktohen në krah të Serbisë, politika e këtillë e Kosovës duhet të ndërtohet për shkak të parimeve të shtetit të Kosovës, shtetit të të përndjekurve që gjejnë paqe nën kulmin e vet.
“Kujdes me dëshirat, sepse mund të të realizohen”, është tashmë një sentencë e përsëritur gjithandej. Mund të ishte, në këtë rast, “kujdes me urimet, se mbahen mend”.
Edhe një urim ordiner mund të shndërrohet në precedent të ri politik, të paparamenduar nga uruesit. Për shembull, mbi politikën ndaj Palestinës, në rastin e Shqipërisë. Apo në rastin e Kosovës, me pyetjen: nëse anëtarët e kësaj qeverie kërkojnë që SHBA-ja të ndërmjetësojnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, a do të thotë se do ta vënë në plan dytësor apo në harresë ndërmjetësimin e BE-së?
Perseri,na imponoheni Tema,me kete surrat dylberi,te nje islamisti laraman,i gjithi i atrofizuar(muslluman laraman jane quajtur historikisht ata qe lane fe dhe atdhe,per tu perdorur nga osmanet,kunder vendit te vet dhe popujve te tjere,ne shkembim te favoreve si poste dhe prona te grabitura,nga pushtuesi osman nga ata qe mbeten shqiptare duke ja u dhene ketyre bastardeve ).
Surroi eshte nje intelektual i shquar ,realist dhe i guximshem. Nuk kam lexuar asnje here ne shkrimet e tij tendenca fetare e konkretisht myslimane dhe ne kete drejtim komenti i ”qytetari”-t eshte fyes i pa vend dhe i kote.Jame dakort me komentin e ”shqiptari”-t vetem me nje verejtje.Pamvaresisht se ai ndjet mysliman i devotshem (”shqiptari”) duhet ta dije se feja myslimane ne Shqiperi eshte e importuar dhe e ”detyruar” nga pushtuesi me menyrat qe jane tashme te njohura.Pra zgjedhja nuk ishte e vullnetshme.Ne se ”shqiptari ”ka qene i nje feje tjeter dhe tani eshte bere mysliman me vullnet te plote ahere eshte tjeter ceshtje.Kaq per komentet.Te kthehem tek Surroi.Duke pranuar erudicionin,zgjuarsine dhe elekuencen e frazes se tij ,nuk mund te me shpetoje nje shije e hidhur drejtuar ministrit te jashtem Cakaj i cili i ktheu nje pergjigje teper te zgjuar e dinjitoze ne nje artikull te meparshem.
Gazeta Tema nuk te imponohet, Gazeta Tema ka publikuar nje artikull, si mijra artikuj te tjere qe boton, por laramani dhe bastardi je ti Qytetari, qe te nxihet fytyra kur flitet per shtetin e palestines dhe sipas mendjes tende qe te eshte bere si lekure iriqi, muslimanet na qenkan laramane qe lane fe dhe atdhe dhe per favore dhe poste.
Kjo tregon se ti je nje injorant, qe nje dite dhe briret do te dalin nga shkalla injorances qe ke.
Cdo fe, si ate ortodokse, si ate te krishtere, si ate muslimane njerzit, popujt e kane zgjedhur me koshinece, ndergjegje.
Ka nga ata qe jane dhe ateiste dhe qe askush nuk shkon e i thote do besoni me dhune, ore injorant qe sa ka filluar te dalin briret.
Pasi ti nuk le artikull pa komentuar, nga te paret duke ndruar me dhjetra emra dhe duke ofenduar dhe me fjalorin e trurit te lekures se iriqit, ne menyre sitematike.
Ku ke hapur ndonje here liber te besimit fetar ti more injorant.
Ti nuk di as ceshte Tora, as ceshte Bibla, as ceshte Kurani etj.
Ti ke mesuar vetem 36 germa te alfabetit shqip dhe ke mesuar ti bashkosh ato sipar trurit tend ne forme lekure iriqi, duke bere me mijra ofendime ne te tere artikujt qe publikon gazeta.
Gazeta Tema perseri ta nenvizoj, i publikon artikujt ashtu sic artikullshkruesi e ofron, dhe ne 99% e me shume te rasteve me sa me pak fjale dhe fraza ofenduese, por je ti, qe te eshte bere truri gjaksor e nuk le artikull pa komentuar menjehre duke derdhur nje batare me fraza ofenduese.
Ti me siguri duhet te keshe probleme mendore, pasi cdo dite me Diell qe i Madhi Zot e ka vene ne dispozicion te njerezimit per te jetuar e gjalleruar, ti nuk pushon se ofenduari, dhe problemi eshte se nuk e ben nga dija, por e ben nga injoranca tende, qe nuk po ka kufi.
Rasti yt ka ardhur ne nje pike, qe duhet analizuar, duhet ndalur.
Pasi ti cdo dite te bekuar te Zotit te Gjithesise, duket sikur kerkon ta hedhesh te plehrat, pasi vetem plehra shkruan ne komentet e tua.
Ku ke tru ti, ku ke diapazon dijesh ti qe te jesh ne gjendje te besh ofeza te tilla.
Ti me siguri do te fitosh cdo dite qe kalon mallkimin e Perendise, e nuk do te ndahet ai mallkim i Perendise deri kur te vazhdosh te shkruash plehra e te shkosh ne boten tjeter.
I madhi Zot eshte ai, qe pranon pendimin dhe fal shume. Prandaj ndalo sa nuk eshte vone, shkruaj mendimin tend si njeri qe te krijoi i Gjithfuqishmi dhe jo si kafshe.
Hic mos te ngelet qejfi pse po te shkruaj keshtu, pasi ti ke shkruar mijra here me zi, ne komentet e tua, qe nuk kane te numuruar, dhe qe asnje qenje njerezore e kujtdo besimi qofte dhe qe ka pak ndergjgje e respekt per krijesat e Zotit te Gjithesise, nuk do hakerrehej ashtu sic ke bere ti ne komentet e tua.
Mer shembull, nga ai prifti me 7 pale mend, se ckish shkruar per palestinen.
Artikull qe e botoi po kjo gazeta pak dite me pare.
Se ndoshta, behesh me njerezor, me parimin jeto e ler te jetojne.
Si gjithmone lloji juaj,vazhdon te mbuloj mutin me shurre.