Nga Skënder Minxhozi
Janë boshatisur fshatrat, po marrin arratinë, s’ka mbetur këmbë njeriu në asnjë cep të Shqipërisë!
Kjo është një ndër tezat më të preferuara sot, të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë të kënaqur me punët në vendin e tyre.
Shprehin pakënaqësi dhe pesimizëm mëse të kuptueshëm për vendin ku jetojnë, për demokracinë e dobët dhe të korruptuar shqiptare, që endet prej 30 vjetësh në ujra të pasigurta dhe pa një perspektivë të qartë dhe solide.
Stresi i atyre që këtë gjendje të pashpresë e vuajnë çdo ditë, është më se i respektueshëm dhe me ta është krejt i panevojshëm një debat serioz shifrash, për të parë se sa, si dhe pse po ikin sot shqiptarët nga vendlindja e tyre. Ndjenjat e frustrimit dhe peripecitë e një jete të vështirë nuk pranojnë statistika, ato pranojnë vetëm mirëkuptim dhe heshtje!
Ndryshon puna kur debati spostohet tek një grup tjetër njerëzish. Tek ata persona që këtë ndjesi kolektive pesimizmi dhe dëshpërimi e fryjnë, e manipulojnë, e deformojnë, e gjuajnë si top futbolli nga një podium në tjetrin, duke e shumëfishuar sipas spektrit hipokrit të interesave të tyre të ditës.
Hileqarë të të gjitha ngjyrave e flamujve, tregëtarë lotësh dhe spekulantë shifrash, shpesh drejtpërdrejt përgjegjës për hemoragjinë e ikjes për shkak të detyrave e posteve që kanë mbajtur, skuthë me kostum e kravatë që kanë qenë deputetë, ministra e kryeministra, e që bëjnë të habiturin sot, sikur s’kanë qenë në këtë vend (madje në majë të tij), kur kanë ikur peshkarexhat, kur janë derdhur lumenjtë e njerëzve të mbetur pa shtëpi nga piramidat, e më vonë kur qindra mijë shqiptarë vijuan të ikin në heshtje për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe të ardhmes së fëmijëve. Kjo histori e gjatë ikjesh është fatkeqësisht një ndër “markat” që na dallon si komb, duke na kthyer në vend që eksportin kryesor ka krahun e lirë të punës.
Një studim i fundit i Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore ndihmon të hidhet dritë mbi perspektivën e fenomenit të emigracionit në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Është dhe Shqipëria aty, si një ndër vendet me përqindje të konsiderushme pakësimi popullsie, për shkak të ikjeve drejt Perëndimit. Por jo me përqindjen më të lartë ndër vendet e tjera të rajonit. Nuk “shquhemi” as në këtë aspekt, si zakonisht.
Studimi thotë se deri në vitin 2050, Shqipëria do të jetë pakësuar me 18% të popullsisë së saj, për shkak të emigracionit ekonomik. Një shifër e lartë dhe shqetësuese për shkak se tregon se trendi i largimit nga vendi do të jetë afatgjatë, duke na privuar nga një numër i madh shtetasish që mund të ishin baza e ringritjes ekonomike dhe e Shqipërisë së nesërme të integruar në BE.
Në një aspekt kontesktual, duke e parë fenomenin shqiptar të përfshirë në hartën euro-lindore, duket se ka mjaft të tjerë që duhet të jenë më të shqetësuar se ne. Hungarezët, fjala vjen, të cilët sipas raportit do të humbasin 20% të popullsisë për shkak të emigracionit. Më tej akoma, rumunët e bullgarët do të pakësohen me respektivisht 30 dhe 39 përqind të popullsisë, kroatët me 22%, boshnjakët me 29% dhe serbët me 24%. Më pak se ne do të emigraojnë kosovarët, maqedonët dhe malazezët.
Siç shihet “kujen” e emigracionit po e venë të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës. Madje hemoragjia e ikjes prek më shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian, sesa të tjerat. E kuptueshme deri diku, edhe për shkak të lehtësisë së zhvendosjes që kanë shtetasit e këtyre vendeve, brenda hapësirës së përbashkët evropiane.
Nuk ka asnjë vend për të kënduar fitore në këtë histori. As për ne, as për të tjerët rrotull nesh. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që ikin, kanë me vete histori njerëzore të dhimbshme, të cilat janë akt-akuza për klasën tonë politike dhe qeverinë e radhës.
Por ka edhe një shpjegim më global të fenomenit, i cili e sheh botën e sotme si të dominuar nga një pandemi e përbotshme migrimi. Dallgët e të ikurve nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme s’kanë asgjë të përbashkët me dinamikat e brendshme shqiptare apo kroate, bullgare e rumune, por janë shumë herë më të fuqishme sesa flukset tona migratore. Është e kuptueshme që dikujt s’i pëlqen të krahasohemi me këto pjesë të botës, por nuk duhet të harrojmë se shtysa për një jetë më të mirë vlen, sipas kontekstit konkret, për të gjithë popujt e botës. Është ajo që studiuesi e politologu i famshëm francez Zhak Atali e quan kultura e nomadizmit. Një raport i ri i njeriut me vendlindjen dhe botën, por edhe me dëshirën për të jetuar aty ku ka më shumë shanse, punë dhe të ardhura. Një fenomen bashkudhëtar, sipas Attali, i globalizmit dhe i erës së re të komunikimit e teknologjisë.
Ta vendosësh fatin e shqiptarëve në një kontekst të drejtë në raport me fenomenin e emigracionit, është akti më normal, që ndihmon të ndahet gjithçka është racionale dhe e vërtetë, nga rrenat e manipulimet, në kaosin e zhurmave që shoqërojnë sot largimet nga Shqipëria. Është njëherësh një mesazh i fortë realizmi ndaj momentit që jetojmë, ku vajtojcat profesioniste të politikës po mundohen t’i thonë orë e çast në vesh shqiptarit të thjeshtë “Ik, ky vend nuk bëhet”! Të shohim më parë ç’po ndodh tek komshiu e të kuptojmë atë që na rrethon, para se të marrim shaminë për t’i thënë gjithë botës se jemi më keq se të tjerët.
O ilir o monikqir
Kjo êshtë loja e atyre që në 97 -tën vranë prenë dhe detyruan njerëzit të mendojnë të lenë vendin .Pasojat e asaj politike vazhdojnë dhe do të vazhdojnë deri sa të hynë në burg gjithë hajdutët kriminelët dhe mashtruesit që kanë drejtuar këtë vend në këto 30 vite.
O Skender. Mos e krahaso Shqipërinë me vende të BE në lidhje me emigrimin pasi për ata është shumë më e thjeshtë të emigrohet pasi nuk kanë asnjë kufizim. Shqiptarët krahasoni me vendet që kërkojnë azil , sepse këtë rrugë kanë zgjedhur për t’u larguar nga vendi duke mos qenë pjesë e BE dhe duke mos pasur privilegjet që të jep një pasaportë e tillë. Dhe brenda ekuacionit përfshi edhe numrin e shqiptarëve që janë larguar tashmë sepse nqs janë larguar 30-40% është afërmendsh që numri do filloje te bjerë në vitet në vijim . Prandaj është shumë tendencioze mënyra se si i interpretoni shifrat e organizatave të huaja mbi emigrimin. Shqiptarët , shkurt dhe shqip ka e emigruar vitet e fundit në masë (siç jam dhe une prej tyre) sepse nuk shohin prespektivë ekonomike me një person në krye që nuk ja ka haberin ekonomisë (pra është i paaftë) dhe në të njëjtën kohë është autokratik (pra kujton se i di më mirë se të tjerët të gjitha dhe merr vendimet i vetem) . Shqipëria po vuan më një person të tillë në krye , dhe po të flas jo si militant , se nuk më bëhet vonë për partitë. Administrata dhe qeveria ka persona të paaftë në krye. Është fat i madh që i mbështesin ndërkombëtarët por ata kanë interesat e tyre në këtë mes. Nuk i bëhet vonë fare si jetojnë njerëzit atje . Shqipëria me keq do të bëhet ekonomikisht për sa kohë ka këtë person në krye dhe këtë t’a garantoj me 100%. Unë nuk e di se kush duhet të vijë në pushtet por sigurisht ka alternativa shumë të mira se ky si nga e majta dhe nga e djathta. Nuk mund të bëhet kurrsesi një vend me kalamanj që vendosen në poste drejtuese sepse i pëlqen kryetarit ti ketë në kontroll apo sepse kështu i duket më trendi . Apo me një kryetar që dikur dilte nudo në plazhet apo thithte vizën e bardhë në zyrë. Jo zotëri , kjo nuk është serioze aspak dhe NUK mund të bëhet vendi me njerëz të tillë. Postojeni ju lutem Tema
Sakte komenti nga Bledi
Jo oreeee!Ashtu thua ti ëëë?
Se ata që ikin nga vendet e BE në një vend tjetër nuk quhen emigrantë ëëëë?
Se këta qytetarë të vendeve të BE që ikin në një vend tjetër ikin kot,se kanë qejf!
Ajde kungull ajde!
Largimi nga vendi ka gjithmonë motive të njëjta o kungull!Ekonomike!Dhe nuk ka rëndësi lehtësia e ikjes.
Ja ke fut kot shoku Bledi. Se pari nudo apo me brekushe tropoje nuk eshte arsye te mendosh se duhet ikur nga vendi. Se dyti piktor apo doktor, asnjeri nuk merr vesh nga ekonomia, por jane me mire se ekonomistet, qe me shumice jane budallenj.Se treti bota po peson keto efekte emigrimi per inerci, shpejt do ndodhe nje fenomen reversi dhe lufta do behet ne pushtetin mbi token. A e ke gjetur lumturine ne emigration ti? Genjen nese thua po, po egua te shtyn te nxish vendin tend, per te justifikuar gabimin qe ke bere. Atje je lypsar, parja eshte ketu, sigurisht jo per budallenjte dhe te paaftet.
Deri ne 97, kishin ikur 400 mije ne Greqi dhe me qindra mije te tjere ne Itali, Angli, SHBA etj,.
Keto vite ishin vitet e ikjes se madhe. Iknin nga papunesia, pasiguria, lufta.
Tani, si eshte kjo pune, qe po ikerkan dhe boshatisen fehatrat, kur shqiptaret po kthehen dhe investojne parate e fituara ketu.
Po edhe do largohen njerezit dhe ky eshte trend jo vetem i Lindjes
por edhe i Perendimit. Tani te shohim se kujt i leverdis kjo teorija e braktisjes. Njerit qe u largua per pak nga Shqiperia dhe u be shtetas i huaj hollandez, si puna e ketij pretendentit per kryeminister Bashes, apo jo.
Posi futja kot nga 90 ka ik mbi 33 % e popullsise . Kush i paska mat statistikat e si i ka gjet te dhenat . E vertete qe ka shum vende qe kane emigruar me teper si Rumania e Serbia ku kam punuar ca kohe .Po 18% ska farelidhje me realitetin
Minxhoz ! me gjithe respektin per Fisin tuaj por ja ke fut kot.!
Braktisja ka Filluar me teorine zero te ndyresires Pashko ….. e ne vazhdim…
Tani shko Ti ne fshat dhe zbato Fjalimin e Enver Hoxhes ne 1968 – Sikur te isha i ri do shkoja te jetoja dhe punoja gjithmone ne fshat ( ishte elektrifikuar i gjithe vendi ate kohe ). O zot qe skeni asnje ide – thoni : Po braktiset vendi !!!!]\
Vendi u braktis ne 1992 !!!!!!!!!!!!!!!!!
Z. Minxhozi këtyre që kanë marrë shaminë e qajnë me lot korkodili hallin e shqiptarve që po largohen nga ky vënd për një jetë më të mirë,realisht as ju djeg menderja fare për çka thonë,e dërdëllisin nga mëngjesi në darkë ,pasi këta të ashtuquajturit patriotë për vete ,këtu në këtë Shqipërinë e varfër jo vetëm janë pasuruar e majmur si në asnjë vend tjetër po të ishin ,por janë bërë dhe të pa prekshëm.
Sipas këtyre ,vetëm këta dhe fëmijët e tyre kanë të drejtë të mendojnë e veprojnë për një jetë më të mirë,pjesa tjetër që këta e quajnë edhe kokë pa larë duhet të rrinë këtu dhe të jenë skllevër të këtyre monstrave,që këta të shtojnë pasurinë dhe të ndërtojnë vila e resorte turistikë ku tua dojë kokrra e qefit,bile jo vetëm kaq por dhe hale floriri për macet e qentë e tyre.
Ky problem as duhet zënë më me gojë se na çanë kokën.Ishim të rethuar me tela dhe nuk nxirnim dot kokën jashtë të shikoninm botën.Tani të paktëm jemi të lirë të zgjedhim atë që na pëlqen.Sikur asnjë shqiptar mos mbetet kjo ska asnjë rëndësi sepse njerzit do jetojnë ku është më mirë.Ne ndënjëm 23 vjet në Greqi dhe djali im iku në Gjermani.Pse?Sepse këtu është vështirë të jetoet dhi siç ka thënë Aristofani “Lumtëria është atje ku ka përparim”
Ky Mingjozi karavidhe e edvinit eshte. Se si i eshte mbush mendja macukullanit se eshte gazetar nje zot e di. Edhe thone fajs i mer mingjozi, po pse, vetem se ka pas funksionar ne kohen e PPSH edhe Ps.
Lexoni komentin e BENI
Shume me i sakte se shkrimi i minxhozit.
Po te kishin mundesi te iknin shqiptaret si kroatet, bullgaret, hungarezet, greket apo rumunet o Minxhoz te jesh i sigurte se do kishim shifra disa here me te larta, sepse shtetasit e ketyre vendeve kane trajtim tjeter dhe kte ti duhet ta dish.
Prandaj krahasimi i tille nuk qendron fare.
Dhe ti smund te krahasosh ikjen e madhe te para sa viteve me ikjet ne keto vite te fundit.
Tani po ikin ato njerez qe nuk donin te leshonin vendin por qe po i detyron RILINDJA me KRYEBEJTEXHIUN ne balle.
Te lumte z.Skender.Tek ne bejne sikur i qajne hallin rinise disa politikane kryesisht te gjoja opzites qe ne radhe te pare ata jane pergjegjesit e kesaj te keqeje sic duan ta quajne ata.Por duhet te theksojme se po e moren pushtetin keta largimet do te jene me te medha pasi keta jane pa korupsion tani pra jane te mprehur per te vjedhiur .Nga ana tjeter jane te paafte te provuar nuK kane tjeter alternative vec luftes per te larguar nga puns ata qe jane sot ne pune si kundershtare politike por ne fakt do joshin rrugacet r pashkolle e te pa afte servile te PD se prandaj duhet kujdes ne kete shqiperi dhe me kete gjoja opozite qe nuk ka busull program jo se jp
PD KERKON VETRM TR VJEDHE E KA TREGUAR ME FKTE PRANDAJ KUJDED O NJEREZ MOS U MASHTRPNI ME ME SALEN E LULI BASHEN
K U J D E S SE PASTAJ LARIMET DO TE JENE ME TE MEDHA.MOS U MASHTRONI NGA LOTET E KROKODILIT.
Po, pjesërisht e vërtetë kjo që thua z. Minxhozi ikjes së Shqipëtarëve, them pjesërisht sepse deri diku i bie të gjitha qeverive si jo të afta sa i përket politikave ekonomike në vënd.
Të ishte bërë çereku i investimeve në të gjitha fushat, ku do ishte Shqipëria sot.
Them ktë sepse kjo qeveri që keni sot është e vetmja në llojin e saj që ka bërë tër ato investime që nga ligji për pronën, reforma territoriale, infrastruktura, reforma në arsim, polici, reforma në drejtësi që besojë është alfa omega si thonë sa i përket shtetit ligjorë, e shumë të tjera.
T’mos harrojmë se vetëm shtetë skeni qën për gati 30 vite, asgjë e planifikuarë apo studjuarë gjithçka shkelë e shko siç thotë populli.
Krahasimin që bëni me disa vënde qoftë n’ballkan apo europë është i pa drejtë, harroni që kto vënde kanë qën nxhiro gjithë kohës sa i përket ato që përmenda më sipër kurse Shqipëria ishte kore e veriut për 50 vjet dhe me disa qeveri bandash që s’dinin tjetër veç asfalt rrugëve pa rrugë për 20 e kusur vjet.
Ikin edhe nga serbia natyrishtë shumë besa dhe do ikin e do ikim edhe ne ndoshta si Shqipëtarë, sepse jemi në kapitalizëm nuk kanë njerzit kohë duan t’jetojnë më mirë sot.
Unë besojë se Shqipëria ka potencialë të jashtëzakonshëm për investime të huaja dhe ato do vinë por ama t’mos harrojmë se ata dëshirojnë klimë të qet politike siç e pati edhe sërbia kurë pati bom investimesh të huaja.
Qani edhe pak hallin e Prezident Flofifit qe femijet i kane ikur nenkupto i ka cuar ne Londer.Ai se bashku me Monen qajne hallin e femijve te shqiperise qe ikin jashte e nuk rine ketu te qeverisen nga luli basha.Po luli e ka shtepine ne Hollande po femijet e gij ku do shkolloje kuptohet me patjeter ketu.Sa ironike keta politikanet tane po vdesin per popullin
Po, pjesërisht e vërtetë kjo që thua z. Minxhozi ikjes së Shqipëtarëve, them pjesërisht sepse deri diku i bie të gjitha qeverive si jo të afta sa i përket politikave ekonomike në vënd.
Të ishte bërë çereku i investimeve në të gjitha fushat, ku do ishte Shqipëria sot.
Them ktë sepse kjo qeveri që keni sot është e vetmja në llojin e saj që ka bërë tër ato investime që nga ligji për pronën, reforma territoriale, infrastruktura, reforma në arsim, polici, reforma në drejtësi që besojë është alfa omega si thonë sa i përket shtetit ligjorë, e shumë të tjera.
T’mos harrojmë se vetëm shtetë skeni qën për gati 30 vite, asgjë e planifikuarë apo studjuarë gjithçka shkelë e shko siç thotë populli.
Krahasimin që bëni me disa vënde qoftë n’ballkan apo europë është i pa drejtë, harroni që kto vënde kanë qën nxhiro gjithë kohës sa i përket ato që përmenda më sipër kurse Shqipëria ishte kore e veriut për 50 vjet dhe me disa qeveri bandash që s’dinin tjetër veç asfalt rrugëve pa rrugë për 20 e kusur vjet.
Ikin edhe nga serbia natyrishtë shumë besa dhe do ikin e do ikim edhe ne ndoshta si Shqipëtarë, sepse jemi në kapitalizëm nuk kanë njerzit kohë duan t’jetojnë më mirë sot.
Unë besojë se Shqipëria ka potencialë të jashtëzakonshëm për investime të huaja dhe ato do vinë por ama t’mos harrojmë se ata dëshirojnë klimë të qet politike siç e pati edhe sërbia kurë pati bom investimesh të huaja..
I nderuar, ti je nga gazetaret me te mire ne Shqiperi. Mos u rreshto te lutem se gazetaria shqiptare i ka me kokrra gazetaret e mire.
MONUMENTALE thenja e aventurjerit FATOS NANO : o sali qe jam une se je ti ,dhe sistemi domino vazhdon SHPELLARI . ESHTE E MAJTA E EDIT QE JAM JASHTE DHE JO NE BURGE,te njejten gje themi dhe per LIKE FLORIRI,prandaj politika SHQIPTARE nuk dele nga rethi vicjoze,po ikin njerzit se eshte RILINDJA E REZORTEVE ne pushtet ,nje fakte TEK pika e dyte ne VLORE EDUSHI me manane e betonizimit te bregut do te beje rruge tjeter mu ne buze te detit kur ruga eshte 100 metra me larte,une qe flase jam i majte por e majta SHQIPTARE me bemat e saj o te bene te leshe ATDHEUN o te kethehesh ne fashiste .
Aq sa èshtè poshtèrsi, “vajtimi” i shpopullimit nga krahu hajdut dhe vrasès Berisha/Meta/Basha/Kryemadhi, aq èshtè palaçollèk, trajtimi i problemit tè emigrimit masiv shqiptar, nèn lèvizjen e njerèzve nè tèrèsi, nè kèrkim tè njè jete mè tè mirè.
Minxhozi krahason rastin shqiptar tè degdisjes, me rastin kroat apo hungarez tè emigrimit, pèr tè dalè nè konkluzionin dritèshkurtèr se tè tre palèt na qènkeshin njèsoj.
Èshtè humbje kohe tè fillosh tè argumentosh se teza tè tilla mund tè shprehen vetèm nga injorantè tè dehur.
Shqiptarèt, nuk kanè shtet, nuk kanè drejtèsi, nuk kanè arsimim cilèsor dhe tè pèrballueshèm, nuk kanè shèrbim shèndetèsor, nuk kanè siguri jete. Shqiptarèt, jetojnè nè korrupsion dhe nuk kanè asnjè shpresè pèr fèmijèt e tyre.
Ky èshtè thelbi i degdisjes shqiptare.
As realiteti kroat dhe as ai hungarez nuk ka paralele me Kandaharizmin shqiptar.
Ndaj, mos flisni mè mirè, o Minxhozè sesa tè shkruani faqe tè reja shkèrdhatokracie nè shèrbim tè njè pushteti tè degjeneruar drigaxhinjsh dhe putanash.
Faleminderit pèr asgjè Minxhozi.
Te gjithe kane idene qe popullsia ne bote po shtohet e do shtohet me ritme te shpejta ne dekadat qe do vijne, po ne fakt ka studime qe parashikojne te kunderten, qe popullsia boterore eshte duke rene, dhe do vazhdoje te bjere edhe ne dekadat ne vijim. Po ta shikojme ne kete kendveshtrim nuk eshte ndonje cudi qe edhe ne Shqiperi popullsia do bjere.
Po kjo nuk do te thote qe Shqiperia nuk ka nevoje per nje revolucion ekonomik, social e moral per ata qe jane e qe do jene e qe u ka ardhur ne maje te hundve keto 30 vitet e fundit pa zene ne goje 45 vitet e diktatures. Ta mendosh qe ka breza te tere qe e kane kaluar jeten ne ferrin e quajtur Shqiperi.
Toke e bekuar me njerez te ………
Per cfare shkruan zoti Minxhozi eshte me se e qarte dhe ralitet Aty nuk flitet per individ me sa ishin te shruara nga disa lexues Por aty per flitet qysh fillimet e demokracise dhe deri ne ditet e sotme Pra 30 vjet vendi yne ka kaluar dhe po kalon nga kriza ne krize Sepse duke filluar qysh nga fillimet e viteve 90 ka mbizoteruar dhe po mbizoteron super pislliku politik me vrases kriminel pushtetare qe do duhen edhe disa vite te tjera per te pastruar dhe treguar vendin te gjithe atyre pushtetare si nga e majta ashtu dhe e djathta qe kane lyer duart me gjak vetem per interesat personale Dhe eshte me se e qarte qe vendi yne po perjeton nje varferi totale qe i detyron qindra mijra qytetar fshatar te kekojne emigrimin per me te miren Zoti i bekofte kudo qe ndodhen Vdekje parlamentit
??
A doni nje shkak, per te mos thene me kryesori ( te pakten per ata qe kane vuajtur nga regjimi komunist dhe sot ikin nga vendi)?
Mendoj se nje shkak eshte bere dhe gazeta Tema, e cila e ka vene vehten ne sherbim te komunisteve fanatike qe komentojne ne kete forum te saj. Te lexosh komentet ketu, te krijohet nje ndjenje sikur je ne Shqiperine komuniste te periudhes me te erret, ate te vitit 1966, kur “armiqve te klases’, naten, ne erresire te plote ju vinte makina tek dera dhe u ngarkonte plackat per ti kthyer neper fshatrat nga kishin ardhur. Pra, shkurt, njerzve u krijohet nje llahtar nga komentet ne kete gazete, ju duket sikur terrori komunist eshte prapa dere dhe ne cdo moment pritet te kthehet dhe ti riizoloje edhe per nja 50 vjet te tjere. Jo vetem kaq, por si mund te kene shprese per demokracine e enderruar njerzit, kur shohin qe ne krye te parlamentit eshte ish ministri i brendshem i diktatures komuniste? Ose kur bijte e sekretareve te pare neper rrethe te periudhes komuniste, ushtrues dhe pergjegjes direkt per terrorin dhe barbarine, jane ne kupolen drejtuese te vendit? Kur shohin gjithashtu, qe “armiqte e betuar te prones private”, na dualen dashnoret me te thekur te kesaj prone? Jeta jone politike dhe shoqerore eshte fund e krye nje genjeshter sociale, hipokrizi ne kufij te paimagjinueshem, mashtrim ne kufij te padegjuar! Atehere si mund te mos ikin njerzit? Ikin sepse nuk duan ti zene perseri si miu ne cark, kane frike nga terrrori i organizuar dhe i qellimshem qe mbjell Tema dhe gjithe fletushkat e majta, te cilat e perjetojne si nje gjeme e shkuar gjemes sundimin e te djathteve ne kete vend. Dhe kur them te djathte, nuk kam aspak parasysh PD, shtabi drejtues i se ciles eshte i gjithi me prejardhje komuniste. PD-ne nuk e zuri per asnje cast gjumi derisa largoi te djathtet e vertete nga gjiri i saj, te cilet i perdori vetem sa per te krijuar legjitimitetin e nevojshem ne hapat e para te ‘ndrrimit” te pushtetit, dhe per te siguruar me pas vazhdimsine e perjetshme te komunizmit, tashme te konvertuar ne “demokrate” dhe “rilindas”.